Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?
Aktualitet

Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?

Last updated: October 9, 2026 10:51
9 Min Read
SHARE
Banner

Sot Belinda Balluku mbush 53 vjeç. Në letra është deputete, ish-ministre dhe e pandehur. Për ata që kanë punuar me të është shefja. Për të tjerët është shtriga.

“Shefe” nuk e shpiku opozita. E thanë drejtorët e shtetit para një kamere që nuk e dinin se po i xhironte. Gazetarja e Fiks Fares u hyri në zyrë si punëkërkuese dhe u tha se e kishte çuar Belinda. “Nëse je mikesha e shefes, je dhe e imja”, iu përgjigj njëri, dhe e vazhdoi si në shah: ushtarët zëvendësohen kollaj, mbretëresha nuk zëvendësohet dot. Një tjetër sqaroi se varet nga ministri dhe shtoi tri fjalë: “Shefja është shefja”. Emrin e Belindës për të fituar diçka në ato zyra e përdori vetëm gazetarja.

Emisioni e mori për skandal. Unë e mora për kompliment. Në Shqipëri shefi harrohet ditën që bie. Telefoni i hesht, miqtë zënë punë dhe sekretarja mëson përmendsh emrin e pasardhësit. Titulli i mbetet vetëm atij që e ka fituar me punë. Mësueses së vjetër i themi mësuese edhe njëzet vjet pas pensionit, dhe askush nuk pyet kush e ka emëruar. Belindës i thonë shefe shtatë muaj pasi i morën zyrën. Karrigen ia hoqi një dekret, fjalën nuk e heq dot asnjë dekret.

Lexo edhe:

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

“Shtrigë” nuk e tha askush para kamerës. Kjo fjalë thuret. Unë shkruaj drama dhe e di nga zanati se protagonist është ai për të cilin flasin të gjithë kur nuk është në skenë. Belinda ka shtatë muaj jashtë skenës dhe vendi nuk flet për tjetër. Legjendat ia kam mbledhur për ditëlindje. Po t’i vësh njërën pas tjetrës, tregojnë të gjitha të njëjtën përrallë, dhe në përrallat tona gruaja që ka pushtet pa pasur fron ka vetëm një emër.

Përralla nis me macen. Që dje, pasi një gazetare e Top Channel-it e ndoqi me mikrofon në rrugë, në telefona qarkullon një video nga kamera e një shkalle pallati. Një figurë me kapuç, veshur në të zeza, sheh një mace te këmbët e shkallëve, hidhet mënjanë dhe ia mbath lart. Dikush u ka vënë emrat sipër: Belinda dhe Gazetarja e Topit. Kamera mban datën 14 maj. Pamjet pritën pesë muaj në sirtar derisa u gjet kujt t’ia ngjisnin. Gojëdhënës i mjafton një shkallë e huaj dhe një mace e huaj.

Shtriga, siç dihet, edhe mallkon. Dje po ajo gazetare u rrëzua me motor dhe përfundoi në Traumë me thyerje. I uroj shërim të shpejtë dhe e pres prapë në ekran. Po atë ditë një portal pyeti pse të mos kishte gisht edhe këtu Belinda. I njëjti portal shkruante se gazetarja ka qejf akrobacitë me motor. Mes një motori që ngrihet në një rrotë dhe një gruaje që atë orë s’dihet as ku ishte, legjenda zgjodhi gruan.

Shtriga u bën magji edhe burrave të fortë. Thonë se e ka blerë Altin Dumanin dhe se me dorën e tij e çoi në arrest shtëpie drejtoreshën e shërbimit sekret dhe në burg Ergys Agasin. Në një studio televizive u gjet edhe vendi ku qenkan takuar, diku në Zagori. Dumani e drejtoi SPAK-un tre vjet. Në ato tre vjet Belinda u mor e pandehur, u pezullua nga detyra, mbeti pa pasaportë dhe iu kërkua arrestimi. Po të jetë ky prokuror i blerë, blerësja duhet të kërkojë lekët mbrapsht.

Dhe çdo shtrigë e mban një kukull. Sa kohë ishte zëvendëskryeministre, vendin e paska drejtuar ajo, kurse Edi Rama ishte kukull me fije. Kreu i deputetëve të opozitës e shkroi edhe më shkurt: e ka marrë peng. Më 26 shkurt kukulla e shkarkoi atë që i mbante fijet. Në asnjë dramë timen nuk ka ndodhur kjo, se publiku do të më kishte fishkëllyer. Po ata njerëz betohen se Rama komandon gjykatat, televizionet dhe shumicën në Kuvend. Një ditë duhet të vendosin cili nga të dy është i plotfuqishëm.

Mblidhini bashkë. Një grua pa zyrë ministrore komandon ministrinë, trafikun e Tiranës, Prokurorinë e Posaçme dhe kryeministrin. Opozita i ka dhënë më shumë pushtet nga sa i dha Rama në shtatë vjet.

Shtriga e përrallës nuk shkarkohet me dekret. Kësaj iu mor ministria, iu mor posti i zëvendëskryeministres, iu mor pasaporta. Sot nuk del dot as deri në Korfuz. Lirinë ia ruajtën 82 deputetë që votuan para kamerave, në një seancë ku ajo nuk ishte. Magji me procesverbal nuk kam parë. Shtrigës së përrallës i shërbejnë nga frika dhe e braktisin ditën që i thyhet shkopi. Kësaj shkopi iu thye në shkurt, dhe ata që punuan me të i thonë ende shefe.

Thashethemi më i ri thotë se emisionet e javëve të fundit janë pjesë e një skenari për ta futur në burg në fund të tetorit. Nuk e di a është e vërtetë dhe nuk kam si ta di. Di vetëm si do të tregohet. Po hyri, do të thonë se shtriga u kap. Po nuk hyri, do të thonë se bëri prapë magji. Kështu u tha kur Gjykata Kushtetuese ia ktheu detyrën, kështu u tha kur Kuvendi nuk ia hoqi imunitetin. Që një gjykatë mund të ketë gjykuar dhe një Kuvend mund të ketë votuar, kjo nuk i shkon përrallës. Legjenda e shtrigës nuk humbet kurrë.

Akuzat janë tjetër punë. Ato fitohen ose humbin në gjykatë, dhe ashtu duhet. Mendimin tim nuk e fsheh pas gjykatës: unë mendoj se Belinda Balluku është e pafajshme për ato që i ngarkohen.

Mendoj edhe se një zëvendëskryeministër nuk pezullohet për një dosje që nuk është gati për gjyq. E morën të pandehur më 31 tetor të vitit të kaluar dhe e pezulluan nëntëmbëdhjetë ditë më pas. Sot, gati një vit më vonë, dosja ende hetohet dhe do t’i duhen vite të tjera për të mbërritur në gjyq. Kur masa vjen para provës, duhet pyetur kujt i duhej masa.

Për mua përgjigjja ka erë politike. Drejtori që foli para kamerës e quajti mbretëreshë. Në Partinë Socialiste Belinda ka qenë ushtare, punëtore dhe besnike. Ku drejton ajo, partia rritet: në Fier, në majin e vitit të kaluar, mori 12 mandate, dhe të dymbëdhjetin nuk e priste as vetë. Në qeveri ishte shtylla që mbante radhët. Çdo sistemi i duhet një polic i keq, ai që i mbledh të vetët dhe tremb lakejtë.

Prandaj duhej hequr. Një qeveri që sapo ka fituar zgjedhjet nuk rrëzohet dot, por mund t’i hiqet shtylla. Mjafton një dosje që hapet shpejt dhe mbyllet ngadalë, një pezullim para gjyqit dhe një përrallë që e mban gjallë në ekran. Qeveria mbeti në këmbë, kryeministri në zyrë, mungon vetëm një njeri. Unë këtë e quaj mikrogrusht shteti, të bërë me bisturi. Për këtë duhej shtriga: një ministre që punon nuk hiqet dot pa i treguar popullit një përrallë, kurse një shtrigë digjet me duartrokitje.

Erës politike i shtohet ajo e interesave, e atyre grupeve të biznesit që e kishin Belindën pengesë. Në çdo fshat shtrigë i kanë thënë gruas që i ka zënë rrugën dikujt.

Gojëdhëna thuren vetëm për ata që peshojnë. Për pasardhësit askush nuk mundohet të gjejë as një mace.

Gëzuar ditëlindjen, shtriga ime e preferuar. U bëfsh njëqind. Fshesën lëre në shtëpi, se ta bëjnë provë.

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
TAGGED:Albatros Rexhajbelinda balluku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës, lexoni parashikimin e motit për sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës, lexoni parashikimin e motit për sot
Moti
October 9, 2026
Horoskopi 9 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 9, 2026
Paris Fashion Week merr ritëm me Elton Ilirjanin në pasarelë
Të famshëm
October 8, 2026
Selvija përlot me fjalët për djalin: Sa shumë do të krenohej Shpati
Profili i Vipave
October 8, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa

October 4, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

October 3, 2026
Aktualitet

Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin

October 3, 2026
Aktualitet

Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…

October 3, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?