Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane
Aktualitet

“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane

Last updated: October 7, 2026 12:32
14 Min Read
SHARE
Banner

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar shkelje të nenit 7 të Konventës në çështjen e Luan Dacit, duke arritur në përfundimin se gjykatat shqiptare e kishin interpretuar në mënyrë të zgjeruar dhe të paparashikueshme ligjin penal.

Një vendim i rëndësishëm është dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për çështjen e Luan Dacit, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pas ankimimit të paraqitur në Strasburg.

Në vendimin e saj, GJEDNJ ka konstatuar se mënyra se si gjykatat shqiptare kishin interpretuar dispozitat penale në rastin e Dacit kishte qenë e zgjeruar dhe e paparashikueshme, duke arritur në përfundimin se është shkelur neni 7 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Lexo edhe:

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!
Gruaja lind fëmijën e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ja emri i veçantë
“Na kanë vjedhur lekët”, Raiffeisen Bank pranon incidentin masive të llogarive: Ishte e përkohshme
Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa

Në thelb, Strasburgu ka vlerësuar se Luan Daci nuk mund të parashikonte në mënyrë të arsyeshme se sjellja për të cilën u dënua do të mund të sillte përgjegjësi penale, bazuar në interpretimin e dhënë nga gjykatat shqiptare.

Një nga konstatimet më të forta të Gjykatës Evropiane lidhet me mënyrën se si Gjykata e Lartë kishte interpretuar veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Në arsyetimin e saj, GJEDNJ shprehet se Gjykata e Lartë kishte krijuar një vepër të re penale në rastin konkret.

“The Supreme Court created a new offence in the applicant’s case”, thuhet në vendimin e Strasburgut.

Ky konstatim lidhet drejtpërdrejt me pretendimin themelor të mbrojtjes së Dacit, sipas të cilit gjykatat shqiptare kishin zgjeruar në mënyrë të papranueshme kuptimin e nenit 186 të Kodit Penal dhe kishin përdorur konceptin e “falsifikimit intelektual” në një situatë ku një vepër e tillë nuk ishte e përcaktuar qartësisht nga ligji penal.

Strasburgu: Nuk kishte precedent të qartë

Gjykata Evropiane ka analizuar edhe praktikën e mëparshme të gjykatave shqiptare dhe ka vënë në dukje se nuk kishte prova për ekzistencën e vendimeve të mëparshme që të demonstronin se dokumentet private të çdo lloji përfshiheshin në veprën penale të falsifikimit të dokumenteve sipas nenit 186.

Sipas GJEDNJ-së, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 2017 ishte përdorur si precedent në çështjen e Dacit, por ai vendim ishte dhënë pas veprimit për të cilin ai ishte ndjekur penalisht.

Për më tepër, Strasburgu ka vlerësuar se rasti i vitit 2017 ishte dukshëm i ndryshëm nga çështja e Dacit dhe nuk mund të shërbente si bazë e mjaftueshme për parashikimin e përgjegjësisë penale në rastin konkret.

Gjykata ka vënë në dukje gjithashtu se përpara vendimeve të dhëna në çështjen e Dacit nuk kishte prova se gjykatat shqiptare kishin konsideruar se dokumentet private të çdo lloji mund të përfshiheshin në veprën penale të falsifikimit.

“Interpretim i gjerë dhe i paparashikueshëm”

Në pjesën përfundimtare të arsyetimit, Gjykata Evropiane ka dalë në një përfundim të qartë mbi mënyrën se si ishte zbatuar ligji penal ndaj Dacit.

Sipas Strasburgut, përkufizimi i përdorur nga Gjykata e Lartë për dokumentin privat ishte i ri, i gjerë dhe i paparashikueshëm, ndërsa interpretimi i nenit 186 të Kodit Penal kishte shkuar përtej asaj që mund të konsiderohej një zhvillim i parashikueshëm i kuptimit të veprës penale.

GJEDNJ thekson se edhe për një jurist profesionist do të kishte qenë e vështirë të parashikonte se ligji do të zbatohej në atë mënyrë dhe se mosdeklarimi i një mase disiplinore të mëparshme do të mund të sillte një dënim penal.

Pikërisht mbi këtë bazë, Gjykata Evropiane ka konstatuar shkelje të nenit 7 të Konventës, i cili garanton parimin se askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim që nuk përbënte vepër penale sipas ligjit në momentin kur është kryer.

Avokati Jordan Daci: “Argumentet e mbrojtjes u bënë pjesë e arsyetimit të Gjykatës”

Pas vendimit, avokati Jordan Daci, i cili ka mbrojtur Luan Dacin në këtë proces, e ka cilësuar vendimin si një arritje të rëndësishme profesionale.

Ai ka theksuar se Gjykata Evropiane jo vetëm ka pranuar thelbin e argumenteve të mbrojtjes, por në arsyetimin e vendimit ka pasqyruar edhe qëndrimet e paraqitura prej tij gjatë procesit.

Sipas avokatit, një nga çështjet themelore të mbrojtjes ishte pikërisht pretendimi se gjykatat nuk mund të marrin kompetencat e ligjvënësit dhe, përmes interpretimit të zgjeruar, të krijojnë vepra të reja penale në dëm të një individi.

Vendimi i Strasburgut, sipas tij, konfirmon këtë parim.

Çështja e Luan Dacit kishte të bënte me dënimin për falsifikim dokumentesh, pas një vetëdeklarimi të dorëzuar në vitin 2017 pranë Avokatit të Popullit, ku nuk ishte deklaruar një masë disiplinore e marrë shumë vite më parë.

GJEDNJ, në vlerësimin e saj, ka analizuar jo vetëm dispozitën penale të përdorur ndaj Dacit, por edhe mënyrën se si ajo ishte interpretuar nga gjykatat shqiptare dhe mungesën e një praktike të qartë e të parashikueshme përpara rastit të tij.

Vendimi i Strasburgut rikthen kështu në qendër një prej parimeve themelore të së drejtës penale: një person mund të dënohet vetëm mbi bazën e një vepre penale të përcaktuar qartë nga ligji dhe jo përmes një interpretimi gjyqësor që krijon në mënyrë të paparashikueshme një normë të re penale.

Reagimi i plotë i avokatit:

Sot është një ditë kënaqësie profesionale për mua si avokat mbrojtës i Luan Dacit.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut jo vetëm pranoi thelbin e argumenteve që kam ngritur prej fillimit të kësaj çështjeje, por ka cituar shprehimisht në arsyetimin e vendimit qëndrimet dhe argumentet e paraqitura prej meje si mbrojtës i tij.
Në mënyrë veçanërisht domethënëse, GJEDNJ arriti në përfundimin se “the Supreme Court created a new offence in the applicant’s case”, pikërisht një nga tezat themelore mbi të cilat është ndërtuar mbrojtja jonë.
Luan Daci u dënua mbi bazën e një interpretimi të zgjeruar dhe të paparashikueshëm të ligjit penal, pra, në thelb, u dënua pa ligj.
GJEDNJ konstatoi se edhe për një jurist profesionist do të kishte qenë e vështirë të parashikonte se një sjellje e tillë mund të sillte përgjegjësi penale dhe, për këtë arsye, konstatoi shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane.
Prej vitesh kam mbrojtur qëndrimin se gjykatat nuk mund, nëpërmjet interpretimit të zgjeruar, të marrin atributet e ligjvënësit dhe të krijojnë norma apo vepra penale të reja në dëm të individit.
Sot ky qëndrim jo vetëm u konfirmua nga Strasburgu, por argumentet e mbrojtjes u bënë pjesë e vetë arsyetimit të Gjykatës.
Një fitore plotësisht e merituar për Luan Dacin dhe Dacat në tërësi 😎 dhe një mesazh që duhet të mbetet: gjykata zbaton dhe interpreton ligjin dhe ajo nuk mund të krijojë veprën penale për të dënuar një njeri.
Në vijim pasazhe nga vendimi
56. Moreover, the applicant argued that the national courts had convicted him of the offence of “intellectual falsification”, which did not exist in domestic criminal law. In his view Article 186 of the Criminal Code, relied on by domestic courts, concerned material falsification of documents rather than “intellectual falsification”. The domestic courts had created the criminal offence of “intellectual falsification” in his case, thus violating the principle that only the law could define criminal offences. The domestic courts had thus assumed legislative powers, which was contrary to their constitutional role.
57. As to the case-law of the domestic courts, the applicant stressed that case-law could not create criminal offences and that criminal offences could only be defined by statutory law. He further submitted that there had been no judgments of the domestic courts convicting anyone of “intellectual falsification” prior to his case.
82… The applicant argues that his case represents the first time ever that the domestic courts have applied Article 186 to a private document authored by a private individual with no authority to issue public documents or certifications of any kind.
83. The Court finds merit in the applicant’s submissions. It notes, in this connection, that in its judgment no. 00-2017-581 (111) of 12 July 2017 the national Supreme Court included a brief, obiter statement to the effect that “intellectual falsification” under Article 186 could be committed by a natural person who, in a document, expresses a will or assumes rights of obligations that, in reality, he or she has not expressed or assumed (see paragraph 40 above). This precedent was the only one relied upon by the Supreme Court in the applicant’s case, as regards private documents. The Court notes, however, that the 2017 judgment postdates the commission of the supposed offence by the applicant, through the filing of his self-declaration with the Ombudsperson on 3 February 2017. Secondly, the 2017 case concerned the use by the accused of an entirely falsified instrument that had the appearance of a document issued by a public authority, and was therefore hardly relevant to the facts of the applicant’s case or falsification of private documents more generally. Thirdly, the definition of “private document” adopted by the Supreme Court in the applicant’s case (see paragraph 90 below) was both significantly broader and materially different from the one contained in the 2017 precedent, which focused on fictitious transactions between private individuals. Finally, the Court notes that the Government have not produced any rulings of the domestic courts demonstrating that, prior to the judgments delivered in the present case, it had been held that private documents of any kind were also encompassed by the criminal offence of falsification of documents under Article 186 of the Criminal Code.
85. The Court notes in that connection that the applicant’s disciplinary sanction was applied in 1997. Unlike current law, section 33 of the 2008 Judiciary Act did not specifically provide that “very serious” disciplinary infractions, such as those resulting in dismissal, could never be expunged (see paragraph 30 above). Furthermore, section 61 of the Law on Civil Servants from 2013 (amended in 2014) provided that all disciplinary measures related to the employment of civil servants expired after seven years (see paragraph 31 above). The present Law on the Status of Judges and Prosecutors, which prescribes that the disciplinary measure of dismissal “shall not be erased and shall not be removed from [an individual’s] record” (see paragraph 32 above), came into effect only in 2016 and did not indicate that the provision applied retroactively.
95. The above circumstances show that the Supreme Court created a new offence in the applicant’s case and has not followed its own approach consistently after that
96. Having regard to the above-mentioned considerations as to the meaning of the word “document” in domestic case-law; the novel, broad and unforeseeable definition adopted by the Supreme Court of a private document subject to “intellectual falsification” (apparently for the first time in the applicant’s case); and bearing in mind the apparent deviation by the Supreme Court from such definition in subsequent cases, the Court considers that, in the determination of the criminal charge against the applicant of the offence of falsification of a document, the provisions of Article 186 of the Criminal Code were extensively and unforeseeably construed to his detriment, in a manner which could not be said to have constituted a development consistent with the essence of the offence. Even as a professional lawyer, it would have been difficult for the applicant to have foreseen that the domestic law would be applied to his situation in such a manner and to have known that omitting to mention the disciplinary sanction previously imposed on him could result in a criminal sanction.
97. Accordingly, there has been a violation of Article 7 of the Convention as regards the applicant’s conviction for the offence of falsification of documents.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin
Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…
Videot intime, kompozitori Adrian Hila procedohet në gjendje të lirë
Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: këtë herë në fokus kozmetika
TAGGED:Luan Daci

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat
Next Article Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat
Moti
October 7, 2026
Horoskopi 7 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
October 7, 2026
Videot intime, Monika Lubonja dorëzon padi ndaj Adi Hilës
Të famshëm
October 6, 2026
Protestuesit i zunë pritë dhe e qëlluan me vezë, reagon gazetari Bledi Mane: Ishin 30 vetë, por unë nuk ia mbatha dhe u përballa!
Të famshëm
October 6, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 1, 2026
Aktualitet

Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente

September 30, 2026
Aktualitet

Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici

September 30, 2026
Aktualitet

Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin

September 29, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?