Thursday, July 18, 2024

|

spot_img

7 mënyrat më të shpejta për të pasur një bark të sheshtë edhe pas të 50-tave

po lexohet

Plakja sjell shumë ndryshime në trupin tuaj, një prej tyre mund të jetë shtimi i yndyrës rreth barkut, e cila vë në rrezik organet tuaja.

Yndyra rreth barkut zakonisht mund të rrisë rezistencën ndaj insulinës, duke ju vënë në një rrezik më të madh për të vuajtur nga diabeti. Për të qëndruar në formë të shkëlqyer dhe për të pasur një shëndet të mirë, aktiviteti fizik dhe regjimi ushqimor janë dy nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten tuaj.

Më poshtë AgroWeb.org ndan me ju disa nga mënyrat më të shpejta për një bark të sheshtë edhe pas të 50-tave.

Përfshini ushtrim kardio në rutinën tuaj stërvitore
Ushtrimet kardio që vënë në lëvizje intensive të gjithë trupin tuaj mund të ndihmojë në përshpejtimin e djegies së kalorive. Një stërvitje e tillë zakonisht organizohet me shpërthime të shpejta të aktivitetit fizik intensiv, si kërcimi, çiklizmi ose sprinti.

Rrisni konsumin e fibrave
Fibrat janë një pjesë kyçe e çdo regjimi të shëndetshëm. Plus, mund t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur për më gjatë dhe si rrjedhojë të mos konsumoni më tepër kalori seç duhet. Hulumtimet madje tregojnë se sa më shumë fibra të tretshme të hani, aq më i madh është reduktimi i yndyrës rreth barkut. Burimet e fibrave të tretshme përfshijnë drithërat si tërshëra ose elbi, bishtajoret dhe frutat që mund të konsumohen me lëkurë.

Konsumoni mjaftueshëm proteina

Ashtu si fibrat, proteinat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe ju ndihmojnë në ureduktimin e oreksit. Gjithashtu proteina është e rëndësishme për ruajtjen dhe ndërtimin e masës muskulare. Shembujt përfshijnë peshkun, mishin, mishin e shpendëve, qumështin, vezët dhe fasulet.

Hiqni dorë nga pijet me shumë kalori dhe të mbushura me sheqer
Pijet si çaji apo lëngjet e frutave me sheqer të shtuar, pijet energjike dhe pijet alkoolike janë të mbushura me kalori të panevojshme dhe sheqerna të shtuara.

Krijoni një deficit në kalori

Krijimi i një deficiti kalorish është një pjesë e rëndësishme kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe djegien e yndyrës së barkut. Mund të jetë e dobishme të gjurmoni marrjen e kalorive për një periudhë të shkurtër kohore, si p.sh. një deri në dy javë, për të monitoruar konsumin e tyre, për të rritur ndërgjegjësimin tuaj dhe për të identifikuar çdo burim të kalorive të tepërta që mund të reduktoni.

Flini gjumë mjaftueshëm

Mungesa kronike e gjumit mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Hulumtimet sugjerojnë se privimi nga gjumi mund t’ju bëjë të ndiheni më të uritur duke ndikuar në hormonet që rrisin oreksin dhe kontribuojnë në shtimin e peshës. Studimet kanë treguar se përmirësimi i shëndeti i gjumit mund të lidhet me përmirësimin e peshës dhe humbjes së yndyrës.”

Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi mund të kontribuojë në kapsllëk, i cili mund të çojë në fryrje barku dhe ta bëjë atë të duket më i madh se sa është. Konsumi i ujit mund të ndihmojë në minimizimin e fryrjes dhe mbajtjes së ujit nga organizmi. Uji gjithashtu mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke ju ndihmuar të ndiheni më të ngopur dhe të merrni më pak kalori./AgroWeb.org

të fundit

Arilena Ara feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e njohur Arilena Ara feston sot 26 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, Ara...

të ngjashëm