Fotografia që Arjoni i “Përputhen” e publikoi në shtrat me Anën, ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit.
Lidhur me atë fotografi, të dy kanë dhënë versionet e tyre, ndërsa po ashtu edhe konkurrentët e tjerë e kanë komentuar këtë çështje,
Së fundi, ishte Fatjoni ai i cili u lidh në një video-live në Instagram, ku u pyet nga ndjekësit lidhur me atë çështje.
Ai tha se nuk mban anën e askujt, ngase që të dy kanë thyer rregullat e produksionit, por kritikon ashpër veprimin e Arjonit, për publikimin e fotos, gjatë kohës kur Ana ishte fjetur.
“Nuk ka lidhje kë besoj unë, Anën apo Arjonin. Unë jam me fenomenin aty, nuk mbroj asnjë, që të dy m*t janë. Kanë thyer rregullat e shumë gjëra të tjera. Unë jam me fenomenin aty, fenomeni i fotos dhe kërcënimi. Asgjë tjetër. Të dy janë të zhytur brenda”, ka deklaruar Fatjoni ndër të tjera gjatë videos live.
Ndryshe, Fatjoni dhe Ana kanë pasur disa takime së bashku.