Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Sulmi ndaj Top Channel/ Gazetari Artan Hoxha plas deklaratën: Çfarë bëri familja Vjollca për të shmangur rrezikun
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sulmi ndaj Top Channel/ Gazetari Artan Hoxha plas deklaratën: Çfarë bëri familja Vjollca për të shmangur rrezikun
Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel/ Gazetari Artan Hoxha plas deklaratën: Çfarë bëri familja Vjollca për të shmangur rrezikun

Last updated: March 27, 2023 21:03
5 Min Read
SHARE

Artan Hoxha e ka quajtur sulmin ndaj Top Channel me kallashnikov, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë.

Hoxha foli gjithashtu për familjen Hoxha, aksionerët e televizionit Top Channel, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij “ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun”.

Lexo edhe:

Temperaturat e larta, apeli i mjekëve: Shmangni daljet në orët e pikut! Konsumoni sa më shumë ujë
Fondacioni Domi gëzon fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë
Gazetarja denoncon Vodafone dhe One: Bëjnë ç’të duan me çmimet, edhe muajin e kanë bërë 25 ditë
Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale që synon të dëgjojë 1 milion shqiptarë

“Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie.  Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionëre, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe të tre ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur? Nuk më cudit.

Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përvec bashkëpunimi me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eleminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, tha Hoxha.

“A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla. Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos.

Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e mediat dhe me atë që përfaqëson ky televizion.

Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri.

Pastaj ngjarjet e tjera, janë goditje ndaj gazetarëve. Edhe ata janë pa autorë. Edhe ngjarja e Elvi Fundos është pa autor.

Edhe ngjarja para dy muajve, u godit Adriatik Doçi, u bë zhurmë e madhe, por nuk u mor vesh asgjë edhe pse u arrestua një person. Sot e kësaj dite nuk e dimë se cfarë ka ndodhur.

Në rastin konkret, nëse edhe kjo ngjarje, në prag të fushatës elektorale, se janë shumë faktorë… Policia po përpiqet të gjejë nga mund të ketë ardhur, duke u munduar të lidhin që nga gjykimi për aksionet e televizionit, por nuk ka element të qëndrueshëm. Edhe ato që dolën për shitjen, aty ishte bërë tentative për të kryer shitjen, nëse gjykata do të jepte vendim për t’u hequr pronësinë atyre që e ka. Sot jemi para faktit, që ky sulm ka sjellë një mesazh të fortë.

Janë shumë pista. Është folur edhe deri për Big Brother…. Ky atentat hyn tek atentatet me kosto të lartë organizimi. Këtë mundësi nuk e kanë shumë grupe për ta bërë. Ëhtë një ngjarje, që autoritetet duhet të lënë gjithcka dhe të merren me të.

Reagimi i opinionit publik dhe trauma që ka shkaktuar te shoqëria, është e jashtëzakonshme.

Kur goditet nëj media si Top Channel, e mendoni dot se cfarë mund t’ju ndodhë të tjerëve? Imagjinoni dot?”, deklaori Hoxha.

Matura Shtetërore/ Publikohen notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Protestat në Tiranë, Parlamenti Europian: Ndaloni investimet në zonat e mbrojtura
Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
Temperaturat e larta, ndryshon orari i protestës
Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U eleminua nga shtëpia e “BBVA”, Kiara publikon foton e rrallë, ka një mesazh për Luiz Ejllin
Next Article “Uaa e tmerrshme, pu pu pu hiiiii”/ Çfarë e habiti Oltën kaq shumë tek Luizi: Ky sikur është rritur në mal

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Akuza e fortë e të djalit të Kadri Roshit: Ish-drejtori i Spitalit Ushtarak ishte shkaktari për vdekjen e babait tim
Të famshëm
June 28, 2026
Grabitet në Spanjë Yll Limani, detajet e para
Të famshëm
June 28, 2026
Temperaturat në Shqipëri kulmojnë në 40°C, korriku vjen më i freskët
Moti
June 28, 2026
Me një biletë, 8 ndalesa për të zbuluar Tiranën – Si funksionon Tirana City Tour
Vip Travel
June 27, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Publikohet intinerari dhe rregullat e marshimit të protestuesve, ja rrugët që do përshkohen sot

June 15, 2026
Aktualitet

BKH kontroll në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane, i sekuestrohet celulari

June 14, 2026
Sociale

Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri

June 13, 2026
Politikë

A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha

June 12, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?