Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Si ishte të punoje 100 orë në javë për yjet e ekranit”, flet truproja i famshëm që kujdesej për VIP-at
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > “Si ishte të punoje 100 orë në javë për yjet e ekranit”, flet truproja i famshëm që kujdesej për VIP-at
Të famshëmPaparazzi

“Si ishte të punoje 100 orë në javë për yjet e ekranit”, flet truproja i famshëm që kujdesej për VIP-at

Last updated: August 15, 2021 08:22
7 Min Read
SHARE

Një truprojë i personazheve të famshëm, i kthyer tashmë në një aktor të Hollywood-it, ka zbuluar se si është në të vërtetë të mbrosh këta klientë.

Simon Newton, nga Londra, njihet si truprojë i disa prej njerëzve më të famshëm në botë, përfshirë Michael Jackson, Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Rita Ora.

Banner

Teksa punonte me të famshëm në të gjithë botën e modës, 42-vjeçari spikati me stilin e tij të veçantë. Madje ai u përshëndet nga British Vogue si “ylli i stilit të vërtetë” në Javën e Modës në Londër.

Lexo edhe:

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur
“Nuk të kam sjellë unë në jetë, por kam privilegjin të të rris”, urimi emocionues i Çiljetës për djalin e Alban Hoxhës
Neda Balluku ndan një tjetër rrëfim prekës: 17 minuta para derës për të takuar të birin
Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj

E që në atë kohë, Newton vendosi që të ndryshonte rrjedhën e jetës e të ndiqte karrierën e tij në film. Tashmë ai ka luajtur për Dave Bautista në thrillerin e 2018-s “Final Score” si dhe ka luajtur së bashku me Robert Downey Jr në “Sherlock Holmes a Game of Shadows”.

Duke folur për “Femail”, Simon ka zbuluar se si u bë zgjedhja kryesore për të famshmit në mbarë botën. Ai gjithashtu ka ndarë për publikun edhe disa histori të çuditshme dhe të mrekullueshme nga e gjithë karriera e tij.

Rrënjët ushtarake

Pasi la shkollën, Simon kreu një praktikë Inxhinieri Mekanike dhe më pas u bashkua me Trupat Mbretërore të Sinjaleve, një nga krahët mbështetës luftarak të Ushtrisë Britanike në vitin 2000.

Ai shërbeu në Kanada dhe në operacionet në Irak për katër vjet, para se të largohej nga ushtria në vitin 2004 dhe të fillonte karrierën e tij në sigurinë private.

“Kur isha fëmijë, të qeni ushtar ishte gjithçka që doja të isha”, ka treguar Newton, i cili ka shtuar: “Ushtria ndihmon shumë në disiplinën personale, madje ndihmon shumë nëse dëshironi që të bëheni një truprojë”.

Simon filloi të punojë si truprojë në Lindjen e Mesme për kompaninë amerikane të naftës, KBR. Pas disa viteve që veproi në Irak, ai u emërua si Oficer i Mbrojtës së Afërt me Zyrën Britanike të Jashtme dhe Komonuelthit në Afganistan.

E përveç punës në Lindjen e Mesme, 42-vjeçari ishte i përfshirë edhe në Sigurimin Detar si Oficer i Sigurisë së Anijeve që parandalonte piratët që të vepronin në Oqeanin Indian.

“Kam qenë në ushtri më parë, kështu që ishte një përparim i natyrshëm. Të jesh truprojë nuk është diçka që kam menduar se do ta bëja, por gjithmonë e dija se do të bëhesha ushtar”, ka treguar Simon.

Klientët e famshëm

Klienti i parë i Simon në listën A erdhi në vitin 2006, kur ai mori një telefonatë të papritur, duke i kërkuar atij që të kujdesej për Michael Jackson, gjatë vizitës së tij në Londër për “World Music Awards”.

Ai është shprehur se ende nuk e ka idenë se kush e ka rekomanduar atë që të punonte për legjendën e muzikës, duke shtuar se thirrja ishte “krejtësisht e kaltër dhe e papritur”.

Gjatë kohës së tij si truprojë, ai ishte kujdesur për anëtarët e familjes mbretërore të Lindjes së Mesme, anëtarët e parlamentit, së bashku me ekipet e lajmeve dhe televizioneve-por thotë se asnjë personazh i famshëm nuk e kishte parë.

“Kurrë nuk kam qen dikush që ka heronj ose diçka të tillë. Sa herë që kujdesesha për një personazh të famshëm, ishte gjithmonë një punë tjetër për mua”, ka rrëfyer Simon. Ai shtoi se nuk kishte një të famshëm të preferuar dhe se secili prej klientëve të tij e “trajtonin mirë”.

Newton ka treguar gjithashtu se si ndonjëherë ka punuar mbi 100 orë në javë, duke ndërruar personazhet e famshëm. Ai ka shtuar se menaxhimi i sigurisë së një njeriu të famshëm kërkon shumë punë.

“Dita e punës është shumë e gjatë, zgjohemi para tyre dhe shkojmë për të fjetur pas tyre. Shpesh ju mund të bëni 16 orë në ditë dhe të punoni 7 ditë në javë”, ka treguar Simon, i cili ka punuar me supermodelet Naomi Campbell dhe Kate Moss.

42-vjeçari ka shtuar se shikueshmëria e tij varet nga “mjedisi ku do punojë” dhe se ai shpesh bënte zgjedhjet duke u bazuar në veshjen e klientit të tij dhe të asaj që do të bënin atë ditë.

“Ndonjëherë mund të jesh pak në sfond, herë të tjera duhet të jesh më i dukshëm. Unë gjithmonë përpiqesha të vishesha për t’u përshtatur me aktivitetin e ditës dhe gjithmonë funksiononte. Askush nuk dëshiron një truprojë mbizotërues”, ka rrëfyer ai.

Sa i përket disa prej kërkesave të huaja që Simon kishte, ai kujtoi një kliente që nuk i zbuloi emrin, që i kishte kërkuar që ta merrte qenin e saj në dyqanin e kafshëve “Harrods” dhe ta lyente me ngjyrë blu.

“Kishim disa vështrime të çuditshme teksa ecnim poshtë Knightsbridge më vonë”, ka shtuar 42-vjeçari.

Fansat e vështirë të personazheve të famshëm

Teksa Simon arriti që të mbante larg fansat që donin të takonin yjet gjatë karrierës së tij, ai thotë se Michael Jackson kishte aq shumë admirues saqë i duheshin pesë truproja për të udhëtuar me të menjëherë.

Newton ka treguar se puna me yllin e muzikës ishte gjithmonë e vështirë, pasi baza e fansave të tij e ndiqnin kudo. E duke qenë se Jackson kishte fansa të shumtë, ai ishte gjithmonë një nga pesë truprojat e tij.

“Michael ishte një djalë i mirë, gjithmonë kishte shumë kohë për fansat e tij dhe ishte shumë profesionist për t’u marrë me të”, tregon 42-vjeçari.

Karriera në Hollywood

Simon nisi të ndiqte një karrierë në industrinë e filmit ndërsa punonte akoma në siguri. Por në vitin 2018 vendosi që të linte punën si truprojë dhe të shkonte pas pasionit të tij për t’u bërë aktor.

Megjithëse Simon ende zotëron një kompani private të sigurisë me qendër në Londrën Qendrore, ai mbaroi shkollën e aktrimit vitin e kaluar dhe që atëherë ka një kontratë me SD Talent Management si një aktor profesionist me kohë të plotë.

       

Adi dhe Ola flasin për raportin pas “Ferma Vip”, tregojnë planet për martesë
A ka ndjenja mes saj dhe Drinit? Heidi flet për herë të parë për raportin e tyre
Merr fund çdo gjë! Angela Martini konfirmon ndarjen nga Dragos
“Kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!” Arjola Demiri rrëfen për herë të parë në detaje dramën
Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
TAGGED:Dave BautistaSimon Newton

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kthjellime dhe vranësira, temperaturat pësojnë ulje gjatë mesditës, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Next Article 25-vjeçari ra nga kati i tretë dhe vdiq! Rrëqeth i afërmi: Ah more kusho, pritëm të martonim nesër (Foto)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Vip Travel
November 7, 2026
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Ekonomi
November 7, 2026
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Aktualitet
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative

November 1, 2026
Tv Shows

“E putha në ballë, nuk më kishte harruar”, Fero rrëfen momentin emocionues të ritakimit me të bijën pas dy vitesh

October 31, 2026
Tv Shows

Konfirmohet pritja e ëmbël e Elvana Gjatës? Ja çfarë thotë menaxheri i njohur

October 30, 2026
Të famshëm

“O nëna, edukojini djemtë tuaj!”/ Këngëtarja shqiptare reagon me një mesazh të fortë pas rastit të Arlindës

October 30, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?