Sherina Spahiu duket se nuk do të jetë më pjesë e panelit të moderatorëve në sezonin e ri të emisionit “Goca dhe gra”.
Në fund të këtij sezoni, teksa asgjë nuk është zyrtare për sezonin e ardhshëm, Sherina ka bërë një deklaratë të papritur në profilin e saj në instagram.
Në një bisedë me vajzën e saj të vogël Bliss, teksa ajo i sugjeron një palë sandale për emisionin, Sherina shprehet: “Goca dhe gra mbaroi. Nuk do fillojë më për mua”.
Gjithsesi tashmë presim sezonin e ri për të konfirmuar nëse ky është një rreng për vajzën e saj, apo një vendim tashmë i Sherinës dhe autorëve të programit.
