Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
Shëndeti

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes

Last updated: July 10, 2024 08:35
4 Min Read
SHARE

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.vapaPor vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Si ndikon vapa tek organizmi

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari. Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.
Rrezatimi

Lexo edhe:

Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës?
Nuk mund të ndaloni djersitjen? Këto 3 pije do të lehtësojnë shpejt
“Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes
Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji! Këshillat që ju nevojiten për të përballuar të nxehtin

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër. Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës. Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak. Në një ditë të nxehtë, zemra qarkullon dy ose katër herë më shumë gjak në minutë se në një ditë të freskët.

Avullimi

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt. Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun. Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Avullimi i djersës rrit presionin në sistemin kardiovaskular.

Sipas të dhënave, djersa merr më shumë nxehtësi nga trupi, bashkë me shumë minerale të dobishme për nervat, muskujt dhe ekuilibrat e lëngjeve. Kjo e detyron trupin të çlirojë më shumë hormone të cilat e ndihmojnë organizmin të mbajë më shumë ujë dhe të minimizojë humbjen e mineraleve.

Shëndeti i zemrës dhe përballja me vapën

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave. Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa. Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën. Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit. Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Si të luftoni vapën

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla. Këshillohet që në ditët e nxehta të siguroheni që të pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkool ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin.

Cila është mosha ideale që fëmijët të fillojnë mësimet e notit? Ja përfitimet shëndetësore tek të vegjlit
OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja
Pse duhet të shëtisni këmbëzbathur në plazh?
Si të mbroni zemrën tuaj në plazh dhe gjatë temperaturave të larta
Si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues? Masat që duhen marrë për të shmangur pasojat e temperaturave ekstreme
TAGGED:Moti i nxehte

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po këmbehen sot dollari dhe euro
Next Article Heidi apo Beniada? Ja cila ka qenë banorja më e mirë e “BBV” sipas Jori Dellit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të divorcohen në muajin korrik 2025
Horoskopi
July 11, 2025
Shpat Kasapi foli për raportin me Selvijen, ajo i përgjigjet me një mesazh thumbues!
Të famshëm
July 11, 2025
Ja kush janë VIP-at që mund të hyjnë në “Big Brother VIP Albania 5”
Të famshëm
July 11, 2025
Këmbimi valutor 11 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
July 11, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Gabimi më i zakonshëm në grimin e verës që ju bën të dukeni të lodhura! Ja si ta shmangni

June 10, 2025
Shëndeti

Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

May 31, 2025
Shëndeti

Pse lëngu i karrotës duhet të konsumohet me patjetër nga nënat shtatzënë

May 27, 2025
Shëndeti

Nga lodhja tek ekspozimi në diell, ja çfarë e shkakton dhimbjen e kokës

May 24, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?