Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha
Aktualitet

Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha

Last updated: November 24, 2025 12:15
2 Min Read
SHARE
Banner

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person non grata” nga autoritetet e Republikës së Greqisë dhe është ndaluar të hyjë përgjithmonë në territorin grek, pasi konsiderohet “i padëshirueshëm” dhe “kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Vendimi është komunikuar të martën në pikën kufitare të Kakavijës, ku Hoxha po udhëtonte drejt Janinës.

Sipas gazetarit, policia greke e kufirit e ndaloi atë në sportelin e kontrollit të pasaportave dhe pasi i mori dokumentin e udhëtimit, e mbajti rreth një orë në komisariat. Rreth orës 10:30, atij i është dorëzuar vendimi që e përjashton nga hyrja në Greqi për një afat të pacaktuar. Në dokumentin zyrtar thuhej se:

Lexo edhe:

“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Shqiptarët shpenzojnë rreth 4 mijë lekë në muaj për alkool dhe duhan

– është karakterizuar si person i padëshirueshëm;

– konsiderohet rrezik për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së.

Pas njoftimit, policia greke i vendosi një kryq me stilolaps mbi vulën e hyrjes në pasaportë dhe e urdhëroi të largohej menjëherë nga territori helen.

Ky nuk është rasti i parë i ndalimit të gazetarëve shqiptarë nga autoritetet greke. Më herët, i njëjti vendim është marrë edhe për gazetarin e Top Channel, Marin Mema, i cili vazhdon të mos lejohet të hyjë në Greqi.

Sipas Hoxhës, vendimi për shpalljen e tij “non grata” është marrë që në fillim të vitit 2024, periudhë kur në Greqi zhvillohej fushata për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Në listën e partisë në pushtet, Nea Dimokratia, kandidonte edhe Fredi Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, aktualisht i dënuar në Shqipëri.

Hoxha ka qenë një prej gazetarëve që ka raportuar gjerësisht për aktivitetet e Belerit, duke përfshirë rolin e tij në ngjarjet e njohura si “Masakra e Peshkëpisë” të vitit 1994, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u morën peng dhjetëra rekrutë. Për këto çështje, gazetari është përballur edhe me procese gjyqësore në Tiranë gjatë viteve 2023–2024.

Mos i lini në prizë gjatë natës! Pajisjet që kërkojnë kujdes të veçantë
Albatros Rexhaj/ Kush ka frikë nga shtriga?
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Jared Kushner reagon për investimin në Zvërnec
Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme
TAGGED:artan hoxha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Getoar Selimi, ndan me ndjekësit portretin e vajzës, dhe postimin emocionues për të
Next Article Horoskopi javor: Lajme befasuese dhe ndryshime të papritura për këto shenja të zodiakut

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Tv Shows
October 15, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 15, 2026
Horoskopi 15 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 15, 2026
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
Të famshëm
October 14, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

October 8, 2026
Sociale

Gruaja më e vjetër në botë, qeveria pension të posaçëm për nënë Qamilen

October 7, 2026
Ekonomi

Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, Banka e Shqipërisë vendim urgjent ndaj Raiffeisen Bank!

October 7, 2026
Aktualitet

“Gjykata e Lartë kreu vepër penale” – Avokati i gjyqtarit Luan Daci: Gjykata Evropiane ka konstatuar shkeljen e nenit 7 të Konventës Evropiane

October 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?