Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Pas Berishës, kush janë dy deputetët e PS që SHBA do t’i shpallë “non grata” së shpejti
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Pas Berishës, kush janë dy deputetët e PS që SHBA do t’i shpallë “non grata” së shpejti
Aktualitet

Pas Berishës, kush janë dy deputetët e PS që SHBA do t’i shpallë “non grata” së shpejti

Last updated: October 4, 2021 19:50
4 Min Read
SHARE
Banner

Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke iu shtuar një liste personalitetesh tashmë në listën e zezë të amerikanëve.

Burime konfidenciale të Albanian Post e kanë zbuluar edhe identitetin e dy deputetëve. Por për arsye sigurie, redaksia ka vendosur të mos e zbardhë vendimin e plotë të SHBA-ve në këtë çast.

Vendim ky, i cili vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.

Lexo edhe:

Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë

Sipas tij, kompetencat amerikane me shpallje të tilla do të përdoren për të luftuar korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë.

I fundit në “rrjetën amerikane” ishte ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 19 maj 2021 u përcaktua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si persona non grata.

Në të majtë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe në të djathtë, Sali Berisha

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë po ashtu një zë i fortë në qartësimin se misioni i amerikanëve për të ulur korrupsionin në Shqipëri, nuk do të ndalet.

Vendimi i papëlqyeshmërisë

Më 15 shkurt 2018, ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla, iu ndalua zyrtarisht hyrja në SHBA pas një njoftimi të bërë publik nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Donald Trump, Rex Tillerson.

Akuzat amerikane që rëndonin mbi Llallën, ishin ato të korrupsionit ose shkeljeve të mëdha të të drejtave të njeriut.

Përcaktimi i Adriatik Llallës dhe familjes së tij si non grata

Ky ishte edhe vendimi i parë i rëndësishëm i amerikanëve pas fillimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Vendim, i cili u pasua nga një tjetër, më 16 prill 2018.

I akuzuar prej kohësh nga opozita për afera korruptive, DASH-i e përcaktoi ish-deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi, si non grata. Kështu, atij dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA.

Akuzat, ishin të njëjta: Aferat korruptive.

Përcaktimi i Tom Doshit dhe familjes së tij si non grata

Më 30 korrik 2019, listës së zezë amerikane do t’i shtohej një tjetër emër, po nga e majta.

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u përcaktua si non grata.

Neni 7031(c) e futi edhe atë në thesin e zyrtarëve të lartë shqiptarë, të cilët janë të papëlqyeshëm për Amerikën.

Përcaktimi i Vangjush Dakos dhe familjes së tij si non grata

Pas një qetësie dyvjeçare, rasti “Berisha” ishte ai i cili shkundi themelet e politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Kjo, edhe pasi ai ishte emri më i madh i politikës, ndaj të cilit ishte marrë një masë e tillë nga Washington-i.

Radhën e kanë dy të tjerë, në një sagë që duket se nuk do të shohë dorëzimin amerikan. Të paktën, jo deri në çastin kur gjithçka të bëhet konform zbatimit të ligjit./Albania Post

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat
TAGGED:non gratasali berishashba

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Betohem për familjen”/ Ja çfarë ndodhi pasi Alvisa doli nga studio, si reagon kur ish i dashuri e prek…
Next Article Vriten me armë zjarri dy persona në Elbasan/ Të dy emra shumë të njohur për policinë, ja dyshimet për krimin e rëndë(FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe
Të famshëm
August 31, 2026
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat për sot
Moti
August 31, 2026
Horoskopi 31 gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
August 31, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil

August 22, 2026
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

August 22, 2026
Ekonomi

Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

August 22, 2026
Sociale

“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

August 20, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?