Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm
Shëndeti

Muaji i Ramazanit, katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm

Last updated: March 13, 2025 12:01
4 Min Read
SHARE

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë. Shumica e myslimaneve do të agjërojnë gjatë orëve të dritës dhe nuk mund të hanë ose pinë derisa të perëndojë dielli.

Ditët e agjërimit mund të jenë të vështira dhe mund të jenë edhe më sfiduese këtë vit për shkak të pandemisë.

Por ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të ruajtur shëndetin e tyre mendor dhe fizik gjatë Ramazanit.

Lexo edhe:

Nuk mund të ndaloni djersitjen? Këto 3 pije do të lehtësojnë shpejt
“Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes
Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji! Këshillat që ju nevojiten për të përballuar të nxehtin
Cila është mosha ideale që fëmijët të fillojnë mësimet e notit? Ja përfitimet shëndetësore tek të vegjlit

AgroWeb.org në këtë artikull ju sugjeron të ndiqni disa këshilla, në mënyrë që të kujdeseni sa më mirë për shëndetin tuaj gjatë këtij muaji të shenjtë.

Ushqehuni mirë

Për t’i siguruar trupit tuaj të gjithë elementët kryesorë ushqyes që i duhen, kujdesuni të konsumoni ushqime me cilësi të lartë.

Gjatë Iftarit pini shumë ujë dhe ruani një ekuilibër të mirë të karbohidrateve, perimeve, proteinave dhe qumështit. Marrja e këtyre lëndëve ushqyese ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe të ngopur për një kohë më të gjatë. Madje atom und të forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Gjatë Syfyrit përqendrohuni tek ushqimet që kanë një indeks të ulët glicemik, si ushqimet integrale, frutat dhe perimet. Këtu mund të përfshijmë tërshërën, thekrën, elbin, orizin kaf, kinoa, manaferrat, mollët dhe portokallet.

Këto ushqime nuk do të rrisin sheqernat në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më shumë kohë.

Shmangni disa përbërës

Kur përgatitni vaktet për Syfyrin, është e rëndësishme të siguroheni që të shmangni kripën e tepërt. Pasikjo do t’ju dehidratojë dhe do t’ju bëjë më të etur gjatë ditës.

Kafeina gjithashtu duhet të shmanget. Pijet me kafeinë kanë një efekt diuretik, duke rritur prodhimin e urinës në trup, gjë që mund të çojë në dehidrim.

Ushqimet e përpunuara dhe pijet me sheqerna të shtuara, kanë një dendësi relativisht të ulët ushqyese dhe nuk do t’ju mbajnë të ngopur.

Ushtrohuni

Të qenit aktiv fizikisht ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore, prandaj është e rëndësishme të vazhdoni të ushtroheni rregullisht gjatë Ramazanit.

Të më lehtë, shmangni ushtrimet me intensitet të lartë. Në vend të kësaj, filloni me ushtrime të lehta për 15-30 minuta, të tilla si ecja ose joga.

Planifikoni përpara

Bëni një listë të përditshme të detyrave dhe shkruani gjëra që ju duken sfiduese. Kështu mund të planifikoni se si t’i luftoni ato.

Pavarësisht angazhimeve që keni, është jetike të planifikoni se çfarë do të hani në Syfyr dhe Iftar.

Mos e kaloni syfyrin për të fjetur disa orë më tepër.

Shmangni punën gjatë pushimit të drekës, një gabim i zakonshëm që shumë njerëz bëjnë gjatë Ramazanit.

Edhe pse nuk mund të hani ose pini, provoni të bëni një shëtitje dhe të merrni ajër të pastër, të bëni pushime lutjeje ose të bëni një sy gjumë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe të keni më shumë energji./AgroWeb.org

OBSH bën thirrje për rritje të çmimeve të sheqerit, alkoolit dhe duhanit, zbulohet arsyeja
Pse duhet të shëtisni këmbëzbathur në plazh?
Si të mbroni zemrën tuaj në plazh dhe gjatë temperaturave të larta
Si të mbrohemi nga i nxehti përvëlues? Masat që duhen marrë për të shmangur pasojat e temperaturave ekstreme
Gabimi më i zakonshëm në grimin e verës që ju bën të dukeni të lodhura! Ja si ta shmangni

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E papritur! Fituesi i Big Brother kandidon për deputet, për kë bëhet fjalë?
Next Article Habit Eni Çobani: Si këngëtarja e njohu i mori burrit pasurinë me mashtrim

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit
Të famshëm
July 9, 2025
Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!
Vip Travel
July 9, 2025
Ermal Mamaqi rrëfen arsyen e largimit nga televizioni
Të famshëm
July 9, 2025
Vdes 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Botë
July 9, 2025

Lexo edhe:

Shëndeti

Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

May 31, 2025
Shëndeti

Pse lëngu i karrotës duhet të konsumohet me patjetër nga nënat shtatzënë

May 27, 2025
Shëndeti

Nga lodhja tek ekspozimi në diell, ja çfarë e shkakton dhimbjen e kokës

May 24, 2025
Shëndeti

Tetë nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

May 24, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?