Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Luizi dhe Kiara trazojnë të gjithë, astrologia jep detaje se a përshtaten si çift
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Luizi dhe Kiara trazojnë të gjithë, astrologia jep detaje se a përshtaten si çift
Profili i Vipave

Luizi dhe Kiara trazojnë të gjithë, astrologia jep detaje se a përshtaten si çift

Last updated: January 21, 2023 21:08
6 Min Read
SHARE
Banner

Një person i tërhequr dhe një tjetër që ka energji gjithë kohën. Një person që i duhet kohë të përfshihet emocional e një tjetër që thotë se u dashurua me shikim të parë. Kiara dhe Luizi. Një Bricjap dhe një Gaforre. A përshtaten, sipas horoskopit?

Anabel kontaktoi me një astrologe profesioniste, e cila preferoi të mbetej anonim, për të analizuar lojën e Kiarës dhe Luizit, si konkurrentë dhe si çift (i mundshëm). Analiza e saj bazohet në hartën e saktë astrologjike, të cilën ne e siguruam nga njerëz të afërt të Luizit dhe Kiarës.

“Kur Marsi i Luizit aktivizohet, pra është një person që i intereson emocionalisht, mbetet aty dhe është në pritje derisa të marrë një aprovim. Duke qenë se Kiara është Bricjap, ajo mund të mos ia japë kurrë aprovimin, në sensin “Unë jam me ty”. Luizi është shumë i aftë, shumë orator dhe ka një mendje jashtëzakonisht kreative, që mund të bëjë të paimagjinueshmen. Ka batuta dhe humor. Ka probleme me sigurinë emocionale dhe varet nga njerëzit, sidomos në momentin që nuk i japin rëndësinë që duhet t’i japin.

Lexo edhe:

Nevina Shtylla në pritje të ëmbël, moderatorja konfirmon shtatzëninë
Sara Gjordeni feston ditëlindjen, Bardhi i bën urimin emocionues
Pas ndarjes nga Elhaida Dani, Ledian Agalliaj bën publike dashurinë e re? Postimi në rrjetet sociale nxit dyshimet tek fansat
Në një lidhje me Almedina Ismajlin? Reagon për herë të parë Dj Pm

Luizi është një person që mund të përshtatet me të tjerët, që të marrë atë që do. Në fëmijërinë e tij mund të ketë pasur probleme me të folurën (më kanë thënë që ka diskutuar me banorët për diçka të tillë), pra janë fëmijë që kanë vështirësi për të folur, ose janë fëmijë që janë rritur në një ambient që nuk u është lejuar që të flasin për shumë arsye. Nëse Kiara do t’i refuzojë komunikimin, do ta ketë shumë problem sepse i duket që çelësi për të arritur qëllimin e tij është komunikimi. Arma e tij më e fortë është pikërisht komunikimi.” – tha astrologia.

“Kiara si njeri është shumë kreative, shumë e talentuar. Ka një lloj empatie në aspektin dashuror dhe afeksion. E ka shumë problem pjesën e të ndjerit siguri në aspektin emocional. Pra, në krahasim me Luizin në rastin konkret, që e ka Afërditën te Binjakët, do të kenë probleme, pasi me siguri njëri prej të dyve do të vuajë. Në rastin konkrekt, mund të vuajë Kiara. Luizi, në momentin që mund të ndiejë që afeksionohet Kiara apo ajo fillon investon në këtë marrëdhënie, mund të fillojë flirtet, mund të kërkojë gjëra interesante vërdallë.

Kiara është shumë e zgjuar dhe i di gjërat para se të ndodhin. Jo më kot u pozicionua me Luizin kur të gjithë ishin kundër. Por edhe me Luizin nuk do të qëndrojë 100%. Do të qëndrojë disa ditë, pastaj do tërhiqet, do afrohet sërish, do largohet prapë. Do mundohet të rikontaktojë edhe me Oltën. Ajo do të arrijë aty ku do të arrijë.”

“Përsa i përket pjesës së lojës, Kiara jo pa arsye është me Luizin dhe jo pa arsye e ka këtë lloj kimie, këtë lloj flirti. Ajo e di shumë mirë që Luizi mund ta çojë deri diku. Duke qenë stratege shumë e zgjuar, ka Marsin te Ujori, është shumë largpamëse, është shumë më e fuqishme strategjia e Kiarës dhe shumë më e pakuptueshme nga publiku nga strategjia e Luizit apo e Oltës. Gjithmonë do të jetë më e fshehur; strategjinë e saj do ta dijë ajo apo 2-3 njerëz të tjerë që mund ta kuptojnë. Prandaj e mban marrëdhënien me Luizin në këto ujëra, sepse e njeh veten, e di që nëse do të përfshihet, do të humbë lojën. Ajo mund të influencojë pa u dukur, pa rënë në sy. Është jashtëzakonisht e zgjuar.

Luizi është ai person që i tregon armët e veta, në shumicën e gjërave dhe në mënyrën si e trajton lojën, kurse Kiara nuk i shpreh. Në këtë pikë, mendoj që fuqinë më të madhe e ka Kiara, sepse ka edhe Luizin. Ajo mund ta menaxhojë Luizin, mund ta bëjë atë që do ajo. Mund ta sjellë aty ku do dhe e ka aftësinë për ta bërë.”

“Si çift, zakonisht nuk shkojnë. Mund të shkojnë për një periudhë të caktuar, të krijojnë një marrëdhënie. Luizi u përfshi menjëherë me Kiarën sepse është tip që përfshihet emocionalisht, është tip që i duhet një person që të ketë mundësinë të shprehë atë që është, nuk shprehet dot ndryshe.

Ata realisht e kanë një kimi me njëri-tjetrin dhe mund të bëhen edhe çift, por thjesht nuk do të zgjasë marrëdhënia. Ose nëse zgjat, do të jetë toksike, sepse kanë probleme që mund t’i hasin në vazhdim. Ai mund të jetë xheloz, Kiara nga ana tjetër mund të ndihet e pasigurt për Luizin. Ata vërtet mund të krijojnë një marrëdhënie, por do të jetë afatshkurtër mendoj. Ndryshe, mund të dalin të dëmtuar nga kjo marrëdhënie

“Faleminderit Zot”/Fejohet aktori i humorit Bes Kallaku?
Ledri Vula publikoi përqafimin më të bukur të kësaj vere
Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë? Përgjigjet moderatorja
Vesa Vllasaliu i kthen përgjigje ironike ndjekëses për mungesën e fotove me Mirlind Dakun
I doli në krah protestës, Egla Ceno reagon ashpër pas komenteve në rrjetet sociale

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Fakte të reja për 21 janarin, Artan Hoxha: Ja ku i çova së pari provat
Next Article Në shtëpi janë krijuar dy grupime, grupi i Oltës dhe Luizit / Debat në spektakël mes banorëve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Aktualitet
September 27, 2026
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Aktualitet
September 27, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 27, 2026
Horoskopi 27 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 27, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Pas ndarjes së bujshme, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen së bashku

August 10, 2026
Profili i Vipave

Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje

August 9, 2026
Profili i Vipave

“Të vjen turp t’i lexosh”, Ronela Hajati ngre zërin kundër gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale

August 5, 2026
Profili i Vipave

Elita Rudi dhe Gjiko festojnë 10 vite të dashuruar

August 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?