Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip Travel > Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Vip Travel

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

Last updated: December 27, 2025 23:13
3 Min Read
SHARE
Banner

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, por qytetarët shqiptarë duket se tashmë i kanë të kopsitura planet se ku do të festojnë.

Brenda dhe jashtë vendit, agjencitë dhe operatorët turistikë shprehen se rezervimet janë të konfirmuara në rreth 90%, ndërsa destinacionet e preferuara të shqiptarëve janë të shumta.
Nga rajoni, në Evropë e deri te shtëpia e Babagjyshit në Laplandë, këto janë disa nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve.

“Unë do të preferoja ta kishim fokusin brenda vendit, por vazhdon trendi i udhëtimeve jashtë, kryesisht drejt destinacioneve me emigracionin më të madh: Greqi, Itali, Gjermani, Turqi.”, shprehet Feriold Ozuni, Ekspert i Turizmit.
“Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve me rreth 25% që pretendojnë të kalojnë festat jashtë vendit. Por ka edhe nga ata që preferojnë vendet e largëta, si Dubai, Maldivet dhe Laplanda”, shprehet Jetmira Hoxha, Eksperte E Turizmit

Lexo edhe:

Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Ku përfundojnë valixhet që humben nëpër aeroporte?
Probleme teknike në Albcontrol, TIA: Angazhim maksimal për normalizimin e fluturimeve, siguria mbetet prioritet

Ndërsa agjencitë turistike gëlojnë nga ofertat, biletat dhe paketat e fundvitit janë më të shtrenjta. Çmimet kanë shënuar rritje deri në 20%, ku, për shembull, drejt Evropës paketat për person variojnë nga 345 deri në 500 euro.

Nga ana tjetër, për ata qytetarë që preferojnë të qëndrojnë brenda vendit, rezervimet janë pothuajse të mbyllura. Kryeqendra këtë vit nuk do të jetë Tirana, sipas operatorëve turistikë.

“Kryesisht për fundvit, çdo shqiptar kur mendon të largohet për një fundjavë drejtohet nga juglindja. Për festimin e natës së Vitit të Ri një rol të madh ka edhe bregdeti Adriatik. Shpeshherë ka aktivitete jo vetëm me këngë dhe valle, por edhe me të ftuar humoristë. Durrësi, ndoshta sivjet, do t’ia marrë rolin kryesor Tiranës”, shton Ozuni.
Jo vetëm shqiptarët po zgjedhin Shqipërinë për fundvit. Një interes në rritje është vënë re edhe nga turistët e huaj.

“Fundviti është i ngarkuar. Kemi vënë re të huaj që vijnë në mënyrë individuale. Shqipëria po preferohet edhe jashtë sezonit”, thekson Hoxha.
Prenotimet, si për brenda ashtu edhe për jashtë vendit, sipas agjencive turistike, janë të larta edhe për muajin janar, kryesisht drejt destinacioneve me dëborë./tch

Rregullat që duhet të dini nëse udhëtoni drejt Shqipërisë me para ose bagazhe
Gati për pushimet e fundit? 4 hapa të thjeshtë për t’u organizuar pa stres para nisjes
Mos u ngrini menjëherë pas uljes së aeroplanit! Ja pse duhet të prisni në vendin tuaj
Qyteti i njohur turistik ndalon biçikletat në zonat qendrore, pasi çiklisti përplasi kryebashkiakun
Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, ja kur hyn në fuqi vendimi
TAGGED:festa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article SEKRETI rreth Michael Schumacherit, ja kush e di të vërtetën e gjendjes së legjendës gjermane…
Next Article Horoskopi për ditën e sotme 28 dhjetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dy gratë ishin te videot erotike, Olti Curri tregon vendimin e rëndë! Thirrja urgjente
Aktualitet
September 30, 2026
Moderatorja e Top Channel trondit vendin, kush fshihet pas videove të vajzave të showbizit
Të famshëm
September 30, 2026
Ja 8 zakone që tregojnë se keni nevojë për më shumë pushim dhe qetësi gjatë ditës
Kuriozitete
September 30, 2026
Pas vetëvrasjes së Xhuana Nikollit, ish-bashkëshorti dorëzohet në polici
Aktualitet
September 30, 2026

Lexo edhe:

Vip Travel

Dy rrota për të zbuluar Parisin, një trend që po rritet

August 14, 2026
Vip Travel

Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në aeroportin e Rinasit

August 13, 2026
Vip Travel

Tre mësime nga udhëtimet vetëm që ju ndihmojnë të mposhtni ankthin dhe të besoni më shumë te vetja

August 10, 2026
Vip Travel

Destinacionet më të bukura në botë për të festuar momentet më të veçanta

August 8, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?