Moderatorja Kiara Tito ka ndarë për herë të parë me ndjekësit pamje nga shtëpia e saj e re. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ajo shfaq ambientet e brendshme të shtëpisë ku po jeton me bashkëshortin, Luizin dhe vajzën, Luna.
https://youtube.com/shorts/iOIv7S6pacc?si=3MX8Fq4UywOSSAXx
Shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe me një atmosferë të ngrohtë familjare. Detaje të personalizuara dhe kënde të kuruara me kujdes tregojnë përkushtimin e çiftit në krijimin e një ambienti të rehatshëm dhe të dashur.
Fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke komplimentuar stilin dhe harmoninë që reflekton shtëpia e tyre.
