Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Ishte ngujuar në zyrë dhe ia kishte shtruar me meze, pije e muzikë”/ Anila Hoxha publikon foton: Ky është ish-drejtuesi i policisë që ishte vendosur të mbronte selinë e PD-së në 8 janar!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > “Ishte ngujuar në zyrë dhe ia kishte shtruar me meze, pije e muzikë”/ Anila Hoxha publikon foton: Ky është ish-drejtuesi i policisë që ishte vendosur të mbronte selinë e PD-së në 8 janar!
Politikë

“Ishte ngujuar në zyrë dhe ia kishte shtruar me meze, pije e muzikë”/ Anila Hoxha publikon foton: Ky është ish-drejtuesi i policisë që ishte vendosur të mbronte selinë e PD-së në 8 janar!

Last updated: January 11, 2022 16:31
4 Min Read
SHARE
Banner

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar një pjesë të dosjes hetimore të Prokurorisë, sipas së cilës ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë personat kryesorë që do të mbronin në rast rreziku me 8 janar godinën e selisë së PD-së nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në dosjen hetimore të prokurorisë së kryeqytetit, mësohet se në aplikacionin e Komisariatit Digital, është çuar një video, ku dallohen një grup prej 10 personash, të cilët ishin ulur në një dhomë, duke ngrënë ushqim dhe duke luajtur me instrument muzikor.

Në mesin e tyre dallohet Florenc Hoxha, i cili mban të veshur një kostum sportiv me ngjyrë blu dhe me vija të bardha.

Lexo edhe:

Kryemadhi i përgjigjet Berishës për “shtatzënitë për t’i shpëtuar arrestit”: Me barrë nuk ngel, po ngrihet mini-maternitet
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve
46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet

“Ishte ngujuar në zyrë dhe ia kishte shtruar me meze, pije e

“Nga të dhënat operative që disponoheshin nga policia, rezultonte që grupimet e individëve të sipërpërshkruar, si dhe individë të tjerë që do të mbështesnin Grupin e Rithemelit të Partisë Demokratike, më 08.01.2021, do të kryenin veprime të dhunshme ndaj njëri-tjetrit, ndërtesës ose Selisë së Partisë Demokratike, duke u bërë pjesë e skenarëve të dhunës, shkatërrimit të pronës, prishjes së rendit e qetësisë publike, veprime për të cilat dyshohej që do të kryheshin dhe nga individë të dyshuar të armatosur me armë të ftohta apo zjarri”, citohet nga dosja.

Po ashtu, nga e njëjta dosje mësohet se drejtoritë vendore të policisë në qarqe kanë sjellë të dhëna në rrugë operative për grupe që do të udhëtonin në drejtim të qytetit të Tiranës, me qëllim pjesëmarrjen në tubimin që do të zhvillohej më datë 8 janar, me dyshimin se mund të përfshiheshin në veprime të dhunshme.

Selia e Partisë Demokratike u sulmua me forcë gjatë ditës së 8 janarit nga mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për marrjen nën kontroll të godinës ku po qëndronte kryetari demokrat Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të partisë.

Fillimisht dera kryesore e selisë u hap me forcë, përpara orës 12.00 e cila ishte ora në të cilën ishte thirrur protesta. Xhamat e saj u thyen por protestuesit u ndalën në pjesën e hollit, ku mesa duket u gjenden përpara dyerve të tjera të përforcuara me veshje hekuri.

Pas këtij momenti nuk ka patur asnjë çast qetësie.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha provuan të hyjnë nga drejtime të ndryshme. Një tentativë e disa personave që me anë të shkallëve u ngjitën në katin e dytë, në një ballkon në krahun e majtë, u zmbraps, nga disa persona nga brenda godinës. Një prej protestuesve mbeti i plagosur në kokë. Përpjekjet e tjera po ashtu janë zmbrapsur, ndërsa nga brenda selisë po përdorej gaz lotsjellës.

Situata në selinë e Partisë Demokratike u qetësua pasi policia ndërhyri me kërkesë të deputetëve që ndodheshin brenda saj të cilët kishin deklaruar se ndjeheshin të kërcënuar nga sulmi i dhunshëm i mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha.

Njësitë speciale morën kontrollin e godinës. Oborri dhe e gjithë zona përreth u boshatis, pas përdorimit të gazit lotsjellës.

Berisha nga ana e tij foli për “një ndërhyrje kriminale” nga ana e policisë, duke deklaruar më pas se kjo që ndodhi “është vetëm faqja e parë e një lëvizje të pandalshme”. Gjatë ditës, përfaqësitë e huaja diplomatike dënuan dhunën.

Kujtojmë se masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit pritet të jepen nesër në orën 10:00.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!
A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
Rama do takohet me banorët e Zvërnecit
TAGGED:anila hoxha

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Jeni zgjuar të lodhur? Vendosni këto ushqime në pjatën tuaj
Next Article Nuk ju shkon mendja, Ronela Hajati bashkon forcat me reperin shqiptar (FOTO)

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mos u ngrini menjëherë pas uljes së aeroplanit! Ja pse duhet të prisni në vendin tuaj
Vip Travel
August 22, 2026
Katër shenjat e zodiakut që universi do iu sjellë dhurata të papritura deri më 10 shtator
Horoskopi
August 22, 2026
‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
Aktualitet
August 22, 2026
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet
August 22, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

May 31, 2026
Politikë

Erion Braçe: Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte e rëndë, Policia tentoi të fshehë krimin. Pse nuk po hetohen njerëzit me të zeza?

May 31, 2026
PolitikëTë famshëm

Stresi kandidon për postin e rëndësishëm në Partinë Demokratike

May 29, 2026
Politikë

Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!

May 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?