Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Helidon Haliti sjell më 6 nëntor ekspozitën e rrallë “Faksimile”
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Helidon Haliti sjell më 6 nëntor ekspozitën e rrallë “Faksimile”
Kulturë

Helidon Haliti sjell më 6 nëntor ekspozitën e rrallë “Faksimile”

Last updated: November 5, 2023 12:12
3 Min Read
SHARE
Banner

Piktori i njohur Helidon Haliti do të hapë më 6 nëntor ekspozitën artistike të titulluar “Faksimile” në galerinë FAB. Kjo ekspozitë është një projekt i cili ka origjinën në bisedat e tij me poetin Faslli Haliti, babain e tij, i cili është edhe burimi i tij i inspiratës si krijues. Ata kishin një ëndërr të përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës së Helidonit dhe poezisë së babait të tij, duke treguar se elementë të poezisë dhe vlerat shoqërore të Faslli Halitit janë përfshirë në punët e tij artistike.

Megjithatë, Faslli Haliti u nda nga jeta para tre vitesh, dhe tani ky koncept po bëhet realitet. Ekspozita “Faksimile” përbëhet prej pikturash dhe instalacionesh që përshkruajnë kujtimet dhe inspirimin që Helidon Haliti ka marrë nga babai i tij. Ajo gjithashtu reflekton mbi ngjarjet dhe shqetësimet sociale që kanë ndodhur pas ndarjes së babait të tij për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ky projekt artistik shfaq filozofinë se arti vazhdon të komunikoje edhe pas vdekjes së krijuesit. Poezitë e Faslli Halitit janë shërbyer si tituj për pikturat e Helidonit, duke krijuar një dialog të vazhdueshëm midis tyre. Ekspozita është e pasur me elemente të përrallave dhe kujtimeve që babai i tij i ka treguar atij si fëmijë.

Lexo edhe:

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes

Ekspozita “Faksimile” do të hapet për publikun më 6 Nëntor, në ora 18:00. Ajo përfshin rreth 40 punime në pikturë, të shoqëruara me një peizazh onirik dhe përdorimi i ngjyrave personale të artistit. Shfaqja shtron shqetësime të botës dhe përsëritjet në histori, por gjithashtu thekson se mësimet e babait vazhdojnë të jenë relevante edhe pas vdekjes së tij.

Ekspozita është organizuar në tri salla dhe përfshin një mini-muze, duke krijuar një ambient të larmishëm dhe duke eksploruar shqetësimet dhe dilemat artistike në një mënyrë inovative. “Faksimile” është një projekt që ka zgjatur për katër vite dhe tani është gati për të ndarë shpirtin dhe inspirimin e Helidon Halitit me publikun. Helidon Haliti mban dhe titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që vijon të jetë tepër aktiv në krijimtarinë artistike.

Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article E lidhur jashtë? Motra e Albës tregon si qëndron e vërteta
Next Article Tërmet i fortë në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Elton Ilirjani, pesë pasarela dhe një finale spektakolare në New York Fashion Week
Të famshëm
September 17, 2026
“Asnjëherë nuk harrohet”: Vajza në foton e vitit 1999, sot këngëtarja e njohur
Të famshëm
September 17, 2026
Sara Hoxha rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore
Tv Shows
September 17, 2026
Të dhënat e qindra klientëve të një banke dixhitale bien në duart e hakerëve
Ekonomi
September 17, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

February 1, 2026
Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

February 1, 2026
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?