Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India
Botë

Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India

Last updated: June 15, 2025 09:37
4 Min Read
SHARE
Banner

Mbi 260 persona kanë humbur jetën pasi një avion i linjës Air India, fluturimi AI171, u rrëzua në një zonë të banuar në Ahmedabad vetëm pak çaste pas ngritjes nga pista.

Nga 242 pasagjerët që ndodheshin në bord, vetëm një mbijetoi. Viktima janë shënuar edhe në tokë, mes tyre studentë mjekësie dhe banorë të ndërtesës së goditur nga avioni.

Fluturimi kishte si destinacion aeroportin Gatwick në Londër dhe ndodhej vetëm rreth 190 metra mbi tokë kur pilotët lëshuan thirrjen emergjente “Mayday”.

Lexo edhe:

Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira

Sipas autoriteteve indiane, një nga kutitë e zeza është gjetur, por përmbajtja e saj ende nuk është bërë publike.

Kryetari i Air India-s, Natarajan Chandrasekaran, konfirmoi se kompania po bashkëpunon ngushtë me Boeing dhe GE Aerospace për të ndihmuar hetimin. “Kam kërkuar që ata të sjellin ekspertët më të mirë për të punuar me ne në këtë proces. Janë treguar të gatshëm dhe mbështetës,” deklaroi ai nga Ahmedabad për CNBC-TV18.

Në terren ndodhen gjithashtu ekipe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa hetimet po drejtohen nga autoritetet indiane të aviacionit civil.

Poonam Patni, një banore e zonës, tha për AFP: “Kur mbërritëm, kishte trupa të pajetë në çdo cep dhe zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin flakët. Shumë prej trupave ishin të djegur.”

Një tjetër dëshmitar shtoi se kishte parë njerëz që hidhnin veten nga katet e sipërme të ndërtesës për të shpëtuar nga zjarri. “Avioni ishte në flakë. Ndihmuam banorët të dilnin dhe i çuam të plagosurit në spital.”

Çfarë mendojnë ekspertët?

Ekspertët e aviacionit janë të kujdesshëm në daljen me përfundime përfundimtare, duke theksuar nevojën për analizimin e të dhënave nga kutia e zezë dhe regjistruesi i të dhënave të fluturimit. Megjithatë, disa prej tyre kanë ndarë hipoteza të hershme mbi shkaqet e mundshme.

Dr. Sonya Brown, pedagoge në Universitetin e New South Wales, tha për The Guardian se pamjet e rrëzimit sugjerojnë një “humbje të ndjeshme të fuqisë shtytëse”. Sipas saj, nëse një avion humbet shpejtësinë pas ngritjes, mund të hyjë në stall, pra një gjendje ku humbet ngritjen dhe bie. “Të dhënat radarike tregojnë se pas ngjitjes fillestare, avioni nisi të humbiste shpejtësi,” tha Brown.

Profesori John McDermid nga Universiteti i York theksoi për Mirror se ngritja dhe ulja janë fazat më të rrezikshme të një fluturimi. “Ajo që është e pazakontë është fakti që aksidenti ndodhi para se avioni të arrinte lartësinë 200 metra,” tha ai. “Pilotët zakonisht mund të anulojnë ngritjen deri vonë, ndaj duket se problemi ka ndodhur papritur dhe ka qenë i pariparueshëm.”

Ai shtoi se është e pamundur që avioni të ketë qenë i mbingarkuar me karburant ose peshë.

Profesori Paul Williams nga Universiteti i Reading sqaroi se kushtet e motit në aeroportin e Ahmedabad ishin të mira në momentin e incidentit: dukshmëri e lartë dhe erë e lehtë nga perëndimi. “Nuk ka asnjë indikacion që moti të ketë qenë faktor në këtë rrëzim.”

Nga ana tjetër, profesori Graham Braithwaite nga Universiteti Cranfield theksoi se kjo është hera e parë që ndodh një aksident i këtij niveli me një Boeing 787. “Ngritja është një fazë kritike sepse avioni është ende në përshpejtim dhe çdo problem kërkon reagim të menjëhershëm,” tha ai.

Ish-piloti Terry Tozer theksoi për GB News se “është shumë herët për të spekuluar mbi shkaqet”. Megjithatë, ai shtoi: “Ky avion duhet të ishte i aftë të përballonte edhe një defekt serioz dhe të fluturonte normalisht. Është një mister se si ndodhi një katastrofë kaq e menjëhershme.”

El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?
Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
TAGGED:Air IndiaGatwick

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve
Next Article Eksperti zbulon gabimet me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Deri në fund të verës, këto 4 shenja do të kenë gjetur dashurinë e vërtetë
Horoskopi
August 12, 2026
Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova
Tv Shows
August 12, 2026
“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!
Të famshëm
August 12, 2026
Moti sot/ Temperatura përvëluese deri në 41 gradë
Moti
August 12, 2026

Lexo edhe:

Botë

Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike

March 6, 2026
Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?