Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe gra”, lidhur me një koment të disa kohëve më parë. Ishte Egla ajo që duke marrë spunto nga qasja e Zhaklinës për komentet negative në rrjet, i kujtoi kësaj të fundit një mesazh në postimin e saj ku ajo interpretonte një poezi për komunitetin “LGBT”.
“Unë mbaj mend që ke komentuar dikur në një postim timin dhe gjuha jote ka qenë e dhunshme. Unë lexoja një poezi. Poezinë e quan një poet dhe unë e interpretoj se këtë punë kam. Komenti jot ka ndjellë qindra komente të tjera të dhunshme. Poezia titullohet “LGBT” dhe i bënte disa pyetje vetes, se si flenë natën në krevat në lidhje me marrëdhëniet”, tha Egla.
Zaklina nga ana e saj, tha se i qëndron ende atij komenti dhe i kujtoi edhe replikën që Egla i ka bërë. “Ai debat ka përfunduar me një koment ku ti më ftoje për kafe që ta diskutonim bashkë”, tha Egla Ceno.