Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku persona të armatosur kanë kërcënuar pronarin e Hotel Regina, Vasil Bedinaj. Burime për ZËRI bëjnë me dije se 10 persona me mjete të ndryshme të pajisur me armë zjarri i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, apo detaje konkrete se çfarë ndodhi saktësisht në hotel Regina, i cili ‘u rrethua’ nga personat e armatosur.
Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë. Një njoftim zyrtar pritet lidhur me ngjarjen.
