Na pëlqen ose jo, moda ka rëndësi kur duhet që të ndiqni punën e ëndrrave tuaja. Kur vendosni çfarë të vishni në një intervistë pune, duhet t’i përshtateni kulturës së kompanisë – por gjithashtu edhe të dilni nga tradicionalja – dhe alternimi i të dyjave mund të jetë një sfidë.
Në ditët e sotme, edhe kompanitë më strikte kanë ndryshuar disi kodin e veshjes për t’ju përshtatur ekonomisë konkurruese, por ajo që është e përshtatshme varion nga industria në industri – dhe përveç faktit që do të na pëlqente që rezymeja jonë të fliste më shumë se fundi i ngushtë, ajo që vishni gjatë intervistës së punës mbetet e rëndësishme.
“Përshtypja e parë është thelbësore. Veshja është gjëja e parë që njerëzit shohin, përpara se të filloni të flisni,” thotë Barry Drexler, themeluesi i Expert Interview Coach. “Kujdesuni për paraqitjen tuaj sepse punëdhënësit ende nuk ju njohin.”
Çfarë nuk duhet të vishni në një intervistë
Në momentin e parë, njerëzit ju masin nga koka te këmbët. Që nga menyra se si jepni dorën dhe deri te këpucët që keni veshur. Kushdo që do t’ju punësojë, bën një vizualizim të paraqitjes suaj për ta patur më të qartë pozicionin e punës që do t’ju japë – dhe në 2017 veshja juaj jo domosdoshmërisht duhet të jetë konservatore.
“Të sapodiplomuarit janë si peshku pa ujë,” thotë Jill Jacinto, menaxheri mediatik për WORKS nga Nicole Williams, një kompani e dedikuar të ndihmojë gratë të gjejnë punë. “Ata zakonisht marrin këshilla nga prindërit e tyre, që mendojnë se duhet të veshin një kostum klasik. Mamaja ime, që nuk ka punuar për vite të tëra, me mori një kostum. Unë e mora parasysh këshillën e saj, por tani kjo gjë më bën për të qeshur. Duhet të heqim dorë nga mentaliteti i të veshurit kostum me patjetër.”
Nëse po intervistoheni: për një punë kreative
Shembuj: shkrimtar, editor, editor fotosh, filmash, dizenjues grafik, drejtor artistik
Nëse nuk visheni me një kostum, atëhere mos vishni as diçka shumë trend.
Qëndroni rehat. Jacinto propozon të provoni veshjen tuaj përpara intervistës në mënyrë që “të dini si reagojnë rrobat tuaja në situata të ndryshme.”
Këpucët duhet të jenë të mbyllura, pantallonat duhet të jenë të errëta ose xhinse të errëta, dhe aksesorë mbani sa më pak.
Nëse po intervistoheni për: një punë korporate që lidhet me klientët
Shembuj: firmë ligjore, pasuri e patundshme, marrëdhënie me publikun, shitje, marketing, këshillues dhe mbajtës llogarie
Qëndroni pastër. Bëni vetëm pak makeup dhe flokët mbajini thjeshtë. Mos hidhni asnjëherë parfum.
Investoni në një xhaketë të këndshme. Ajo mund të përdoret për ta veshur sipër një bluzeje të thjeshtë dhe me pantallona të qepura mirë. Këpucët nuk duhet të jenë të hapura dhe nëse keni taka, nuk duhet të jenë më të larta se 5 centimetra.
Mos vishni shumë ngjyra, thotë Kahn. “Vishuni klasik. Jo shumë ngjyra të forta apo xixa që të shpërqëndrojnë.”
Nëse po intervistoheni për: nje punë që ka lidhje me modën
Shembuj: editor, blerës, stilist, dizenjues, tregëtar, asistent mode
Sipas Drexler, një gabim që bëjnë njerëzit kur intervistohen për një punë që ka lidhje me moden është që, ose vishen shumë provokues ose super – trend.
Ajo çfarë vishni këtu varet nga puna specifike dhe kompania nga po intervistoheni – mos harroni të mbani mend markat e rrobave që po vishni.
Mbani rroba të thjeshta dhe në vend të tyre, fokusi juaj le të jenë aksesorët. Vishni këpucë me stil, një çantë fine dhe bizhuteri moderne që tregojnë shijen tuaj të hollë.
Mos u vishni shumë sipas modës. Veshja juaj mund të jetë shpërqëndrim për personat që po ju intervistojnë.
Nëse po intervistoheni për: një punë financiare
Shembuj: bankier, këshillues, kontabilist, analist kërkimor, analist prodhimi, mbrojtës fondesh
Në financë – të paktën gjatë fazës së intervistimit – nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Tregohuni pak konservator dhe profesional me veshjen tuaj. Vishni një palë pantallona ose fund të errët. Thyejeni pak me një këmishë të bardhë dhe aksesorë klasikë..
“Shikoni për pantallona që të jenë të plota,” thotë Berihu. “Dhë nëse kostumi juaj ka fund, duhet të ketë gjatësi deri në gju ose pak më gjatë se aq.”
Nëse vishni çorape, Jacinto sugjeron të merrni një palë të tjera shtesë në rast se grisen.“Asnjëherë s’i dihet se çfarë mund të ndodhë atë ditë, kështu që duhet të jeni e pergatitur.”
Nëse po intervistoheni për: një punë teknologjike
Shembuj: inxhinier, programues, menaxher prodhimi, dizenjues, IT, menaxher strategjik
Kompanitë e reja zakonisht kanë staf të ri për të krijuar një atmosferë bashkëpunimi, kështu frika më e madhe që kanë njerëzit në këtë punë është të jenë të veshur më shumë se duhet.
Një rregull i mirë thotë që “ ju duhet të visheni një gjysmë hapi më pak se të tjerët,” kështu personi që po ju interviston të kuptojë që jeni përgatitur për intervistë,” thotë Dahill.
Veshja e një kostumi do të duket sikur nuk dini asgjë rreth asaj industrie. “Nëse shkoni i veshur me këmishë, xhaketë dhe pantallona, ju mund të jeni duke thënë gjërat e duhura, por do të duket sikur jeni duke kërkuar për një ambjent pune që është ndryshe, dhe kompania mund të mendojë që nuk mund t’jua ofrojë atë që ju doni,” shpjegon Jacinto.
Tregoni që jeni serioz për atë vend pune pa qënë i veshur shumë. Zgjidhni xhinse të errëta dhe një bluzë jo të ngushtë po as të gjerë, ose një