Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Beatrix bëhet e gjallë pas gjendjes së rëndë që po kalon, zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Beatrix bëhet e gjallë pas gjendjes së rëndë që po kalon, zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin
Të famshëmTv Shows

Beatrix bëhet e gjallë pas gjendjes së rëndë që po kalon, zbulohet vendimi sekret që ka marrë për Donaldin

Last updated: January 30, 2022 11:31
5 Min Read
SHARE

Heshtja e Beatrix Ramosajt pas eleminimit nga “Big Brother VIP” ka shkaktuar bujë të madhe në publik, për faktin se brenda la djalin, me të cilin u dashurua gjatë lojës, ndërkohë që shanset për t’u përballur me ish-in e tij, Bora Zemanin, janë vërtet të mëdha.

Kjo, për faktin se Bora Zemani punon në “Top Channel” dhe takimi në korridoret e televizionet është i mundshëm, për të mos thënë se ndoshta Bora mund të jetë ajo që do t’i kërkojë një sqarim “për tradhtinë” mes mikeshash që i bëri.

Kujtojmë që Beatrix-i ishte një nga shoqet e Borës që komentoi me nota pozitive dhe mbështetjeje puthjen e saj në buzë me Donaldin, para se ajo vetë të bëhej pjesë e lojës. Kur hyri në shtëpi, situata mori tjetër rrjedhë dhe Beatrix u dashurua me Donaldin, një histori që u shigjetua pa fund nga publiku, duke e shndërruar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix si më të komentuarin dhe çiftin Donald-Beatrix, më të urryerin.

Lexo edhe:

Pas 25 vitesh, “Kënga Magjike” ndryshon rregullat
Fabjola kushërira e tij? Reagon për herë të parë regjisori Eduart Grishaj
U eliminua në nominim kokë më kokë me Moza Ahmetin, Adioni thirrje produksionit që ta rikthejnë në Fermë
Festë në familjen Jashari, fejohet nipi i komandantit legjendar, kush është vajza që i ka “rrëmbyer zemrën” Adem Jasharit të ri?

Lidhja e tyre brenda shtëpisë pati mjaft turbulencë, aq sa Donald u lodh nga ankesat e saj për ta pasur Beatrixin në qendër të vëmendjes, duke i kërkuar të bëhet më e fortë dhe të bëjë lojën e saj, pasi “unë kam vetë nevojë për psikolog pasi s’jam robot”, ishte një nga shprehjet e tij.

E sikur të mos mjaftonte kjo ftohje, Beatrixi u eliminua nga loja, që më pas nga banorët e tjerë si Ilir Shaqiri, u komentua si mungesë e lojës nga ana e saj, duke u shndërruar në një mbështetëse të Donaldit. Ndërkohë që kur doli nga loja, gjatë natës së spektaklit, opinionisti Arbër Hajdari i kërkoi të qëndrojë me kokën lart dhe jo si pulë e lagur, pasi ajo s’ka bërë asgjë të keqe, përveçse ka dashuruar.

Ndërkohë, të gjithë menduan se pas daljes së saj nga shtëpia VIP, Donaldi do të shkëputej prej saj, por nga “Instagram” i tij që menaxhohet nga vëllai binjak, Romeo, erdhi sinjali se ai do të vazhdojë me Beatrix. Ky sinjal erdhi pas dobësisë së shfaqur nga vetë Donaldi në shtëpi ku shprehu merakun e tij për Beatrixin jashtë, pasi në takimin e daljes së saj nga shtëpia, ai e këshilloi të telefonojë Romeon nëse do të kishte ndonjë problem apo kërcënim për shkak të lidhjes së tyre.

E pas përfundimit të spektaklit, nuk pati asnjë reagim nga vetë Beatrix në rrjetet sociale pasi nuk u paraqit as në Fan Club dhe në spektaklin prime të së martës, pasi u tha se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Nuk vonoi dhe në llogarinë zyrtare të Donald Veshajt në “Instagram”, u publikua një fotografi me një dedikim për Beatrix.

“Që të shohësh ylberin, duhet të presësh shiun”, shkruhej në fotografinë ku duken të dy pranë njëri-tjetrit, ndërsa shtohej “Qëndro e fortë dashuria ime!”. Këtë dedikim mendohet ta ketë bërë vëllai i Donaldit, i cili menaxhon rrjetet e tij sociale që kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.
Ndërkohë, miq të afërt të saj si stilisti Niko Komani apo këngëtari Sabiani kanë treguar detaje rreth gjendjes së saj të rënduar psikologjike dhe se këngëtarja tashmë është drejt rehabilitimit.

Ndërkohë që nuk kanë mbetur pa reaguar nëna e saj Antigona dhe vëllai Alban Ramosaj. Nëna ka reaguar nëpërmjet publikimit të letrës së ish-lojtares së “Big Brother”, Neda Ballukut, me anë të së cilës i kërkonte Beatrixit të bëhej e fortë, sepse vetëm kështu do të sfidonte me kokën lart realitetin paragjykues.

Ndërkohë, burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin.

Arbana Osmani zbulon skemën e konkurrentëve: Ja kodi me familjarët për informacione nga jashtë
Kanye West në Tiranë, 10 mijë bileta të shitura në 2 orë
Ofendoi rëndë Arbana Osmanin, gazetari zbulon lidhjen e konkurrentes me Eduart Grishajn
Elijona dhe Klodi në një lidhje dashurie? Kapen mat bashkë në rrugët e Tiranës
Robert Berisha rikthen konfliktin me Tunën dhe zbulon prapaskenat në familje
TAGGED:beatrix ramosajbora zemanidonald veshaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Dashnia mbi të gjitha” Labinot Gashi i del në mbrojtje Beatrix Ramosajt, ja çfarë thotë për Bora Zemanin
Next Article Për shëndet të mirë/ Ushqimet që duhet të konsumoni patjetër çdo ditë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Fjalimi mes lotësh i Arbenit për të atin e ndjerë, Servet Pëllumbi: Na mësoi të jetojmë me ndershmëri!
Politikë
May 6, 2026
Livadhet e Ketit në Xibër, magjia e pranverës që duhet zbuluar tani
Vip Travel
May 6, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, ja parashikimi i motit për sot
Moti
May 6, 2026
Horoskopi 6 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
May 6, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Ku ka humbur Flori Mumajesi? Miku i artistit flet për largimin e tij nga tregu muzikor

May 4, 2026
Të famshëm

Selin Bollati dhe DJ Gimbo të lidhur para BBV 5? E zbulon kunata Greta Kazazi

May 4, 2026
Të famshëm

“I ruajta një vend bosh në premierë”, Ema Andrea prek me fjalët për vëllain e ndjerë

May 3, 2026
Të famshëm

Miri ndryshon qëndrim: Nuk dua që vajza ime të bëhet si Selin, pabesia e saj…

May 3, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?