Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Banori i BB VIP ka pasur lidhje paralele? Në Zvicër ishte i lidhur me gjermanen, në Shqipëri me pushime me shoqen e Adrolës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Tv Shows > Banori i BB VIP ka pasur lidhje paralele? Në Zvicër ishte i lidhur me gjermanen, në Shqipëri me pushime me shoqen e Adrolës
Të famshëmTv Shows

Banori i BB VIP ka pasur lidhje paralele? Në Zvicër ishte i lidhur me gjermanen, në Shqipëri me pushime me shoqen e Adrolës

Last updated: November 15, 2021 12:25
6 Min Read
SHARE
Banner

Prej disa javësh, Kledi Hysa, ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Modeli i njohur ka folur shumë pak në lidhje me jetën e tij private. Vetëm në një bashkëbisedim me Monikën në javën e parë të “Big Brother VIP”, ai tha se ka dikë jashtë, por që nuk foli shumë për të.

Por teksa javët kalojnë dhe ish-futbollisti duket se po afrohet më shumë me vajzat që ndodhen në këtë edicion të BB VIP, doli në skenë e dashura e tij gjermane, Haula.

Kjo e fundit ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku gjatë lidhjes “Skype”, foli për herë të parë në lidhje me marrëdhënien e saj me Kledin. Ajo gjithashtu foli edhe për eksperiencën e tij në shtëpinë e famshme dhe si po e shikon partnerin me vajzat.

Lexo edhe:

Kreshnik Spahiu shpërthen ndaj burrave shqiptarë: Janë injorantë, vishen si arabë
Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Nga politikani te analisti, gazetari zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?
Emra Brah vjen me “Shpirti”, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme

“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.

Ndërsa kur Haula u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat, ajo tha: “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.

Ndërkohë për përgjigjen e Kledit, “No commet”, ku ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje, e dashura e tij u shpreh se ata kanë gjashtë vite bashkë dhe është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.

“Ne kemi gjashtë vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo. Por le të ndalojmë te deklarata e saj se kanë gjashtë vite bashkë dhe dyshimi se Kledi ka mbajtur në lidhje paralele në fillimet e tij.

Kjo për faktin se në vitin 2016, pra, pesë vite më parë ai është përfolur për një romancë me një modele nga Shqipëria, Kristina Bakiun, shoqen e ngushtë të Adrola Dushit.

Ndërkohë në prill të atij viti, “Panorama Plus” publikoi lajmin e romancës së Kristinës me kushëririn të ish-burrit të Adrolës, Adisit, i cili dhe i kishte prezantuar.

Në kohën që doli lajmi, thuhej se ata kishin kohë që frekuentoheshin, ndërkohë që Kledi ishte në një lidhje po ashtu të re me gjermanen. Pesë vite më parë, pasi lajmi se Kristina (në atë kohë më aktive në jetën si modele) ishte e lidhur me një model që njihej më shumë jashtë Shqipërisë, Kristina reagoi, duke zgjedhur të mos i prishte Kledit me lidhjen e tij.

Modelja dhe ish-Miss Universe Albania 2013, Kristina Bakiu, u komentua jo pak në media për këtë lidhje dashurie shoqëruar me foto pushimesh së bashku.

Në lidhje me historinë për modelin shqiptar Kledi Hysa, i cili e zhvillonte karrierën e tij në Zvicër, njëkohësisht djali i hallës së bashkëshortit të modeles, Adrola Dushi, mikeshë e ngushtë e Kristinës, ajo tha: “Kledi është një mik i imi shumë i mirë, ai është kushëriri i Adisit, bashkëshortit të Adrolës dhe sa herë që vjen në Tiranë ne takohemi si miq. Ju e dini lidhjen time të ngushtë me Adrolën, atë e dua shumë si motër dhe si shoqe, nuk e dua si kunatë”.

Por komentuesit nuk e besuan këtë deklaratë, duke e konsideruar tipike të vajzave që duan të fshehin të vërtetën për një arsye që e dinë vetëm ato. Por ç’po ndodh me Kledin tashmë në shtëpi, modelin që nuk ka rrëfyer asgjë pikante nga jeta private, dhe është përpjekur të mbajë një figurë të pastër, duke u mjaftuar me dëgjimin e historive të konkurrentëve të tjerë.

Kujtojmë që Kledi ishte i preferuari i banorëve pak ditë më parë, ndaj “Vëllai i madh” i dha mundësinë e një darke, i cili zgjodhi ta shijonte me Beatrix Ramosajn. Por duket se Kledi ka një pëlqim për të, pasi në një bisedë me Donaldin dhe DJ PM ka thënë se ka dëshirë ta njohë këngëtaren dhe pak më shumë.

“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës!” është shprehur ai, teksa teleshikuesit janë habitur nga kjo deklaratë. Kjo pasi vetë Kledi tregoi pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë kur banorët kanë pyetur Beatrix nëse i pëlqen Kledi ajo tha “jo” pasi nuk është tipi i saj.

Mbetet për të parë sesi do të pritet nga e dashura gjermane kjo deklaratë e Kledit, apo ai është do tentojë të lidhet për lojë, pasi dihet që me kalimin e javëve gara bëhet më e fortë dhe personazhet duhet të kenë një histori brenda shtëpisë, pas së cilës të mbahen fort./Panorama/

Xheneta Fetahu aksidentohet në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar
Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat
Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda
Elijona dhe Klodi i japin fund lidhjes, ja lëvizja e fundit që vulosi gjithçka
Këngëtari shqiptar rrëfen çfarë i kanë thënë ish-krerët e UÇK-së gjatë takimit
TAGGED:Big Brother VIPkledi hysa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë ndodhi mes tyre? Pasi e zgjodhi që të luajnë çift, Iliri i tregon Sabianit defektin që ka (VIDEO)
Next Article Ndryshojnë rregullat/ Kush rinovon patentën në Shqipëri duhet të kalojë këtë test

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur
Aktualitet
September 28, 2026
Si do të ndryshojë gjendja financiare dhe dashuria për secilën shenjë të zodiakut nga tani deri më 4 tetor
Horoskopi
September 28, 2026
Mot me diell, rriten temperaturat e mesditës
Moti
September 28, 2026
Horoskopi 28 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 28, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre

September 19, 2026
Të famshëm

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

September 19, 2026
Të famshëm

Marin bëhet sërish baba, partnerja zbulon shtatzëninë e mbajtur të fshehtë për 9 muaj pas humbjes së foshnjës

September 18, 2026
Të famshëm

Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip flet ‘pa doreza’

September 18, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?