Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Artan Hoxha zbulon goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Artan Hoxha zbulon goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha
Aktualitet

Artan Hoxha zbulon goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Last updated: September 22, 2021 08:12
5 Min Read
SHARE
Banner

Prokuroria e Posaçme rrezikon të shkundë nga themelet politikën shqiptare. Teksa e gjithë vëmendja këto javë është fokusuar te Parlamenti i ri dhe përjashtimi i Sali Berishës, dje janë dhënë sinjale se mund të kemi zhvillime akoma dhe më të forta. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë disa vizita ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme dhe sipas burimeve po diskutohet për disa dosje tejet sensitive që do të kenë impakt publik kur të finalizohen. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili në bazë të burimeve të tij ka zbuluar detaje nga këto dosje duke deklaruar me bindje të fortë se po planifikohet arrestimi i disa ish-ministrave dhe ish-kryeministrave. Sipas tij i rrezikuar është dhe Sali Berisha. “BKH sapo ka ardhur.

Ka hetime dhe jam thirrur edhe unë për këtë gjë. Në pjesën që unë kam pasur dijeni kam ndihmuar. Dhe e di që ka hetime. Në hetimet që kam parë është hetim që synon të godasë shumë lart. Por mund të arrestojë politikanë të rëndësishëm, ish-kryeministër dhe ish-ministra. Por edhe Berisha nuk është i përjashtuar nga kjo punë. Por edhe këta që janë në detyrë nuk janë të përjashtuar. Ambasadorja po mbulohet që të mbrojë dhe të dëshmojë se prokurorët janë në rrugën e duhur. Ka hetime dhe frika është që më mirë të mos arrestohet një politikan pa prova, sesa e arreston dhe pastaj del i pafajshëm. Ambasada ka momente që e mbështet, se japin mbështetje financiare dhe me projekte, por nuk shkon dot me listë dhe t’u thotë arrestoni këta persona”, tha mes të tjerash Hoxha. Sipas tij, pritshmëritë kanë qenë të shumta për SPAK, por arrestimi i tyre do kohë. Gazetari deklaroi në studion e “Abc Neës” se do ketë zhvillime mjaft të bujshme.

“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH. SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë. Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra”, tha Hoxha.

Lexo edhe:

Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë

Dosjet e SPAK

Pak ditë më parë gazeta e bëri të ditur se vetëm këtë vit pranë kësaj prokurorie janë regjistruar 264 procedime, prej të cilave 218 janë dosje korrupsioni. Sipas burimeve, bëhet fjalë për padi kryesisht për tenderat. Shumë kompani që skualifikohen pa të drejtë nga gara, i drejtohen SPAK duke denoncuar shumë skandale abuzimesh. Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes ndodhi pikërisht përmes kësaj skeme. Kompania e skualifkuar bëri padi dhe në bazë të hetimeve u konfirmuan shkeljet. Kjo rrugë po ndiqet dhe me shumë tendera të tjerë me vlera qindra milionë lekë. Ajo që bie në sy është se pjesa dërrmuese e dosjeve kanë të bëjnë me korrupsionin dhe jo me krimin e organizuar. Ndërkohë ajo që u ka futur të dridhurat pushtetarëve është se pranë Byrosë së Hetimit janë stacionuar 3 hetues të FBI.

Vetë ambasadorja amerikane në një intervistë që dha së fundmi e konfirmoi këtë gjë, ndërsa bëri me dije se SHBA ka dhënë deri tani 4 milionë dollarë për forcimin e Byrosë Hetimore. “Deri tani, kemi kontribuar më shumë se 4 milionë dollarë në trajnime dhe pajisje. Mbështetja më e madhe sigurisht është me ekspertizë dhe ka të paktën 2 ose 3 ish-agjentë të FBI-së, ekspertë të vërtetë që kanë përvojë dhe ekspertizë praktike, që janë këtu, të lidhur me ambasadën dhe po ndihmojnë hetuesit e rinj të BKH-së, që të zhvillojnë të njëjtat shprehi, që të mund të jenë agresivë dhe që të jenë të aftë të kryejnë funksionet e tyre”, tha ambasadorja.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat
TAGGED:artan hoxhasali berisa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Mos më trego mua leshtë e kokës se të ngre në ajër”, plas keq mes vajzave në Përputhen: Do e nxirrni apo ta nxjerr unë këtë?
Next Article Vranësira dhe reshje lokale, njihuni me kushtet e motit për sot, ulen temperaturat

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat për sot
Moti
August 31, 2026
Horoskopi 31 gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
August 31, 2026
Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
Të famshëm
August 30, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil

August 22, 2026
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

August 22, 2026
Ekonomi

Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

August 22, 2026
Sociale

“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

August 20, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?