Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Abuzimi i 15-vjeçares në Mirditë, Turjan Hysko flet si një baba: S’dua ta rris me frikë vajzën time
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Abuzimi i 15-vjeçares në Mirditë, Turjan Hysko flet si një baba: S’dua ta rris me frikë vajzën time
Profili i VipaveTë famshëm

Abuzimi i 15-vjeçares në Mirditë, Turjan Hysko flet si një baba: S’dua ta rris me frikë vajzën time

Last updated: May 22, 2021 08:55
4 Min Read
SHARE
Banner

Turjan Hysko ka reaguar i revoltuar për ngjarjen në Mirditë, ku një 15 vjeçare u abuzua seksualisht nga pesë burra. Hysko, që pritet të bëhet së shpejti baba i një vajzë, shprehet se është i shqetësuar për fëmijën e tij që do të rritet në një shoqëri të tillë. Hysko thotë se nuk do ta rrisë me frikë vajzën e tij ndërsa shton se shumë prindër për arsye të ndryshme, refuzojnë të përballen me fëmijët e tyre duke zgjedhur heshtjen dhe për pasojë dhe dhunën.

Reagimi i plotë:

Dashtë Zoti, së shpejti do të jem baba i një vajze. Jam në një dilemë të madhe sesi duhet ta rrisim fëmijën tonë. T’i themi non stop, se duhet të ketë frikë nga gjithçka, nga shokët në klasë, nga ata që takon në lokal, nga ata që i shkruajnë në insta apo TikTok, nga shikimet e atyre në rrugë??

Lexo edhe:

Rikthehet Saimir Tahiri, ish-ministri ‘kampion’ paralajmëron rrëfime dhe dëshmi
Nga politikani te analisti, gazetari zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?
Emra Brah vjen me “Shpirti”, pas hiteve dhe bashkëpunimeve të suksesshme
Xheneta Fetahu aksidentohet në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

Mos duhet t’i mësoj bijës sime sesi të ketë kujdes me veshjen, mos të pijë shumë në një party se do abuzojnë çakejtë, të ketë kujdes kur të shkoj në Dhërmi, të mos përballet me një mashkull se nuk i dihet, çunat janë gjaknxehtë?

Po nëse i dashuri nga xhelozia i ulëret, e godet pastaj i lutet në gjunjë duke qarë me lot krokodili, ta bindë në heshtje të mbyllë gojën se i ka dashuria këto, meshkujt njësoj janë, ku do gjesh më mirë?!

A t’i them çdo ditë se duhet të mësojë 10 fish më shumë se meshkujt e klasës, se tregu i punës është diskriminues?! Apo nëse më thotë një ditë se burri i doli një idiot i dhunshëm, pijanec, t’i them që rri urtë se je me fat mor baba, e ke një burrë, mos na fëlliq të ndahesh tani! Shif ç’bëhet vërdallë, ka dhe më keq.

Jo! Jo! Jo!

Unë s’dua ta rris me frikë vajzën time. Frika pjell vetëm frikë dhe ndërtohet një vorbull që sjell veç errësirë. Unë dua që goca ime të jetë e lirë, të ketë guxim, të bëj gabime, të rrëzohet, të ringrihet, të vuaj për dashurinë. T qaj për një mashkull që mund t’i thyej zemrën. Ama ta zgjedh vetë dreqi ta hajë. Ta bëjë nga dashuria!

Por për tango duhen dy njerëz, duhet edhe djali…Unë e di që asnjë prind nuk e çon në mend që djali i vet të kthehet në një mostër që përdhunon vajza, që shantazhon fëmijë për t’i abuzuar seksualisht! Unë e di që shumë prindër për hir të jetës së vështirë, kushteve ekonomike, injorancës, padijes për botën komplekse që jetojmë etj refuzojnë të përballen me fëmijët e tyre, për t’i kuptuar, njohur, zbutur instiktet ose edukuar me durim, duke e zgjedhur heshtjen ose dhunën! Pasojat janë këto që po jetojmë…

Kur ti rrit një djalë të mirë, nuk i shërben vetëm vetes, i shërben shoqërisë, e bën botën një vend më të butë, më njerëzor. Hallet nuk mbarojnë prindër të dashur, por në një moment mendo, kur të ikësh nga kjo botë do të mbahesh mend si:

A) prindi i një pedofili, përdhunues fëmijësh?

B) Prindi i një djali që ju ul në gjunjë asaj vajze që vërtet e donte, i tha të dua dhe e trajtoi gjithë jetën si gjysmën e tioj më të mirë?

P.S Dhe mos harroni, nuk ka krijesa më magjike se vajzat dhe gratë.

S’ka krijesa më magjike se gratë dhe vajzët!

 

Ronela Hajati prek me rrëfimin e saj: Kam buzëqeshur edhe pse isha pa gjumë nga të qarat
Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”: Më kthen fëmijën që kam brenda
Elijona dhe Klodi i japin fund lidhjes, ja lëvizja e fundit që vulosi gjithçka
Këngëtari shqiptar rrëfen çfarë i kanë thënë ish-krerët e UÇK-së gjatë takimit
E papritur/ Ledri dhe Xhensila në krizë? Ja detaji që ngjalli dyshimet për ndarjen e tyre
TAGGED:Turjan Hysko

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Abortoi fëmijën dhe iku”, Getinjo rrëfehet si asnjëherë më parë për jetën personale
Next Article “S’jam zhveshur për klikime, por për Mozzik-un”, Loredana ka një përgjigje ndaj kritikave
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë
Aktualitet
September 27, 2026
Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Aktualitet
September 27, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
September 27, 2026
Horoskopi 27 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 27, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla

September 19, 2026
Të famshëm

Marin bëhet sërish baba, partnerja zbulon shtatzëninë e mbajtur të fshehtë për 9 muaj pas humbjes së foshnjës

September 18, 2026
Të famshëm

Si është raporti me Selin? Ish-banorja e Big Brother Vip flet ‘pa doreza’

September 18, 2026
Të famshëm

A janë ndarë Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj? Gazetari flet për raportin e dy artistëve

September 18, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?