Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Aktualitet

Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar

Last updated: August 31, 2026 12:56
6 Min Read
SHARE
Banner

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka zgjedhur ta prezantojë skemën e mbështetjes për startup-et si një histori suksesi.

Por ndërsa ministria flet për inovacion, teknologji dhe sipërmarrje, pikëpyetjet mbi mënyrën se si janë shpërndarë fondet publike mbeten në qendër të debatit.

Ku po shkojnë realisht paratë e taksapaguesve dhe sa transparent ka qenë procesi i përzgjedhjes?

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot
Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë
Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Në reagimin e saj të sotëm, Ibrahimaj u ndal te aplikantët që nuk janë përzgjedhur, duke u kërkuar atyre të provojnë sërish.

Ministrja foli për 1179 aplikime dhe për sipërmarrësit që, sipas saj, kanë kaluar “netë pa gjumë” duke punuar për projektet e tyre.

Ajo pranoi se mes aplikantëve ka zhgënjim dhe njoftoi hapjen e sesioneve të konsultimit për të gjithë ata që nuk janë përzgjedhur.

Por kjo deklaratë ngre një pyetje të thjeshtë: pse duhet të presë tani aplikanti për t’u ulur “ballë për ballë” me ekspertët për të mësuar se ku ka humbur pikë?

Nëse procesi ka qenë transparent, pse kjo transparencë nuk është bërë e plotë që në momentin e shpalljes së rezultateve?

Pse aplikantëve nuk iu vu në dispozicion pikëzimi i detajuar?

Dhe pse procesi i ankimit nuk u shoqërua, për secilin aplikant, me një shpjegim të qartë mbi kriteret ku projekti kishte humbur pikë?

“Provo përsëri” nuk është përgjigje për mungesën e transparencës.

“Sot dua të flas për Kreshnikun dhe për të gjithë ata që nuk dolën fitues. Dua të përqëndrohem tek 1179 aplikimet, pas të cilave ka njerëz, ka netë pa gjumë, ide të zhvilluara ndër vite dhe mbi të gjitha guxim për të filluar”, shprehet Ibrahimaj.

Ministrja deklaroi gjithashtu se 20 startup-e të shpallura fituese në vitin 2026 kishin aplikuar edhe më parë, duke argumentuar se ato kishin punuar me institucionet, kishin përmirësuar projektet dhe më pas kishin arritur të fitonin.

Ajo njoftoi se aplikantët e papërzgjedhur do të kenë mundësi të konsultohen me ekspertët për të kuptuar se “çfarë funksionoi dhe çfarë duhet forcuar”.

Por këtu qëndron edhe një nga paradokset e procesit.

Si mund të përmirësojë një sipërmarrës aplikimin e tij, nëse nuk ka marrë më parë një pasqyrë të plotë dhe të dokumentuar të mënyrës se si është vlerësuar?

Një konsultim pas rezultatit mund të jetë i dobishëm. Por nuk mund të zëvendësojë transparencën që duhet të shoqërojë vetë procesin e përzgjedhjes.

Pikërisht fituesit e përsëritur janë në qendër të pikëpyetjeve

Argumenti i ministres për 20 startup-et që kanë fituar pasi kanë aplikuar edhe më parë nuk e mbyll debatin. Përkundrazi, e rikthen atë te një prej çështjeve që Pamfleti ka ngritur prej 29 korrikut: përfituesit e përsëritur të fondeve.

Sipas krahasimit të listave zyrtare të viteve 2024, 2025 dhe 2026, kompani si, Axiom Breach, B2Balkan, Autokorrektori i Gjuhës Shqipe dhe Komuniteti figurojnë si fitues në të tre thirrjet.

Ndërkohë, MedWallet, VLEPA dhe subjekte të tjera rezultojnë në më shumë se një vit financimi.

Në raste të tjera të raportuara, ngrihet edhe pretendimi se i njëjti person dhe i njëjti NIPT janë financuar përmes emrave të ndryshëm projektesh.

Këto të dhëna, në vetvete, nuk provojnë abuzim. Por ato janë të mjaftueshme për të kërkuar një përgjigje të qartë nga institucionet: cilat kanë qenë rezultatet e financimeve të mëparshme dhe mbi çfarë baze janë konsideruar sërish konkurruese këto projekte?

22 milionë euro të financuara dhe 6 milionë të tjera në 2027
Ibrahimaj deklaroi se që nga viti 2022 janë financuar 22 milionë euro, ndërsa në buxhetin e vitit 2027 parashikohen edhe 6 milionë euro të tjera për startup-et.

Ministrja prezantoi gjithashtu planin për krijimin e Fondit Shqiptar të Inovacionit, me synimin që startup-et jo vetëm të nisin aktivitetin, por edhe të rriten.

“Granti ishte vetëm fillimi”, tha Ibrahimaj, duke premtuar se askush që guxon të ndërtojë një biznes inovativ nuk do të mbetet vetëm.

Por sa më e madhe të jetë shuma e fondeve publike, aq më e madhe është edhe nevoja për transparencë.

Nëse në pak vite janë shpërndarë dhjetëra milionë euro, publiku duhet të ketë mundësi të shohë qartë:

Cilat kompani kanë përfituar, sa kanë përfituar, sa herë kanë përfituar, me sa pikë janë vlerësuar, cilat kanë qenë kriteret, çfarë objektivash kanë realizuar dhe cilat kanë qenë rezultatet konkrete të financimeve të mëparshme.

Publiku nuk kërkon vetëm histori suksesi

Një sipërmarrës që nuk është përzgjedhur mund të këshillohet dhe mund të aplikojë përsëri. Kjo është normale.

Por pyetja që kërkon përgjigje nuk lidhet vetëm me ata që humbën.

Ajo lidhet mbi të gjitha me ata që fituan.

Sepse kur bëhet fjalë për fonde publike, nuk mjafton të thuhet se një projekt ishte më i mirë se një tjetër. Duhet të tregohet pse ishte më i mirë.

Dhe kur një subjekt rikthehet në listën e përfituesve, pyetja është edhe më e drejtpërdrejtë: Çfarë rezultatesh ka prodhuar me financimin e mëparshëm dhe pse meriton një financim të ri?

Këtyre pyetjeve ministrja nuk iu përgjigj sot në mënyrë të detajuar.

Në vend të kësaj, publikut iu tregua historia e aplikantëve që nuk fituan dhe iu ofrua mundësia për të provuar sërish.

Por transparenca nuk duhet të nisë pasi një sipërmarrës humbet. Ajo duhet të nisë që në momentin kur paratë publike ndahen.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
“Jam Bashkim Ulaj, më sill 100 mijë euro”, të rinjtë mashtrojnë kambistin përmes AI
Mbi 31% interesi i kredisë, por IUTE ankohet se mediat po i largojnë klientët
Iute Albania fitime kolosale në Shqipëri, nuk do i besoni shifrat
‘Ishim 7 veta, dikush na u afrua dhe ofendoi njërin nga nëna’, dëshmia e shokut të portugezit të vrarë në Ksamil
TAGGED:Delina Ibrahimaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Next Article Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat për sot
Moti
August 31, 2026
Horoskopi 31 gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
August 31, 2026
Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
Të famshëm
August 30, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

August 22, 2026
Ekonomi

Kredo.al 11-fishoi brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI

August 22, 2026
Sociale

“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare

August 20, 2026
Ekonomi

Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa

August 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?