Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Donte të ndryshonte botën me shpikje vendimtare për mjekësinë, humb jetën në moshë të re biznesmeni shqiptar
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Donte të ndryshonte botën me shpikje vendimtare për mjekësinë, humb jetën në moshë të re biznesmeni shqiptar
Aktualitet

Donte të ndryshonte botën me shpikje vendimtare për mjekësinë, humb jetën në moshë të re biznesmeni shqiptar

Last updated: August 15, 2026 12:54
5 Min Read
SHARE
Banner

Donte të ndryshonte botën me shpikje vendimtare për mjekësinë, iku papritur në moshë fare të re biznesmeni nga Puka

Biznesmeni 35 vjeçar Arlend Prend Gjoni (nga Berisha) ka ndërruar jetë papritur në moshë ende të re pas një ataku kardiak që e goditi papritur.

Arlend Gjoni, një jetë e shkurtër, një vizion i madh!

Lexo edhe:

Përplasja me Edi Kuçin, gjykata merr tjetër vendim për Jozin
Zjarri shkrumbon dy banesa në Laprakë, nëna me katër fëmijë mbetet në qiell të hapur
Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Bela do ta fitojë gjyqin
Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

Arlend Gjoni i njohur si Ledi, u nda nga jeta nga një atak kardiak, në moshën vetëm 35-vjeçare, shumë herët për një njeri që kishte ende kaq shumë ide, plane dhe ëndrra për të realizuar.

Si emigrant, ai e ndërtoi vetë rrugëtimin e tij, duke punuar, krijuar dhe investuar. Fitimet që arriti nuk i konsideroi vetëm si pasuri personale, por i riinvestoi në ide, teknologji dhe inovacion, duke besuar se kapitali më i vlefshëm është ai që krijon diçka të re.

Arlendi kishte një nuhatje të fortë për biznesin, por mbi të gjitha kishte vizion. Ai nuk kërkonte vetëm të krijonte një biznes të suksesshëm, dëshironte të kontribuonte në diçka që mund të ndryshonte mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe trajtohen në të ardhmen.

Ledi u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend që i hap dyert inovacionit, ai bashkëpunoi me shkencëtare nga më të miret në botë dhe bashkëthemeloi Prepaire Labs, si bashkëthemelues ai u bë pjesë e një prej projekteve më ambicioze në fushën e bioteknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Kompania po zhvillon një teknologji të quajtur GenetiQ Digital Twin: një model dixhital dinamik të biologjisë së individit, që ndërthur të dhëna gjenetike, metabolike, klinike, imazherike dhe biometrike.

Qëllimi është që mjekësia të mos presë vetëm shfaqjen e sëmundjes, por të mund të identifikojë më herët rreziqet, të parashikojë trajektoren e shëndetit dhe të ndihmojë në personalizimin e trajtimit.

Kjo ishte pikërisht filozofia e Arlendit: të shikonte përtej së tashmes. Ai besonte se teknologjia dhe inovacioni mund të ndryshonin botën dhe, edhe pse jeta e tij u ndërpre shumë herët, ai arriti të linte gjurmë në një projekt që synon të ndryshojë vetë mënyrën se si mendojmë për shëndetin dhe sëmundjet.

Në vetëm 35 vite jetë, Arlend Gjoni dëshmoi se nuk është gjithmonë koha ajo që përcakton madhësinë e një njeriu, por ideja që lë pas, guximi për ta ndjekur dhe ndikimi që ajo mund të ketë te të tjerët.

Ai donte të ndryshonte botën.

Dhe në mënyrën e tij, ia doli.

Shprehim ngushëllimet tona familjes Gjoni, humbja e tij nuk është vetem e juaja, por një humbje për të gjithë botën.

Emiratet revolucionarizojnë shëndetësinë me inteligjencën parashikuese, pjesë e projektit, shqiptari Arlend Gjoni.

Emiratet e Bashkuara Arabe po revolucionarizojnë shëndetësinë me inteligjencën parashikuese, teksa pjesë e këtij revolucioni është dhe shqiptari Arlend Gjoni.

UAE po ndërmerr hapa të mëdhenj drejt transformimit të sistemit shëndetësor, duke kaluar nga trajtimi tradicional i sëmundjeve drejt parashikimit dhe parandalimit të tyre përmes teknologjisë moderne dhe analizës së avancuar të të dhënave.

Një nga iniciativat më inovative vjen nga laboratori “Prepaire Labs”, me bashkëthemelues shqiptarin Arlend Gjoni, i cili po përdor inteligjencën artificiale dhe analizat gjenetike për të identifikuar rreziqet shëndetësore tek individët para se simptomat të shfaqen.

Në një intervistë speciale për “Forbes Middle East”, në samitin katër ditor “Make it in UAE” në Abu Dhabi, Gjoni u shpreh se inteligjenca biologjike do të jetë e ardhmja dhe ndryshimi i kujdesit shëndetësor në mbarë botën.

Sipas Gjonit, teknologjia e re mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve kronike, si diabeti, problemet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit, duke u dhënë pacientëve mundësinë për trajtim më të hershëm dhe më efektiv.

Emiratet kanë investuar fuqishëm në inovacionin mjekësor, me synimin për ta kthyer vendin në një qendër globale të teknologjisë shëndetësore. Përmes bashkëpunimit mes laboratorëve, spitaleve dhe kompanive të inteligjencës artificiale, vendi synon të ndërtojë një sistem shëndetësor më të shpejtë, më efikas dhe më të personalizuar për qytetarët.

Gjoni besonte se epoka e “mjekësisë parandaluese” tashmë ka nisur dhe se teknologji të tilla do të luajnë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës, uljen e kostove të trajtimeve mjekësore dhe jetëgjatësinë e njerëzimit.

Intervista e plotë:

Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve
Publikohen emrat e 44 restoranteve që tregtuan djathin me bakterin e rrezikshëm “Listeria”
Në Shqipëri lindin më shumë djem, por në vend ka më shumë vajza
Tragjedi për familjen shqiptare, motër e vëlla mes viktimave në Athinë
Defekt i rëndë, Tirana prej 7 orësh pa energji elektrike
TAGGED:Arlend Prend Gjoni

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Reshje shiu priten në disa zona të vendit! Ja si do të jenë temperaturat
Next Article Ina e “Përputhen”, në romancë të re pas ndarjes nga Kejsi?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pse burrat nuk i gjejnë kurrë gjërat që kërkojnë?
Kuriozitete
September 30, 2026
Kthjellime dhe vranësira, sa do të jenë temperaturat
Moti
September 30, 2026
Horoskopi 30 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 30, 2026
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
September 29, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Pediatria me pajisje të re për trajtimin e fëmijëve dhe mbrojtjen e personelit mjekësor

September 25, 2026
Aktualitet

Moda pulson art në London Fashion Week, Elton Ilirjani bëhet pjesë e skenës avant-garde

September 24, 2026
Aktualitet

“Ke takuar spiunë serbë në Rogner”, Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit

September 24, 2026
Ekonomi

Kursimtare apo me më pak para? Familjet me kryefamiljare gra në Shqipëri shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

September 24, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?