Mbetet vetëm të zbulohet data e premierës dhe emri i formatit, ndërsa pritshmëritë për rikthimin e Luizit janë më të larta se kurrë
Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në ekranin e Top Channel, këtë herë me një projekt të ri televiziv ku do të vijë në rolin e moderatorit.
I ftuar në emisionin “Fiks Fare”, Luizi u pyet nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu për formatin e ri që do të drejtojë. Ai zbuloi se emisioni nuk do të transmetohet çdo ditë, por një herë në javë, çdo të premte në mbrëmje, në orarin prime time.
“Unë do filloj një projekt që e kam pas gjithmonë ëndërr ta bëj. Do të jetë një herë në javë, të premten në darkë”, u shpreh Luiz Ejlli.
Më pas ai dha edhe më shumë detaje, duke treguar se bëhet fjalë për një spektakël argëtues me muzikë live dhe të ftuar të njohur.
“Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”, tha ai.
Edhe pse nuk zbuloi emrin e emisionit apo datën e saktë të nisjes, deklarata e tij ka ngjallur menjëherë interes të madh te publiku, i cili prej muajsh priste rikthimin e Luizit në ekran.
Ky do të jetë projekti i parë televiziv i Luiz Ejllit si moderator pas suksesit të jashtëzakonshëm që arriti me “Big Brother VIP Albania”, eksperiencë që e shndërroi në një nga personazhet më të ndjekur dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
