Një incident i rëndë ka tronditur zonën e Palasës në pikun e sezonit turistik, ku një jaht luksoz është kthyer në skenë të të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka vënë në lëvizje të menjëhershme strukturat e Policisë Kufitare dhe forcave speciale Delta Force, të cilët kanë arritur të bllokojnë mjetin lundrues dhe të ndalojnë autorët e dyshuar.
Sipas burimeve, dy personat kryesorë të ndaluar për ngjarjen janë Astrit Gjonpalaj, një ish-efektiv policie i kthyer në biznesmen të njohur dhe pronar i kompanisë së udhëtimeve “Globus Travel”, si dhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta.
Të dy dyshohet se kanë qenë në bordin e jahtit gjatë momentit të qitjes me armë. Pas incidentit, ata janë larguar nga mjeti lundrues me anë të një gomoneje, por janë kapur dhe shoqëruar nga forcat e rendit sapo kanë shkelur në tokë.
Pavarësisht ndalimit të shpejtë të autorëve dhe bllokimit të jahtit, grupi hetimor po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në përdorimin e armëve në një zonë bregdetare të mbushur me pushues. /Joq/
