Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Italia në alarm të kuq, 25 qytete përballen me temperatura ekstreme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Stil jetese > Moti > Italia në alarm të kuq, 25 qytete përballen me temperatura ekstreme
Moti

Italia në alarm të kuq, 25 qytete përballen me temperatura ekstreme

Last updated: August 2, 2026 08:14
3 Min Read
SHARE
Banner

Italia po vendos pothuajse të gjitha qytetet e saj kryesore nën alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 19 qytete nga veriu në jug, përfshirë Romën, Milanon, Venecian dhe Napolin, janë tashmë në nivelin më të lartë të alarmit. Deri të hënën, pothuajse të gjitha qytetet kryesore të vendit pritet të jenë në të njëjtin nivel rreziku.

Temperaturat arritën të shtunën në rreth 35 gradë Celsius në shumë zona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku prek jo vetëm grupet më të ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje kronike, por edhe njerëzit e shëndetshëm dhe aktivë.

Lexo edhe:

Vijon i nxehti në vend, ja sa shkojnë temperaturat sot
Moti sot/ Temperatura përvëluese deri në 41 gradë
Javë me temperatura ekstreme në Shqipëri: Të mërkurën, temperaturat mbi 42 gradë në hije
Kthjellime dhe temperatura të larta, në këto zona priten reshje lokale e të pakta

Sipas buletinit të fundit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, të publikuar të shtunën, deri të hënën rreth 25 nga 27 qytetet kryesore të vendit do të jenë në alarm të kuq.

Vetëm dy qytete pritet të mbeten në nivelin e dytë më të lartë, alarm portokalli: Reggio Calabria, në skajin jugor të gadishullit italian, dhe Messina, në ishullin e Sicilisë.

Ministria u ka bërë thirrje banorëve në zonat e prekura që të shmangin ekspozimin ndaj nxehtësisë dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit gjatë orëve më të nxehta, nga 11:00 deri në 18:00, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë shumë lëngje.

Temperaturat ekstreme po shkaktohen nga një anticiklon subtropikal me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili po forcohet mbi Detin Mesdhe.

Ndërkohë, zjarrfikësit në Greqi, Francë, Portugali dhe Spanjë vazhdojnë të luftojnë me zjarre që kanë përfshirë mijëra hektarë tokë.

Në Francë, rreth 2 mijë e 500 persona u evakuuan të premten në mbrëmje, 31 korrik, në rajonin juglindor të Varit, pasi një zjarr që ishte vënë nën kontroll për disa ditë u riaktivizua, sipas autoriteteve lokale.

Ndërkohë, një zjarr i madh në rajonin jugperëndimor të Gironde është vënë nën kontroll dhe rreth 200 mijë banorë të evakuuar kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në Greqi, qindra persona, kryesisht turistë, janë evakuuar me anije nga një qytet bregdetar në Beoti, i rrethuar nga një prej shumë vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin.

Në Spanjë, më shumë se 200 mijë hektarë tokë janë djegur gjatë vitit 2026, rreth pesë herë më shumë se mesatarja për këtë periudhë të vitit, ndërsa edhe në Portugali sipërfaqet e djegura janë mbi nivelet normale, sipas të dhënave të Bashkimit Evropian.

Ndryshimet klimatike po rrisin temperaturat në mbarë botën. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus, Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me një ritëm rreth dy herë më të lartë se mesatarja globale. Kjo po sjell më shumë valë të nxehti gjatë verës, presion më të madh mbi burimet ujore të Evropës dhe zjarre më të shpeshta e më intensive.

Ditëve super të nxehta po iu vjen fundi: Ja kur nis rënia e temperaturave
Shi dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot!
Temperatura të larta deri në 38°C/ Priten reshje të dobëta shiu në disa qarqe
Temperatura deri ne 38 gradë, parashikimi i motit për sot
Fenomeni “El Nino” kërcënon miliona njerëz
TAGGED:moti

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I nxehti afrikan ‘mberthen’ Shqipërinë, sa do të shkojnë temperaturat
Next Article Katy Perry nuk vjen vetëm në Sunny Hill, e shoqëron ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Defekti në linjën e ujësjellësit, UKT ndërhyn menjëherë! Kur pritet të rikthehet furnizimi në Daias dhe Lundër?
Aktualitet
August 13, 2026
Euro në rënie të lirë, zbret sërish drejt rekordit historik, luhatje edhe në monedhat e tjera
Ekonomi
August 13, 2026
Prindërit me fëmijë dhe gratë shtatzëna mund të përdorin linjën e dedikuar në aeroportin e Rinasit
Vip Travel
August 13, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 13, 2026

Lexo edhe:

Moti

Parashikimi i Motit: Temperatura të larta gjatë ditës, ja qytetet ku do të jetë më nxehtë!

August 4, 2026
Moti

Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, në mesjavë temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celsius

August 3, 2026
Moti

I nxehti afrikan ‘mberthen’ Shqipërinë, sa do të shkojnë temperaturat

August 2, 2026
Moti

Sot ditë e nxehtë, ja dy qytetet ku termometri pritet të shënojë 41 gradë

July 31, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?