Sot bëhen 30 ditë nga nisja e protestave në Tiranë, të cilat filluan për projektin e Zvernecit nga Ivanka Trump. Në prag të kësaj date, disa nga personazhet e njohur dhe influencerët që i janë bashkuar kësaj proteste që nga dita e parë kanë shkuar në Nartë, ku kanë parë nga afër peisazhet e natyrës dhe flamingot, të cilët janë kthyer edhe në simbol të protestës.
Mes tyre kanë qenë çifti Dojna Mema dhe Vlashent Sata, Fjoralba Ponari, Dea Mishel, Rizarta Hoxha, Dea Vieri, Fatma Haxhialiu etij. Qëllimi i këtij udhëtimi ka qenë vizita në vendin e origjinës që shkaktoi këtë revoltë dhe pasqyrimi i panoramave të bukura të natyrës që sipas tyre mund të humbasin nëse projekti merr jetë.






