Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se Arbana Osmani është larguar nga “Ferma VIP”. Dyshimet nisën pasi moderatorja mungoi në festën e fundit pas spektaklit, ndërsa vëmendje mori edhe dedikimi që ajo i bëri producentes Holta Dulaku, ku e cilësoi këtë eksperiencë si një kujtim të bukur.
Zërat u shtuan edhe më shumë pasi produksioni njoftoi se finalja e “Ferma Club” do të drejtohej nga Florian Agalliu. Megjithatë, duket se të gjitha këto kanë qenë thjesht rastësi. Sot, Arbana ka publikuar në rrjetet sociale promon e “Ferma Club”, duke etiketuar Florian Agalliun, ndërsa në një tjetër postim ka bërë të ditur se ndodhet me pushime.
Këto lëvizje duket se lidhen më shumë me planet personale të moderatores pas përfundimit të spektaklit sesa me një largim nga produksioni. Përkundrazi, burime pranë emisionit bëjnë me dije se bashkëpunimi i saj me produksionin pritet të vazhdojë edhe në sezonet e ardhshme.

