Një skemë e errët që prej kohësh dyshohet se funksionon në burgjet shqiptare po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa kanë dalë detaje të reja mbi hyrjet e vajzave të njohura të showbiz-it në ambientet penitenciare për takime speciale me të dënuar.
Sipas informacioneve të bëra publike, një nga mënyrat më të përdorura për të kaluar kontrollet është deklarimi i bashkëjetesës me personat që vuajnë dënimin. Vajza të njohura të botës së spektaklit dhe eventeve paraqiten përmes dokumenteve noteriale si partnere të të burgosurve, ndërsa në raste të tjera përdoren identitete të ndryshuara apo emra familjarësh për të shmangur verifikimet.
Gazetarët Flamur Vezaj dhe Elton Qyno kanë hedhur më shumë dritë mbi këtë fenomen, duke zbuluar detaje se si dyshohet të funksionojë rrjeti i hyrjeve të privilegjuara në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Një tjetër metodë që përmendet lidhet me futjen e tyre në burgje të kamufluara si asistente avokatësh, duke përfituar nga procedurat dhe kontrollet jo gjithmonë të rrepta në hyrje të institucioneve.
Madje, sipas informacioneve të diskutuara, për çdo hyrje dyshohet se paguhen shuma që variojnë nga 500 deri në 1 mijë euro, ndërsa pagesat mendohet se kalojnë në disa nivele brenda administratës së burgjeve.
