Brandi shqiptar Ola Foods shënoi një tjetër sukses me pjesëmarrjen në panairin më të madh të industrisë ushqimore, TuttoFood Milano 2026.
Pas pjesëmarrjes në panair, drejtori i eksporteve i kompanisë, Z. Luis Palluqi, ka folur për interesin që Ola Foods ka marrë nga tregje dhe partnerë të ndryshëm gjatë eventit më të madh të industrisë ushqimore në Itali. Ola Foods tashmë si një brand mesdhetar vijon të konsolidojë praninë e tij në tregun ndërkombëtar, duke marrë vëmendje të konsiderueshme në TuttoFood Milano 2026, një nga eventet më të rëndësishme të industrisë ushqimore.
Përfaqësues të kompanisë zhvilluan gjatë panairit takime me distributorë, partnerë dhe kompani nga vende të ndryshme të botës, duke prezantuar produktet dhe vizionin afatgjatë të Ola Foods në tregjet globale.
Drejtori i eksporteve i kompanisë, Z. Luis Palluqi, u shpreh se interesi i treguar gjatë panairit konfirmon rritjen e vazhdueshme të brandit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
“Takimet gjatë ditëve në TuttoFood tregojnë se Ola Foods po fiton një pozicion gjithnjë e më të rëndësishëm në industrinë ushqimore. Ka interes konkret nga tregje të ndryshme globale dhe kjo na motivon të vazhdojmë zgjerimin tonë ndërkombëtar,” deklaroi Z. Palluqi.
Sipas tij, pjesëmarrja në panaire të këtij niveli mbetet një nga elementët kryesorë të strategjisë së kompanisë për të ndërtuar partneritete afatgjata dhe për të hyrë në tregje të reja.
Aktualisht, Ola Foods është e pranishme në më shumë se 30 shtete dhe në 4 kontinente, ndërsa kompania synon të zgjerojë më tej rrjetin e saj global duke promovuar standardin dhe identitetin mesdhetar të brandit.
Pas suksesit në TuttoFood Milano 2026, Atlas Corporation ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ola Foods edhe në disa prej panaireve më prestigjioze të industrisë ushqimore, si SIAL Paris, Anuga dhe Gulfood.


