Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme.
Në zonat malore priten reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Edhe zonat e ulëta do të dominohen nga mot me reshje dhe kthjellime të pakta. Në zonat bregdetare moti do të jetë i ngjashëm, me reshje shiu dhe intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë, ndërsa era do të fryjë mesatare në bregdet.
Temperatura maksimale do të regjistrohet në Vlorë, Sarandë dhe Shkodër, ku termometri do të kapë vlerën 22 gradë Celsius.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.
