Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re
Aktualitet

Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

Last updated: March 12, 2026 11:59
7 Min Read
SHARE
Banner

Nga Genci Kodhejli

Prej kohëve të lashta shqiptarët, dhe jo vetëm ata, ruanin mënjanë ushqime të përgatitura për të mbijetuar për një kohë të gjatë, me synimin për t’u konsumuar gjatë dimrit, kur prodhimet e freskëta mungonin. Tradita lindte nga nevoja për t’u përgatitur për dimrat e gjatë dhe shpesh të ashpër, sidomos në zonat malore ku komunitetet mbeteshin të izoluara dhe natyra nuk ofronte mundësi prodhimtarie. Përmes tharjes, kriposjes e fermentimit, familjet krijonin e ruanin pastërmanë, petkat e roshnicat, turshinë e trahananë, reçelërat e glikotë, tëngjashme a të ndryshme nga njëra zonë e vendit në tjetrën. Një shprehje e mençurisë praktike të jetës, përgatitja dhe ruajtja e ushqimit për “një ditë të vështirë” ishte sa intuitive aq edhe e paevitueshme, në emër të mbijetesës dhe sfidave për vazhdimësi.

Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti sebota sa vjen e bëhet më e paparashikueshme, dhe se burimet thelbësore mbi të cilat varet mire-funksionimi i një vendi do duhet t’i nënshtrohen një ushtrimi e qasjeje strategjike për planifikim dhe përdorim po aq strategjik. Në këtë kontekst,energjia dhe siguria energjitike nuk është vetëm çështje ekonomike, por kthehet në çështje dhe imperativë të sigurisëkombëtare.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel

Pandemia COVID-19, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe luhatjet e forta të tregjeve botërore kanë treguarnë vijimësi se sa i brishtë është furnizimi me energji, veçanërisht për vende të vogla si ky i yni, që ndodhen në fund të zinxhirit të furnizimit global. Shumë vende europiane kanëreaguar mjaftueshëm shpejt (e të tjera pak ose aspak) dukerritur rezervat strategjike të naftës/gazit për të përballuar ndërprerjet e mundshme të furnizimit. Shqipëria, në këtëaspekt, mbetet ende shumë e ekspozuar. Ekonomia jonërelativisht e vogël, me sektorët e transportit, logjistikës, shërbimeve (përfshirë turizmin) dhe një pjesë e mirë e industrive, varen thuajse tërësisht nga importi i karburanteve. Nëse një krizë ndërkombëtare (të tilla nuk kanë munguar e me shumë gjasa nuk do mungojnë) do ndërpriste furnizimin për disa javë ose muaj, do passillte pasoja serioze si rritja emenjëhershme e çmimeve, mungesa në treg dhe presioni imadh mbi stabilitetin ekonomik të vendit.

Rrjedhimisht do ishte pikërisht tani koha më e mirë qëShqipëria të niste një projekt kombëtar ambicioz; krijimin e një rezerve strategjike të naftës e cila do të mbulonte nevojat bazë të vendit për 90 deri në 120 ditë konsum. Njësoj si zahiretë e lartpërmendura, ky nuk është një koncept i ri. Shumë vende të zhvilluara mbajnë të tilla rezerva strategjike,pikërisht për të përballuar kriza energjetike. Në momentin kur furnizimi ndërpritet, shteti aktivizon rezervën për të stabilizuar tregun dhe për të garantuar funksionimin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë nga shërbimet emergjente, transportin, ushtrinë dhe industritë kyçe.

Në këtë aspekt, Shqipëria ka një avantazh unik që nuk përmendet mjaftueshëm; një rrjet të gjerë tunelesh dhe strukturash nëntokësore, të ndërtuara gjatë komunizmit e të menduara për kohë lufte, teksa shumica prej tyre janë sot të braktisura ose të papërdorura. Pikërisht kjo infrastrukturë mund të shndërrohet në një aset strategjik për sigurinë energjetike të vendit.

Me investime të moderuara për adaptim teknik dhe për tëgarantuar standardet e sigurisë, një pjesë e këtyre strukturave mund të transformohen në depozita nëntokësore për rezervën strategjike të naftës. Avantazhi për përdorimin e këtyre strukturave nga pikëpamja strategjikë është tepër i qartë!Kosto shumë më e ulët për shpenzimin kapital të ndërtimit tëinfrastrukturës dhe një nivel shumë i lartë I sigurie fizike, për shkak të pozicionimit të nëndheshëm por edhe dizenjimit fillestar si struktura ushtarake të cilat do duhet të përdoreshin në kohë lufte.

Natyrshëm, infrastruktura është vetëm një pjesë e ekuacionit. Pjesa tjetër është krijimi i një mekanizmi financimi të qëndrueshëm. Një zgjidhje realiste do të ishte krijimi i njëfondi shtetëror të dedikuar për rezervën strategjike tëkarburantit, i cili mund të financohet përmes një kontributi shumë të vogël për litër karburant në treg, ose përmes një pjese të taksave ekzistuese mbi energjinë, me alokim tëdrejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit. Në vend që të përballet me një investim të menjëhershëm shumë të madh, shteti shqiptarmund ta blejë rezervën në mënyrë graduale të shtrirë përgjatë disa viteve, veçanërisht në periudha kur çmimet e naftës janë më të ulëta në bursat ndërkombëtare. Plani mund tëstrukturohej i fazuar, fillimisht me krijimin e një rezerve për 30 ditë konsum, më pas zgjerimin në 60 ditë, dhe në fund arritjen e objektivit strategjik prej 90 deri në 120 ditësh, me një kosto të përafërt që do të shkonte nga 450 deri ne 500 milion USD për gjithë projektin. Në këtë kuadër, është për t’u nënvizuar që deri më sot ka pasur disa tentativa ligjore dhe administrative (prej 2019-ës e deri në tetor 2025, kur ka dalëdrafti I fundit për konsultim publik) por kanë qenë kryesisht tëfokusuara tek mbajtja e rezervës në mënyrë indirekte nëmekanizma stoku ndërkombëtar apo duke angazhuar sektorin privat të furnizimit me karburant.

Në një botë që gjithmonë e më shpesh përballet me tensione gjeopolitike dhe ku zinxhirët e furnizimit mund të ndërpriten brenda natës, vendet që janë të përgatitura janë ato që planifikojnë paraprakisht e strategjikisht. Shqipëria, ironikisht,mund të kthejë një pjesë të trashëgimisë së saj më të diskutueshme, infrastrukturën e bunkerizur të së shkuarës, në një instrument modern të sigurisë kombëtare. Tunelet që dikur u ndërtuan nga frika e një lufte mund të përdoren sot për të mbrojtur vendin nga një tjetër rrezik, pasiguria energjetike për shkak të luftrave. Në këtë këndvështrim, rezervë strategjike e naftës nuk do të ishte një luks, por një element kyç i sigurisëkombëtare për stabilitetin ekonomik të vendit.

Ose e thënë fshatçe, një zahire energjitike për botën e re!

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin
Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore
Next Article Horoskopi 13 mars 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Valixhet gati? Një destinacion i ri ju pret nga Aeroporti i Tiranës
Vip Travel
October 28, 2026
Nis së shpejti “Big Brother Albania Vip 6″/ Ja disa nga emrat që përfliten si pjesëmarrës në spektakël
Tv Shows
October 28, 2026
Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Rajon
October 28, 2026
Parashikimi i motit, 28 tetor 2026. Ja kushtet atmosferike për sot
Moti
October 28, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken

October 23, 2026
Aktualitet

Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)

October 22, 2026
Aktualitet

“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve

October 21, 2026
Ekonomi

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

October 16, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?