Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026
Të famshëm

Dita Ndërkombëtare e Gruas: Top 100 Femrat Shqiptare të Vitit 2026

Last updated: March 8, 2026 21:14
6 Min Read
SHARE
Demo

Dua Lipa mbetet femra shqiptare më e kërkuar, më e ndjekur dhe më me ndikim në botë.

  • Dua Lipa renditet e para me 88.7 milionë ndjekës në Instagram, 11.2 milionë në TikTok dhe 49 milionë kërkime në Google.
  • Katër vendet e para i mbajnë këngëtaret globale shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max.
  • Në top 10 renditen gjithashtu Nëna Terezë (#5), Era Istrefi (#6), Mira Murati (#7), Loredana Zefi, Eliza Dushku dhe sipërmarrësja Krissy Cela. Pak më poshtë gjejmë kampionet olimpike Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi, dhe dizajneren Nensi Dojaka.

Më 8 Mars festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë rast, dua.com hulumtoi mbi 500 femra shqiptare nga e gjithë bota, duke analizuar kërkime në Google, ndjekës në Instagram e TikTok, si dhe arritje ndërkombëtare. Nga këto, u përzgjodhën 100 femrat më të suksesshme shqiptare për vitin 2026.

Femrat shqiptare janë prezente në çdo fushë – nga çmimet Grammy e Nobel, te medaljet olimpike, festivalet e Cannes-it dhe rolet në Hollywood. Si nga diaspora ashtu edhe nga vendlindja, ato përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në skenën botërore.

Lexo edhe:

Arjan Konomi për Bora Zemanin: Ka bërë pakt me djallin…
“Më kërkojnë shpjegime”, Miri tregon çfarë ndodhi me Ilir Vrenozin
“Do të të zhduk…”, plas sherri i madh i Mirit me Ilir Vrenozin! Dalin detajet
“Fitore e pamerituar, vetëm loja e krevatit!”/ Mateo i kundërvihet Selinës, fituesja: Më zhgënjeve, brenda thoshe ndryshe

Në vijim rendisim 100 femrat më të suksesshme shqiptare sipas kategorive.

Muzikë

Dua Lipa është e para në këtë kategori dhe në gjithë listën – fituese e çmimit Grammy, me mbi 88 milionë ndjekës në Instagram. Pas saj: Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max, kjo e fundit me hitin “Sweet but Psycho” që arriti #1 në 22 shtete.

Loredana Zefi ka ndërtuar karrierë të fortë në Austri, Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Era Istrefi këndoi himnin e FIFA World Cup 2018. Nga ana klasike, Ermonela Jaho u cilësua nga The Economist si “sopranoja më e admiruar në botë”, dhe Inva Mula i dha zërin Divës në filmin “The Fifth Element”.

Film & TV

Eliza Dushku kryeson kategorinë – e njohur për rolet në “Buffy” dhe “Dollhouse”, ajo renditet #9 në listën e përgjithshme. Masiela Lusha e dyta, e njohur si Carmen në “George Lopez”. Arta Dobroshi ka përfaqësuar kinemanë shqiptare në Cannes dhe festivale të tjera.

Blerta Basholli fitoi tre çmime në Sundance me filmin “Hive”, ndërsa Yllka Gashi u nominua për Oscar. Nga ekrani shqiptar, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani mbeten ndër prezantueset më të njohura.

Sport

Kosovare Asllani renditet e para në këtë kategori – me 205 ndeshje për kombëtaren suedeze, ajo është sportistja shqiptare më e njohur globalisht. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike të Kosovës në 2016, Distria Krasniqi mori medaljen e arit në 2020 dhe argjendin në 2024, ndërsa Nora Gjakova shtoi edhe një medalje ari. Lara Colturi, skitarja 18-vjeçare, po ngjitet shpejt në radhët botërore. Laura Fazliu fitoi medaljen e bronzit olimpik në Paris 2024.

Politikë & Histori

Nëna Terezë, fituese e Nobelit për Paqe, renditet #5 në listën e përgjithshme. Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës, dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga hapën rrugë për një gjeneratë të re liderësh femra. Nga historia, Mbretëresha Teuta mbetet simbol i rezistencës ilire ndaj Romës. Vlora Çitaku dhe Donika Gërvalla përfaqësojnë zërin diplomatik shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Modë & Modelim

Nensi Dojaka, fituese e çmimit LVMH 2021, renditet e para në kategorinë Modë & Modelim. Teuta Matoshi është bërë virale me fustanët e saj, ndërsa Emina Cunmulaj ka modeluar për Vogue dhe Elle dhe shërben si Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida. Angela Martini përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe 2010, Almeda Abazi ka arritur famë si modele dhe aktore në Turqi, dhe Rina Lipa po ndërton karrierën e saj si modele ndërkombëtare.

Influencer

Melimtx kryeson këtë kategori me 3.1 milionë ndjekës në TikTok me famën e saj sidomos në vendet gjermanofolëse. Brisida ka 2.3 milionë në TikTok, ndërsa Luana Vjollca mbetet njëra prej figurave më të njohura në ekranin shqiptar. Eva Murati, prezentuesja e UEFA Champions League, Ori Nebijaj, Valeria Aliti dhe Eni Koçi janë gjithashtu në listë.

Biznes & Akademi

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, renditet #7 në listën e përgjithshme. Krissy Cela, e listuar në Forbes 30 Under 30, ka ndërtuar biznesin e fitnesit EvolveYou me mbi $34 milionë të ardhura. Lea Ypi, profesoreshë në LSE, shkroi librin “Free” që u përkthye në mbi 30 gjuhë. Laura Mersini-Houghton njihet për teoritë e saj mbi multiversin, ndërsa Luljeta Lleshanaku është ndër shkrimtaret shqiptare më të lexuara jashtë vendit.

Metodologjia e Hulumtimit

Nga 300 milion të dhëna dhe mbi 500 nominime fillestare, u përzgjodhën 100 femrat shqiptare me prezencën më të lartë publike nga e gjithë bota, të ndara në 15+ kategori. Për bazë të rankimit u morën kërkimet në Google, ndjekësit në Instagram dhe ndjekësit në TikTok. Gjithashtu është krijuar edhe një vlerësim “Ambassador” të bazuar në çmime, tituj, rekorde dhe përfaqësime ndërkombëtare.

  • Google 40% – # kërkimet vjetore
  • Instagram 25% – # ndjekësve në Instagram
  • TikTok 15% – # ndjekësve në TikTok
  • Ambasadore 15% – sukseset dhe arritjet (çmime, tituj, rekorde)
  • Prania Online 5% – Prezenca në Social Media & Google

Vlerësimi i Ambasadores siguron që figurat historike, shkencëtare dhe sportive pa prani në rrjetet sociale të vlerësohen sipas arritjeve të tyre. Të dhënat u analizuan nga ekipa e dua.com në Shkurt 2026.

Screenshot
Miri reagon për herë të parë për takimin e Selin me të ëmën në BBVIP
Ngrihen tonet në “Ferma Vip”, Ermiona Lekbello i kujton Sonit përplasjen me Jonida Maliqin
“Nuk më është mbyllur plaga që kam pasur, s’mund të filloj diçka të re”, Indri i shuan shpresat Vanesës: Mendoj për djalin!
Nora Istrefi dhe Robert Berisha drejt ribashkimit? Ja si përgjigjet këngëtarja!
Selin flet për herë të parë pas fitores: Ja mesazhi që më preku!
TAGGED:Femrat shqiptare

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Lista: Vendet më të rrezikshme për turistët
Next Article Xhensila dhe Ledri kapen mat duke u puthur/ Vjen reagimi i Bes Kallakut

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm
Vip Travel
April 23, 2026
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
Kulturë
April 23, 2026
Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, Hita firmosi rreth 40 ndryshime!
Aktualitet
April 23, 2026
Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban
Ekonomi
April 23, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Aksidentohet këngëtarja, Tuna Sejdiu! Ja si raportohet gjendja e saj

April 20, 2026
Të famshëm

Nuk fitoi BBV5, reagon Miri: Fitorja e Selin, njësoj sikur të kisha fituar unë

April 20, 2026
Të famshëm

Rrëfehet gruaja e Mirit: Nuk jam mërzitur nga marrëdhënia e tij me Selin, më vjen keq vetëm për komentet dhe urrejtjen në rrjet

April 20, 2026
Tv Shows

Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij, moderatori në lot

April 19, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?