Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Sociale > Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë
Sociale

Qumësht me kimikate| Arben Ndreka i Lufrës përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE’së për bujqësinë

Last updated: January 15, 2026 16:59
5 Min Read
SHARE
Banner

Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës Lufra kanë në përmbajtje niseshte, qumësht pluhur, uji dhe sidomos vaj palme, madje aflatoksinë, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me natyrale dhe yndyrë qumështi natyral. Të njëjtin aktivitet kriminal kundër shëndetit të popullatës me qëllim fitimi ushtrojnë edhe kompanitë e tjera Erzeni, Mirel, Ajka, Gjirofarm etj.

Arben Ndreka është një nga bosët e “mafisë” së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Në të gjitha analizat e kryera nga gazetarët investigativ, produket e markës Lufra dalin më të kontaminuarat me kimikate. Analizat reflektohen edhe në denoncimet e qytetarëve. “Lufra” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët në rrjete sociale për qumësht të halluar me ujë, të skaduar dhe me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme kancerogjene.

Për të rregulluar paksa reputacionin dhe për t’u dukur më të besueshëm para shqiptarëve, kompania “Lufra” përdor si modele lopën Lara për të cilën shprehet se ‘është zonja më punëtore e fermës që sjell prodhim të freskët në tryezat tona’.

Lexo edhe:

“03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare
Ish-deputeti socialist bëhet babai i një djali, pas dy vajzave
Influencer me diplomë, tashmë ky profesion është edhe degë studimi në Universitet
93% e maturatëve ekselentë duan të ndjekin studimet e larta brenda vendit: Tri preferencat kryesore të të rinjve për vitin e ri akademik

Kontrollet e AKU, Lufra dhe Erzeni krime kundër shëndetit të shqiptarëve

Nga kontrollet e kryera në territorin e Vlorës, AKU ka zbuluar se produktet e kontaminuara i përkasin dy prej markave më të njohura në vend: Lufra dhe Erzeni. Nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Kjo substancë është e njohur për efektet e saj kancerogjene dhe gjenotoksike, veçanërisht të rrezikshme për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt të qumështit.

Miliona litra vaj palme në qumësht

Çdo vit, në Shqipëri, futet përmes pikave doganore, rreth 3 milionë litra vaj palme. Në vitin 2024, Shqipëria importoi një sasi galopante prej 2.9 milionë litrash vaj palme, që u përdor masivisht në industrinë e përpunimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij.

Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, kjo është një praktikë që po zëvendëson gjithnjë e më shumë përbërësit natyralë, në një përpjekje të industrisë për të përballuar mungesën e prodhimit vendas dhe kërkesën gjithnjë e më të lartë, sidomos gjatë sezonit turistik.

Ekspertët sinjalizojnë se rënia drastike e numrit të gjedhëve në vend ka çuar në një krizë të prodhimit të qumështit të freskët. Përballë kërkesës në rritje, sidomos në periudhat e fluksit turistik, industria ka zgjedhur rrugën më të lirë, por më të rrezikshme: shtesat artificiale.

Vaji i palmës, për shkak të kostos së ulët, përdoret për të rritur volumin e prodhimit dhe për të ulur çmimet. Por ky “kompromis ekonomik” sjell me vete rreziqe serioze për shëndetin publik, sidomos kur përdoret në mënyrë të fshehtë, pa transparencë në etiketim dhe pa kontrolle të mjaftueshme nga institucionet shtetërore.

Lufra përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e fondeve për bujqësi, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

Nga fondet për buqjësinë ka përfituar edhe Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, i skeduar për kos me fekale, mashtrim me pasoja të rënda dhe produkte skarco, bashkë pronarin e Lufra, Arben Ndreka, kompani të denoncuara herë pas here për mashtrim me produktet e bulmetit, për përzierje me vaji palme, niseshte dhe pluhur qumështi.

Rreth 800 mijë euro ka përfituar kompaniaLufra nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë. Rreth 600 mijë euro ka përfituar nga buxheti i shtetit. / Prapaskena/

Shqiptarët paguajnë rreth 100 euro për shërbimet celulare, Vodafone dhe One dyfishojnë fitimet
Pse gratë shqiptare po plaken më shpejt se burrat
 “Veshur me traditë”, eleganca e kostumeve shqiptare, që do të sjell freskinë, gjatë të nxehtit të verës
Doktor Edi, mjeku që shëronte zemrat e prindërve
Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri
TAGGED:kos lufraqumeshti lufra

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Luana drejt një romance të re? Ja detaji që po bën xhiron e rrjetit
Next Article Horoskopi 16 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Joz Marku sherr me Edin, dalin pamjet që hedhin dyshime të forta
Të famshëm
August 30, 2026
A do të jetë moderatore në Big Brother Vip Kosova? Jonida Vokshi tregon vendimin e papritur
Tv Shows
August 30, 2026
Olsa Muhameti tregon kur do të nisë Big Brother Vip Kosova këtë sezon
Tv Shows
August 30, 2026
Horoskopi i shtatorit/ Ja shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
Horoskopi
August 30, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?

June 11, 2026
Sociale

Fondacioni DOMI mbështet qindra familje në Shqipëri me rastin e Kurban Bajramit

May 27, 2026
Sociale

“Rossmann & Lala” tërheq nga tregu biskotat gjermane “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”

May 19, 2026
Sociale

Ola Foods tërheq vëmendjen në TuttoFood 2026, flet drejtori i eksporteve Z. Luis Palluqi

May 18, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?