Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Akuzë e re për Sali Berishën, Spartak Ngjela paralajmëron se janari dhe muaji shkurt mund të jenë ditët e dënimit…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Akuzë e re për Sali Berishën, Spartak Ngjela paralajmëron se janari dhe muaji shkurt mund të jenë ditët e dënimit…
Politikë

Akuzë e re për Sali Berishën, Spartak Ngjela paralajmëron se janari dhe muaji shkurt mund të jenë ditët e dënimit…

Last updated: January 13, 2026 11:05
7 Min Read
SHARE

Hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha po hyjnë në fazën përfundimtare. Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se janari dhe shkurti mund të shënojnë momentin e dënimit të tij në formë të prerë. Në analizën e tij, Ngjela flet për një proces penal që tashmë ka kaluar fazën politike dhe po shndërrohet në një çështje thelbësisht juridike, ku SPAK, sipas tij, është i vendosur të shkojë deri në fund. Thirrja e Berishës në Prokurorinë e Posaçme dhe sinjalet për akuza të reja ndaj familjes së tij, sipas Ngjelës, tregojnë se hetimi ka marrë një drejtim të pakthyeshëm. “A e mbani mend Saliun kur para një viti u kërkoi shqiptarëve me një klithmë prej të çmenduri që ata të armatoseshin? Beogradi ia kishte kërkuar. Tani kjo është vërtetuar nga shërbimet amerikane. Dhe tani kuptohet se Saliu ka dashur të sillte sërish në Shqipëri vitin 1997. Por Shqiptarët as që e përfillin fare. Po tani? Tani po kërkon me të gjitha mjetet t’i shpëtojë SPAK – ut. Por këtë e ka të pamundur. ASGJË nuk i bën dot Saliu SPAK – ut. Janari dhe muaji shkurt mund të jenë ditët e dënimit të tij në formë të prerë. Të shohim se si do të shkojë procesi i tij penal dhe, edhe për çështjen Partizani që sapo ka filluar. Por gjithsesi duhet ta vëmë në dukje se si do të ecë procesi penal, por shenjat janë se, përderisa, Saliu u thirr në SPAK para disa ditësh dhe kur doli ai foli pa përmbajtje për një akuzë të re që i ishte ngritur familjes Berisha, kuptohet se procesi penal kundër Berishës po ka një impenjim të plotë nga Prokuroria e Posaçme. Të shohim sepse çështja penale Berisha po kuptohet se ndërkohë ka hyrë në një proces penal historik”, shprehet Ngjela.

Plani i Ramës për t’i ‘lidhur duart’ SPAK

Gjithashtu Spartak Ngjela ka komentuar dhe lajmin se kryeministri Edi Rama po përgatit planin për izolimin e SPAK. Ngjela i quan lëvizjet e Ramës, të kota. Ngjela thekson se sado që të përpiqen politikanët shqiptarë për të mundur Amerikën, nuk e arrijnë dot, teksa këshillon Ramën që të marrë mësim nga historia dhe të largohet vetë nga politika, pasi ndryshe fundi i tij do të jetë jo i mirë. “Rama po kërkon të dobësojë SPAK. Domethënë kërkon të “mundë” Amerikën me kallashnikovët e Enver Hoxhës.. hahahahaha. Nuk kupton dot, që, ai vetë është vetëm te fjalët e kota që mezi i thotë. Ka pasur shumë diktatorë dhe pushtetarë të paaftë që nuk e kanë kuptuar dot që – është më mirë të ikësh pa pushtet, sesa të ikësh pa jetë”, shkruan Ngjela.

Lexo edhe:

Zi në familjen e Agron Shehajt! Deputeti humb njeriun e shtrenjtë
“Nipër për një ditë”, nisma e veçantë e të rinjve të Elbasanit që gëzuan zemrat e gjyshërve që jetojnë vetëm
Nga 300 apartamentet, te jahtet me shumicë: Anatomia e një trillimi politik
” Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja “shpërthen” ndaj Berishës

Kriza e opozitës po mban Ramën në pushtet

Demo

Avokati ka përshkruar dhe panoramën aktuale të politikës shqiptare si një realitet të ngrirë, ku pushteti është përqendruar te një forcë e vetme dhe opozita, sipas tij, është praktikisht e zhdukur. “Gjendja politike sot në Shqipëri është një demokraci pa opozitë dhe po kuptohet që ajo në këtë vlerë do të vijojë të jetë, sepse socialistët sot nuk kanë kundërshtar. Partia kundërshtare e Partisë Socialiste është partia Demokratike. Partitë e tjera nuk konkurrojnë dot për pushtet, sepse nuk kanë përqindje të lartë ne elektoratin e Shqipërisë. Kurse Partia Demokratike gjithashtu nuk ka vota për të ardhur në pushtet, sepse ajo nuk ka kryetar të dobishëm për politikën e Shqipërisë, ngaqë kryetari i saj Sali Berisha është i shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është arsyeja logjiko – politike që na thotë se Shqipëria sot është shtet me një parti dhe pa opozitë. Dhe kjo është gjithashtu edhe arsyeja që politika në Shqipëri ka ngrirë tek Partia Socialiste. Atëherë? Asgjë. Derisa kryetar i Partisë Demokratike të jetë një individ i cili është i shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, socialistët do të kenë një parti absolute në Shqipëri.

Po Partia Demokratike nuk e kupton dot këtë, që të nxjerrë një kryetar tjetër? E ngremë këtë si pyetje sepse një parti që në funksion të kryetarit të saj është përjashtuar politikisht nga Amerika dhe nga Bashkimi Evropian, nuk mund të konkurrojë dot për pushtet në Shqipëri. Dhe kjo është arsye e fortë sepse sot Shqipëria po kërkon të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Por… Duke u nisur nga të gjitha rrethanat e sotme të politikës në Shqipëri, kuptohet se demokratët nuk kanë forcë për të larguar nga kryesia e Partisë Demokratike Sali Berishën. Po Berisha nuk e kupton këtë? Për Berishën nuk mund të flitet më për politike, sepse përderisa po qëndron kryetar i Partisë Demokratike në një kohë që është i papranueshëm në Perëndim, kuptohet që ai nuk është me interesin e Shqipërisë në aktivitetin e tij. Po Partia Demokratike nuk e kupton që me Sali Berishën kryetar të saj, ajo parti është e izoluar nga Bashkimin Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ja, kjo është sot pyetja e të djathtës në Shqipëri, sepse pa forcën e Partisë Demokratike nuk ka asnjë forcë tjetër që të mundë Partinë Socialiste. Atëherë? Asgjë, sepse përgjigjja e pyetjes që bëmë është se, përsa kohë të jetë kryetar Sali Berisha, Partia Demokratike nuk ka asnjë mundësi që të vijë në pushtet. Atëherë përse po lufton Partia Demokratike? Për asgjë, sepse kështu siç është ajo po qëndron vetëm për të shpëtuar Saliun nga çështja penale që i është ngritur atij nga SPAK për korrupsion. Por na duhet të themi se kjo nuk është një politikë shteti dhe për shtetin, por është thjesht një politikë shpie dhe për shtëpinë tënde”, tha ai.

Sara Mila: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës!
‘Hijet’ e një SKANDALI/ Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të BIZNESMENIT Salillari!
Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut!
Gratë sipërmarrëse, kyçe në transformimin Europian të Shqipërisë
GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku!
TAGGED:spartak ngjela

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Është mashkulli i ËNDRRAVE…”/ Selin i drejtohet Malit: Kur të krijoj romancë me Mirin…
Next Article Këngëtarja e njohur jep lajmin e trishtë, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

BKT pranon: Disa klientëve iu vodhën lekët në llogari, këshilla për qytetarët
Ekonomi
January 13, 2026
Blero i jep fund beqarisë për herë të tretë, detaje nga ceremonia
Të famshëm
January 13, 2026
Alternime kthjellimesh e vranësirash… parashikimi i motit për sot
Moti
January 13, 2026
Horoskopi 13 janar 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj
Horoskopi
January 13, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Debate deri në 3 të mëngjesit, votohet buxheti, falja e taksave të bizneseve dhe rivlerësimi i banesave

November 20, 2025
Politikë

“Nuk më ndal njeri që të bëj atë që kam ndarë mendjen”/ Rama: Fiksimi im është…

November 16, 2025
KulturëPolitikë

A u frymëzua Rama nga libri i tij? Blushi: Diellën e parashikova një vit para lindjes

November 14, 2025
Politikë

Të kapur për krahu, Rama dhe Meloni zbresin një e nga një shkallët në Villa Doria Pamphili

November 13, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?