Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një lëvizje të papritur në rrjete sociale, e cila ka ngritur pikëpyetje të shumta nga fansat.
Së fundmi, ajo ka hequr nga lista e shoqërisë në Instagram tre miqtë shumë të afërt të saj, si Fjoralba Ponari, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.
Ky veprim i Einxhel ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe spekulime të shumta mes ndjekësve dhe mediave rozë.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar Graciano Tagani, i cili përmes një InstaStory ka publikuar një mezhazh që u intepretua si një përgjigje ndaj ngjarjes.
“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, shkroi ai, pa dhënë emra apo sqarime.
Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca deri më tani nuk kanë reaguar, ndërsa Einxhel Shkira ka mbajtur po ashtu heshtje.


