57% e popullsisë në Shqipëri jeton në banesa të mbipopulluara. Ky realitet, që prek mënyrën se si shqiptarët jetojnë, punojnë dhe rrisin familjet e tyre, flet qartë për një sfidë të thellë sociale dhe ekonomike.
Nëse krahasojmë, me vendet e Bashkimit Europian, diferenca është e ndjeshme. Mesatarja e BE-së në vitin 2024 qëndron në 17%, një nivel shumë më i ulët sesa ai i vendit tonë. Edhe shtetet që tradicionalisht përballen me vështirësi në strehim, si Rumania, Serbia e Turqia mbeten ndërmjet 38 dhe 47%.
Në anën tjetër Qipro, Malta dhe Hollanda janë shtetet, ku mbipopullimi në banesa prek deri në 5% të familjeve, që rezultojnë shtete me politikat e qëndrueshme të strehimit dhe standardet e larta të mirëqenies.
Edhe të dhënat e Censit e thellojnë krizën e mbipopullimit në banesa në Shqipëri, ku mbi 67 mijë familje me 5 ose më shumë anëtarë jetojnë në sipërfaqe 40-70 m², ndërsa gati 40 mijë të tjera jetojnë në shtëpi 70-100 m².


