Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25%
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Vip world > Vip home > Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25%
Vip home

Nuk ndalet rritja e qirave, në disa zona çmimet për vitin 2026 shtrenjtohen deri në 25%

Last updated: April 14, 2026 07:01
3 Min Read
SHARE
Banner

Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion. Për muajin mars, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i qirave ka dhënë ndikimin kryesor në inflacion, me 0.95 pikë përqindje, nga 2.6% që u rrit inflacioni në total. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet e pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje. Një vëzhgim i bërë nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kanë shënuar tendencë rritëse.

Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga 500 deri 1,000 euro, krahasuar me 500–800 euro vitin e kaluar. Çmimet maksimale janë rritur deri në 25%. Rritje ka pasur edhe për apartamentet 1+1 në zonën e Liqenit, ku agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme raportojnë se çmimet maksimale kanë arritur deri në 1,500 euro në muaj, nga 1,300 euro në vitin 2025. Qiratë janë shtrenjtuar 15%.

Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë për vitin 2025 varionin nga 500 deri në 800 euro në muaj. Për 2026, në rrugën e Kosovarëve, apartamentet 1+1 (përfshirë post parkimi) kanë arritur 900 euro. Për apartamentet 2+1, çmimet pa përfshirë postin e parkimit arrijnë 1,000 euro, ndërsa me post parkimi luhaten deri në 1,200 euro. Vjet, çmimi maksimal në këtë zonë ishte 1,100 euro. Sipas agjentëve imobiliarë apartamentet e vëna në dispozicion me qira me këto çmime janë prona me mobilim bashkëkohor dhe në ndërtime të vitit 2025.

Lexo edhe:

Temperatura deri në 40 gradë, si parashikohet moti sot
Temperatura të larta dhe alternime vranësisrash, ja si pritet të jetë moti për ditën e sotme!
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Parashikimi i motit për këtë të martë në vend!

Periferia vijon të mbajë çmime të ngjashme si vitet e mëparshme. Në zonën e Freskut, apartamentet 1+1 jepen me qira 380–400 euro, ndërsa 2+1 me qira 450 euro.

Agjentët imobiliarë shpjegojnë se rritja e çmimeve nuk është vetëm pasojë e kërkesës së lartë, por edhe e shfrytëzimit të pronave për qira afatshkurtër, që pakëson ofertën e disponueshme për qira afatgjata. Ky fenomen po shton presionin mbi tregun dhe pritet të ndikojë edhe në vitin 2026.

Sipas të dhënave nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht të listuara rreth 5200 njësi në vitin 2025, nga rreth një mijë që ishte kjo shifër në vitin 2021, kur është e dhëna e parë e disponueshme, me pesëfishim.

Ndërsa në total në të gjithë vendin ishin të disponueshme për vitin 2025 rreth 26,3 mijë apartamente të dhëna me qira afatshkurtër përmes platformave AirBnb (në total përfshihen edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Expedia). Në 2024 totali i apartamenteve ishte 21 mijë. Rritja rreth 25%./Monitor

Java nis me temperatura të larta, ja si parashikohet moti sot
Njihuni me 8 gjëra që duhet t’i hiqni nga shtëpia për më shumë qetësi dhe energji pozitive
Parashikimi i motit për sot, 23 gusht 2026
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Pas 7 vitesh rritje të pandalshme, çmimet e apartamenteve në Tiranë nisin të bien (Arsyet)
TAGGED:moti

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Parashikimi i motit 14 prill 2026. Si do të jenë kushtet atmosferike
Next Article Sulm kibernetik ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Probleme teknike në Albcontrol, TIA: Angazhim maksimal për normalizimin e fluturimeve, siguria mbetet prioritet
Vip Travel
August 28, 2026
Arbër Çepani dhe Rizarta Hoxha në një lidhje? Ja reagimet e tyre pas fotos në Barcelonë
Të famshëm
August 28, 2026
Rekord në historinë e Aeroportit të Tiranës, mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë
Aktualitet
August 28, 2026
Zjarri në hotelin “Brooklyn” në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Aktualitet
August 28, 2026

Lexo edhe:

Moti

Freskohet moti/ Temperaturat bien lehtë

August 17, 2026
Moti

Reshje shiu priten në disa zona të vendit! Ja si do të jenë temperaturat

August 15, 2026
Moti

Temperatura deri në 38 gradë, por në disa zona priten edhe reshje shiu

August 14, 2026
Moti

Vijon i nxehti në vend, ja sa shkojnë temperaturat sot

August 13, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?