Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ministrja Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali–Shqipëri, një urë e fortë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > Ministrja Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali–Shqipëri, një urë e fortë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian
Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali–Shqipëri, një urë e fortë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

Last updated: November 13, 2025 20:38
3 Min Read
SHARE
Banner

Në kuadër të Mbledhjes së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit.

“Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Lexo edhe:

Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, me sa shiten euro dhe dollari
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al, vuri në Linkedin foto të një personi tjetër

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se bashkëpunimi midis institucioneve si CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe SIMEST po ndërton ura të forta bashkëpunimi në fusha kyçe si kërkimi shkencor, inovacioni teknologjik, financimi i zhvillimit dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (SME).

Në këtë kuadër, ministrja nënvizoi edhe rëndësinë e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025, duke mundësuar bashkimin e periudhave të sigurimeve për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet. Deri më tani janë paraqitur rreth 1,500 aplikime, prej të cilave 700 janë përpunuar me sukses nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ibrahimaj bëri të ditur se këto marrëveshje tregojnë qartë vizionin tonë të përbashkët për një të ardhme europiane, për një ekonomi më të fortë, më inovative dhe të qëndrueshme.

“Shqipëria e konsideron Italinë jo vetëm si një partner strategjik, por si një vend mik e vëlla, që qëndron në krah të saj në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ynë i përbashkët është zgjerimi i urës tashmë të fortë dhe të sigurt midis Tiranës dhe Romës, që bashkon ndërmarrje, universitete, institucione, komunitete dhe qytetarë në familjen e madhe evropiane”, theksoi znj. Ibrahimaj.

Marrëveshja AIDA–SIMEST pritet të nxisë shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe projekteve të përbashkëta zhvillimi, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik, inovativ dhe teknologjik mes bizneseve italiane dhe shqiptare.

Dy të rinj vjedhin miliona lekë të shqiptarëve në Raiffeisen Bank! Taktika që përdorën
Çfarë po ndodh sot me kursin e këmbimit valutor? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
A ia vlen zhurma për bankën 100% digjitale? E testuam dhe kemi një përgjigje
Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën njëvjeçare

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Heidi Baci së shpejti me një libër të ri, tregon a do të kthehet në ekran
Next Article Horoskopi 14 nëntor 2025, çfarë parashikojnë yjet për ju

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ekspertët e kuptojnë se lidhja juaj ka marrë fund vetëm nga ky veprim
Kuriozitete
August 12, 2026
Deri në fund të verës, këto 4 shenja do të kenë gjetur dashurinë e vërtetë
Horoskopi
August 12, 2026
Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova
Tv Shows
August 12, 2026
“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!
Të famshëm
August 12, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Hidhini një sy këmbimit valutor për sot

July 20, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

July 18, 2026
Ekonomi

Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës Euro

July 16, 2026
Ekonomi

Rekord historik në Aeroportin e Tiranës, 322 fluturime brenda vetëm 24 orëve

July 14, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?