Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Publikimi i videos së vëllait të Gjestit, reagon ashpër Olti Curri: Ju që e xhiruat jeni përbindësha
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Uncategorized > Publikimi i videos së vëllait të Gjestit, reagon ashpër Olti Curri: Ju që e xhiruat jeni përbindësha
Uncategorized

Publikimi i videos së vëllait të Gjestit, reagon ashpër Olti Curri: Ju që e xhiruat jeni përbindësha

Last updated: September 28, 2025 09:19
7 Min Read
SHARE
Banner

Gazetari i njohur, Olti Curri, ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së një videoje të tmerrshme nga vendi i aksidentit në Pejë, ku shihet i lënduar rëndë Eldion Kelmendi.

Në një video në kanalin e tij në YouTube, Curri kritikon ashpër ata që kanë xhiruar dhe shpërndarë pamjet, duke i cilësuar si përbindësha dhe kriminelë për sjelljen e tyre.

Olti u shpreh: “Dua të flas dhe të thellohem për sa u përket përbindëshave të rrjeteve sociale. Njëherë mendova t’i quaj kafshë, por jo, janë përbindësha të rrjeteve sociale; njerëz që nuk duan t’ia dinë për fatkeqësinë e një të panjohuri ose një personazhi të njohur, por marrin telefonin dhe xhirojnë skena makabre duke i shpërndarë me Snapchat e rrjete sociale. Madje mua më sollën në inbox”.

Lexo edhe:

Kiara dhe Luizi në pritje të fëmijës së dytë? Përgjigjet moderatorja
Vesa Vllasaliu i kthen përgjigje ironike ndjekëses për mungesën e fotove me Mirlind Dakun
Kthesë e papritur në karrierën e Nora Istrefit!
Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova

“Ma sollën në inbox një pamje të tmerrshme të vëllait të Gjestit të gjakosur dhe mora vesh se shumë personazhe të tjerë të showbiz-it e kanë marrë këtë video dhe ka qenë një moment i tmerrshëm, një moment i cili tregoi edhe njëherë tjetër për gjarpërinjtë, për përbindëshat, për njerëzit e ulët. Nuk do të doja të them ‘fëmijë’, sepse qoftë fëmijë qoftë i rritur, kush e ka bërë një gjë të tillë, unë kam përshtypjen që duhet ndarë në qenie superiore dhe inferiore, dhe ato ishin qenie inferiore, të cilët në një rast aksidenti, kur një djalë që s’i ka mbushur 18 vjet aksidentohet, duhet të vijë ndihma e shpejtë, duhet të vijë policia, ambulanca, një ndihmë nga njerëz rreth e qark”, vazhdoi Olti.

“Unë nuk e di çfarë guximi, nuk e di çfarë budallëku, jo guximi sepse nuk duhet guxim për një gjë të tillë, e shtyn një njeri nga kulmi i injorancës, paditurisë, pandjeshmërisë. Nuk e di se në çfarë stallash është rritur ajo familje, por që të bëjë një video dhe ta postoje dhe t’ia shpërndaje gazetareve të njohur, te një djaloshi i shtrirë përtokë i gjakosur, pamje makabre.
Unë këtë profesion e bëj nga viti 2001, ndoshta jemi mësuar me gjithçka, por në rastin konkret askush nuk mendoi për familjen. Çfarë do të mendojnë ata kur të shohin këtë video, pasi të ketë mbaruar ceremonia mortore dhe të jenë vetëm e të izoluar mes katër mureve me dhimbjen e tyre? E keni menduar ndonjëherë se ndoshta do t’ju ndodhte juve një gjë e tillë dhe dikush do të shpërndante videon e vëllait tuaj apo një familjari tuaj?! Jo”, tha më pas ai.

Më tutje Olti shprehet: “Kur ndodhin aksidente të tilla, larg qoftë, nuk merret telefoni për të xhiruar, por rrihet në heshtje, përpiqet që të jepet ndihma, organizohet për të dhënë ndihmën e parë; kështu veprojnë njerëzit. Nuk e di si veprojnë përbindëshat, deri më erdhi në inbox një pamje e tillë dhe pashë se si veprojnë përbindëshat. Përbindëshat veprojnë kështu. Për çfarë? Kush je ti që xhiron? Ti je askushi, ti nuk je media; edhe sikur të ishte media, nuk lejohet nga ana etike, njerëzore, fetare.
Shoqëria shqiptare është e sëmurë. Unë kam përshtypjen që personat që e kanë shpërndarë atë video kanë dashur të kenë vëmendje, kanë dashur klikime: ‘shiko çfarë materiali kam unë për Gjestin’. Gjesti ka dalë nga Big Brother-i; Gjestit i është shembur bota. Gjesti tani është një njeri normal, nuk është më Gjesti me kupën e fitorese në dorë apo në garë. Ai është një njeri që është goditur nga fatkeqësia, ku e kishte pikën e tij më të vogël te vëllai i tij i vogël. Çfarë doni të thoni me atë video, përveçse jeni kriminelë? Po. Po ju që keni nisur atë video, që e keni bërë në radhë të parë, pastaj e keni postuar në Snapchat, pastaj e keni shpërndarë nëpër gazetarë të ndryshëm, ju jeni kriminelë, ju ose keni bërë krime, ose herët a vonë keni bërë krime. Por unë shpresoj që përpara se të bëni këto krime, Zoti t’ju paraprijë dhe të ndalojë dorën tuaj, sepse ju do të vazhdoni prapë këtë histori makabre, që është një gjë e jashtëzakonshme dhe është, një turp”.

“Unë shpresoj që personi që e ka bërë është një adoleshent i pashkolluar, i paformuar, injorant, dhe po ia lemë fajin familjes; mund të jetë një familje me dhunë. Unë mendoj më të keqen për familjen e atij personi, për atë person që e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam të drejtë të mendoj se ai është një person i dhunuar nga i ati, nga e ema; nuk e di se çfarë situate. Çdo gjë mund të mendoj për një adoleshent që ka këtë edukatë. Një njeri që s’ka parë derën e shkollës, një njeri injorant që s’ka lexuar një libër, që s’ka parë një film, që s’di asgjë, vetëm të përdorë Snapchatin dhe rrjetet sociale. Unë kam të drejtë të mendoj se kemi të bëjmë me kulmin e injorancës njerëzore dhe për fat të keq ne u njohëm me këtë kulm pikërisht në një tragjedi të madhe për një njeri, mbi të gjitha me pas një personazh, një këngëtar që e njohëm më gjatë. Kjo që ka ndodhur me videon e shpërndarë të vëllait të Gjestit të gjakosur për tokë, gjeruar në momentin që ai kishte nevojë për ndihmë, por para se të marrë ndihmën, ju keni menduar ta xhironi, tregon edhe një herë tjetër se këtë veprim e ka bërë një dorë kriminale, një dorë që shpresoj edhe njëherë tjetër që Zoti ta ndalë dhe të mos ketë më shansin që të bëjë video të tilla. Po përdor shprehjen e popullit që thotë: ‘Tu thaftë dora’”, përfundoi Olti.

Në reagimin e tij, Curri kërkon përgjegjësi morale dhe etike nga qytetarët dhe nga ata që disponojnë pamje të tilla, duke i bërë thirrje medias dhe ndjekësve të mos riprodhojnë materiale që i sjellin dëm familjeve të viktimave.

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!
Eklipsi total i Diellit, sot spektakli astronomik që magjeps botën: Ja sa do të shihet në Tiranë
Gjesti surprizon me ndryshimin e papritur në pamje! Nuk do ta njihni
I doli në krah protestës, Egla Ceno reagon ashpër pas komenteve në rrjetet sociale
5 mijë euro për Roelin nga Labinot Tahiri dhe 2 Ton, Selvije Jao: Jam e lumtur që nuk është vetëm!
TAGGED:Eldion KelmendiKryesoreolti curri

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Njollat e vështira të vajit do të zhduken nga rrobat me vetëm dy përbërës kuzhine
Next Article Shmanget tragjedia në TKOB, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë pasi tenori italian harroi ta priste

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Maroku heq vizat për shtetasit shqiptarë, ja kur hyn në fuqi vendimi
Vip Travel
August 14, 2026
Dy rrota për të zbuluar Parisin, një trend që po rritet
Vip Travel
August 14, 2026
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Shëndeti
August 14, 2026
Temperatura deri në 38 gradë, por në disa zona priten edhe reshje shiu
Moti
August 14, 2026

Lexo edhe:

Profili i Vipave

Pas ndarjes së bujshme, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso shfaqen së bashku

August 10, 2026
Të famshëm

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë? Ky detaj i jep fund aludimeve

August 10, 2026
Të famshëm

Vazhdon suksesi i Olsi Bylykut me “Lule Mali”, 40 milionë klikime në vetëm 8 muaj

August 9, 2026
Profili i Vipave

Afrona në pritje të ëmbël, jep lajmin e bukur në ditëlindje

August 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?