Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kuzhinierët e Mbretit Charles u përplasën me bodigardët e Donald Trump? Media britanike zbulon prapaskenat nga darka mbretërore
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Botë > Kuzhinierët e Mbretit Charles u përplasën me bodigardët e Donald Trump? Media britanike zbulon prapaskenat nga darka mbretërore
Botë

Kuzhinierët e Mbretit Charles u përplasën me bodigardët e Donald Trump? Media britanike zbulon prapaskenat nga darka mbretërore

Last updated: September 21, 2025 12:46
4 Min Read
SHARE
Banner

Media e njohur britanike, “Daily Mail ka zbuluar disa nga prapaskenat e një përplasje interesante mes shefave të kuzhinës në Kështjellën mbretërore Windsor dhe Shërbimin Sekret të SHBA, gjatë darkës luksoze të organizuar nga Mbreti Charles III për pritjen e presidentit Donald Trump në Britani.

Kjo darkë spektakolare e pa Trump-in dhe bashkëshorten e tij, Melania, të ulur në tryezën mbretërore me Mbretin Charles, Princin William dhe Princeshën Kate, të rrethuar nga dhjetëra drejtues të lartë biznesi dhe diplomatë nga të dy anët e Atlantikut.

Por teksa 160 të ftuarit VIP po shijonin një darkë me tre pjata në ambientet e rafinuara të sallës “St George” në Kalanë Windsor, tensionet “poshtë shkallëve” kishin filluar të zienin.

Lexo edhe:

90 sekonda errësirë! Vendet ku mund të shihet eklipsi diellor i 12 gushtit
Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij
Greqia ndalon monopatinat elektrike për personat nën 18 vjeç, sigurim i detyrueshëm për ato me qira
El Niño rikthehet në maj/ Çfarë pritet të ndodhë me motin?

Burime për Daily Mail kanë treguar se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit Sekret, që ishin caktuar për të mbrojtur Presidentin amerikan, kanë hyrë në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjen e ushqimit nga kuzhinierët mbretërorë, madje kanë provuar edhe ushqimet, gjë që disa prej kuzhinierëve e kanë ndjerë si ndërhyrje shqetësuese në punën e tyre.

Ndërsa të ftuarit nuk dinin asgjë, atmosfera në kuzhinë u bë shpejt e tensionuar dhe situata degjeneroi kur filluan ngritjet e zërit mes stafit të kuzhinës dhe agjentëve amerikanë të sigurisë.

“Darka ishte një sukses i jashtëzakonshëm në sallë, por pas kuintave pati një përplasje. Tensionet u ndezën midis kuzhinierëve që përgatitnin vaktin dhe ekipit të sigurisë amerikane që mbikëqyrte mbrojtjen e Presidentit dhe shoqëruesve të tij. Kuzhinierët, që po përpiqeshin të shërbenin tri pjata në mënyrë të përsosur, u frustruan kur agjentët amerikanë vazhdimisht kontrollonin dhe madje provonin ushqimet”, tha një burim nga Kështjella Windsor për Daily Mail.

Por, zyrtarët e Pallatit mohuan kategorikisht pretendimet për përplasje, duke i quajtur ato “plotësisht të pavërteta” dhe shtuan se marrëdhëniet me kolegët amerikanë ishin jashtëzakonisht të ngrohta dhe mbështetëse gjatë gjithë kohës.

Megjithatë burimi i Mail shtoi: “Ajo që filloi si bezdi e qetë, u përshkallëzua në një debat të nxehtë me zë të lartë nga të dyja palët”.

“U deshën disa minuta që të qetësoheshin gjakrat dhe që kuzhina të kthehej në ritmin e saj normal. Të ftuarit në sallë nuk e kuptuan kurrë çfarë po ndodhte, por në kuzhinë ishte e pamundur të mos e vëreje”, nënvizoi më tej.

Darka me tre pjata, e cila ishte shkruar në frëngjisht përfshinte:

*Fillestarja: Panna cotta me rukola nga Hampshire, me biskotë Parmesani dhe sallatë me vezë pëllumbi

*Pjata kryesore: Pulë organike nga Norfolk e mbështjellë me kungull të njomë dhe lëng erëzash të shijshëm me trumzë

*Ëmbëlsira: Akullore me vanilje në formë bombe me sorbet me mjedra nga Kenti dhe kumbulla të ziera.

Tavolina ishte zbukuruar me 1,452 copë takëme argjendi dhe pesë gota vere për secilin të ftuar.

Edhe pse Trump është i njohur si abstenues nga alkooli – për shkak të vdekjes së vëllait të tij, Freddie, nga alkooli në moshën 42-vjeçare, të ftuarit kishin mundësinë të shijonin një koktej special të quajtur “Transatlantic Whisky Sour”, që përfshinte Johnnie Walker, marmelatë, shkumë arrash pecan dhe një marshmallow të pjekur mbi një biskotë.

Për darkat shtetërore në Windsor, “koka” e tryezës 47 metra të gjatë ndodhet në mes. Mbreti Charles ishte pranë Trump-it, që ishte mysafiri i nderit dhe gjithashtu u ul pranë Princeshës së Uellsit, të cilën thuhet se e komplimentoi disa herë.

Përballë tyre ishin Zonja e Parë, Melania, e ulur mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit të Uellsit. Pamjet televizive tregonin që mbretërorët dhe familja Trump po kalonin mirë, teksa nuk ishin në dijeni për gjithçka që po ndodhte pas kuintave.

Izraeli do të organizojë festivalin me të madh të LGBTQ në Lindjen e Mesme
“Më shkatërrove jetën”, detaje të reja nga vrasja e trefishtë e shqiptarëve në Itali
Rritja e çmimeve të karburanteve, shoferët e transportit publik në Paris dalin në protestë
I kishte borxh një pasagjereje 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair
Askush s’shpëton, përveç tyre: Dy vendet e vetme “imune” ndaj bombës atomike
TAGGED:Mbreti Charles IIIPrincin William

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës
Next Article Mjeku zbulon mrekullinë në trupin e Charlie Kirk pas vrasjes së tij

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

I doli në krah protestës, Egla Ceno reagon ashpër pas komenteve në rrjetet sociale
Profili i Vipave
August 11, 2026
5 mijë euro për Roelin nga Labinot Tahiri dhe 2 Ton, Selvije Jao: Jam e lumtur që nuk është vetëm!
Të famshëm
August 11, 2026
Horoskopi javor: Këto shenja të zodiakut të përgatiten për një javë të çmendur!
Horoskopi
August 11, 2026
Nuk ndalet fundosja e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Ekonomi
August 11, 2026

Lexo edhe:

Botë

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur (Emri)

March 4, 2026
Botë

Zvicra në referendum për të përcaktuar një tavan për popullsinë: 10 milionë, jo më shumë

February 13, 2026
Botë

Influencerja 24-vjeçare gjendet e vdekur në banesën e saj

February 6, 2026
Botë

E pazakontë/ 4 dele regjistrohen në shkollë për të shmangur mbylljen e klasës

February 6, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?