Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: DOSJA/ Raiffeisen Bank pranon SKANDALIN: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë!
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ekonomi > DOSJA/ Raiffeisen Bank pranon SKANDALIN: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë!
Ekonomi

DOSJA/ Raiffeisen Bank pranon SKANDALIN: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme, por jemi viktimë!

Last updated: August 6, 2025 14:57
5 Min Read
SHARE

Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara.

Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit e saj ligjorë i kanë deklaruar këto të dhëna në një proces civil që po zhvillohet së fundmi në gjykatën e Tiranës.

Banner

“Boldnews.al” ka siguruar një vendim të togave të zeza të kryeqytetit, në të cilin, një 33-vjeçar nga kryeqyteti ka paditur “Raiffeisen Bank”, pasi i është refuzuar informacioni mbi një kredi të rreme të marrë nga dikush tjetër në emrin e tij.

Lexo edhe:

Skandali i One Albania/ Pronari hetohet për korrupsion, abonentët kërcënohen me përmbarim! Roli i iuteCredit
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Falimenton banka e parë dixhitale e Paraguait, miliona qytetarë humbasin kursimet
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajonal

“Viktima” e kredisë së rreme

Mesditën e 16 Korrikut 2025, Adem B., me banim në Tiranë, merr një telefonatë. “Jam punonjëse e bankës Raiffeisen. Ju njoftoj që duhet të kryeni pagesën e këstit të kredisë, pasi jeni me vonesë”.

I riu është ndjerë i habitur nga kjo telefonatë. Ai i ka sqaruar punonjëses se nuk ka marrë asnjëherë kredi, as tek Raiffeisen dhe as në ndonjë bankë tjetër. Në vijim, Ademi i kërkuar bashkëbisedueses më shumë të dhëna mbi këtë kredi të pretenduar, pasi kuptoi se emri i tij mund të ishte përfshirë në një skemë mashtrimi.

DOSJA/ Raiffeisen Bank pranon SKANDALIN: Kemi dhënë kredi me dokumenta

Pas kësaj telefonate, ai ka kontaktuar me shërbimin e klientit të bankës Raiffeisen, në të cilën ka kërkuar sqarime më të hollësishme.

“Nuk kam aplikuar asnjëherë për kredi në Raiffeisen Bank dhe as kam numër llogarie në këtë bankë. Kur nuk kam aplikuar për kredi dhe nuk kam numër llogarie në këtë bankë, si është e mundur të kem marr kredi, dhe si është e mundur që kredia të hidhet në një numër llogarie që unë nuk e kam?!. Me sa informacion që unë kam, hapja e llogarisë bankare mund të bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të bankës personalisht, një gjë të tillë unë nuk e kam bërë”.

Si një person i dëmtuar, 33-vjeçari ka kërkuar informacion zyrtar nga banka, për kredinë e marrë në emrin e tij, personat që kanë miratuar borxhin, nënshkrimet e kredimarrësit, e të dhëna të tjera.

Banka nuk i ka kthyer përgjigje dhe ai është drejtuar gjykatës së Tiranës, në të cilën kërkon detyrimin e bankës për t’i dhënë informacionin, si edhe dëmshpërblim monetar për shqetësimin e shkaktuar.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij, pasi përfaqësuesit ligjorë të bankës kanë deklaruar se materiali i kërkuar, si edhe dokumenta të personave të tjerë, tashmë i janë vënë në dispozicion Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

Sipas zyrtarëve të Bankës, “ndihemi viktima në këtë histori dhe kemi bërë kallëzim penal në Polici për të zbuluar autorët e mashtrimit”.

Deklarimet e përfaqësuesve të Raiffeisen Banka zbulojnë edhe skandalin, përmasat e të cilit deri më tani janë kufizuar në 20 raste mashtrimi.

“Në të gjithë këtë histori, viktima e parë është banka”, kanë deklaruar përfaqësuesi ligjorë të Raiffeisen gjatë këtij procesi gjyqësor.

“Rreth 20 klientë kanë marrë kredi 9 milion lekë. Banka është e interesuara e parë për të vënë në dispozicion të prokurorisë dhe policisë për të vërtetuar këtë skemë mashtrimi. Çfarë interesi ka Banka të fshijë dokumentet?”, vijuan më tej përfaqësuesit ligjorë, në formë reagimi për pretendimin e 33-vjeçarit se mungesa e dhënies së informacionit mund të ishte një tentativë për të fshehur gjurmët e skandalit financiar.

Në një debat me palën paditëse në gjyqësor, përfaqësuesi e Bankës duket se nuk kanë qenë shumë të artikuluar, megjithëse detajet e prezantuara prej tyre pranojnë situatën problematike.

“Banka e pranon që është viktimë e kësaj skeme. Janë edhe me vidio personat që kanë kryer këtë vjedhje. Si konkluzion, banka nuk ka arsye t’i zhdukë provat dhe ia kemi vënë në dispozicion policisë. Banka, në të gjithë këtë situatë, mund ta besh që sot padi për shpërblim dëmi dhe do jua vëmë në dispozicion Gjykatës të gjithë provat. Nuk i zhduk dot. E pranojmë që llogaria juaj është çelur në emrin tuaj. Fotografia nuk ështe e juaja. Në bankë ka dështuar ID-ja e atij personi, por kartën e identitetin nuk e ka marrë në bankë ai. Dhe vërtetimin për sigurimet shoqërore nuk e ka marrë në bankë, pasi ai vërtetim mund të merret vetëm në E-albania”, citohet përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank” në vendimin gjyqësor të datës 30 korrik 2025/Boldnews

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?
Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
TAGGED:Raiffeisen Bank

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Çfarë ndodhi? G-Bani bën lëvizjen e papritur ndaj Ledion Liços
Next Article Nervozizëm dhe acarim, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merr fund romanca me Arbër Çepanin? Rizarta Hoxha flet për jetën private
Profili i Vipave
November 9, 2026
Të vjella dhe diarre në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Uji është i pastër edhe fëmijët e mi e pinë!
Aktualitet
November 9, 2026
“Studentët s’janë të qartë pse protestojnë”, Mimoza Ahmeti: Takova njërën, ishte me rroba të shtrenjta
Tv Shows
November 9, 2026
Pasta Ola prezanton fushatën më të re “Ola la, çfarë pasta!” 
Vip kitchen
November 9, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 28, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

October 25, 2026
Ekonomi

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit

October 16, 2026
Ekonomi

Krimi i rëndë/ Zbulohen 320 tonë pluhur toksik, si Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme

October 9, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?