Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Politikë > Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë
Politikë

Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë

Last updated: August 3, 2025 20:56
3 Min Read
SHARE

Avokati Gylsen Zhllima ka reaguar ashpër ndaj draftit të ndryshimeve në Kodin Penal, duke paraqitur një kundërpropozim që synon mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sistemit demokratik në Shqipëri.

Në bazë të nenit 81 të Kushtetutës, Zhllima sugjeron shtimin e nenit 73/a në Kodin Penal, i cili parashikon dënimin me burgim të përjetshëm për çdo akt ligjvënës që bie ndesh me konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, kufizon ose heq të drejtat e qytetarëve, nxit urrejtje ndaj demokracisë apo krijon rrethana frike dhe pasigurie në shoqëri.

Banner

Sipas propozimit, zyrtarët e lartë që hartojnë ose propozojnë ligje me qëllim ndryshimin e sistemit demokratik apo instalimin e një regjimi që cenon liritë e shtetasve, do të mbajnë përgjegjësi penale maksimale.

Lexo edhe:

Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, ja 134 institucionet që preken
“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin

Ky nen i ri, sipas Zhllimës, nuk do të parashkruhet kurrë, duke e konsideruar si një mburojë të përhershme për Kushtetutën dhe demokracinë shqiptare.

Reagimi i plote

Në aplikim të nenit 81 Kushtetues, propozoj te 20.000 mijë zgjedhës si më poshtë:

Në Kodin aktual të shtohet:

Neni 73/a

Propozimi ose normimi i akteve kundër sistemit demokratik, politik dhe shoqëror në Shqipëri.

Propozimi ose normimi i ligjeve që bien ndesh me konventat ndërkombëtare të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë, ose duke hequr ose/dhe kufizuar të drejta dhe duke krijuar me dashje, direkt ose indirekt, keqkuptime në komunitet, si dhe duke nxitur urrejtje ndaj sistemit demokratik, dënohet me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër, kur kryhet ndaj popullit, duke krijuar rrethana të frikës, poshtërimit dhe cenimit të vlerave demokratike, dënohet me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër penale, kur kryhet nga zyrtarë të lartë me qëllim ndryshimin e sistemit demokratik të vendit, si dhe me qëllim instalimin e një regjimi që dëmton liritë e çdo shtetasi shqiptar dhe duke trazuar stabilitetin politik, legjislativ dhe gjyqësor, dënohet me burgim të përjetshëm.

Po kjo vepër penale, kur kryhet nga zyrtarë të lartë duke propozuar drafte që trazojnë me dashje, direkt, indirekt ose tërthorazi opinionin publik, duke cenuar me draftin e tyre sigurinë juridike të çdo shtetasi dhe duke bërë përzierjen e ligjeve materiale me qëllim keqdashës për të bërë keqinterpretime të rendit kushtetues dhe demokratik, si dhe duke prishur me dashje, direkt, indirekt ose tërthorazi jurisprudencën e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo dispozitë penale nuk parashkruhet.

Ky propozim mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë nga armiqtë e saj.

Protesta/ Rama reagon nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës: Këto nuk janë duart e studentëve!
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki. Voton pro edhe Braçe
Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Kryemadhi i përgjigjet Berishës për “shtatzënitë për t’i shpëtuar arrestit”: Me barrë nuk ngel, po ngrihet mini-maternitet
“Më kërkoi 2 milionë euro”/ Blendi Gonxhe: Pse e refuzova Jeniffer Lopezin
TAGGED:gylsen zhllima

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ku paskan qenë gjithë këta ‘biznesmenë’ që tani po ndërtojnë kulla?
Next Article Horoskopi 4 gusht 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Biletën e keni, por mund të mbeteni në aeroport! Kujdes me rregullin e ri të Ryanair
Vip Travel
November 7, 2026
Dogana e Durrësit gjobë të majme Salillarit, shmangi taksat me karburantet
Ekonomi
November 7, 2026
Panelistët përgëzuan autorët e një sulmi, Ofcom (AMA në Britani) gjobiti televizionin me 30 mijë paund
Aktualitet
November 7, 2026
Horoskopi kinez për muajin nëntor: Shenjat e zodiakut që do të kenë surpriza të këndshme
Horoskopi
November 7, 2026

Lexo edhe:

Politikë

Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Qytetarëve

July 18, 2026
Politikë

46 ditë: Protesta para Kryeministrisë për largimin e Ramës nuk ndalet

July 16, 2026
Politikë

Dita e 39-të e protestës, kritika nga protestuesit për 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 9, 2026
Politikë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë, urimi i ambasadës amerikane në Tiranë!

July 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?