Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Kur Shqipëria frymëzon botën: aktivistët e Vjosës thirrje për mbrojtjen e lumenjve të planetit
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Kur Shqipëria frymëzon botën: aktivistët e Vjosës thirrje për mbrojtjen e lumenjve të planetit
Kulturë

Kur Shqipëria frymëzon botën: aktivistët e Vjosës thirrje për mbrojtjen e lumenjve të planetit

Last updated: April 23, 2025 16:50
3 Min Read
SHARE
Banner

SAN FRANCISKO, SHBA – Në ceremoninë e organizuar në nder të tyre në Opera House të San Franciskos, aktivistët nga Shqipëria, Besjana Guri dhe Olsi Nika, terhoqën këtë të martë çmimin ‘’Goldman’’, të njohur si Nobeli i Mjedisit. Ata morën vlerësimin më të lartë që jepet në botë për aktivistët e mjedisit, për betejën e tyre mbi 10 vjeçare në mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve. Fal tyrë, qeveria shqiptare e shpalli Vjosën si Park Kombëtar të një Lumi të Egër, në mars të vitit 2023.

Ceremonia në San Francisko është një ngjarje prestigjioze që mbledh mbi 3000 aktivistë mjedisorë, liderë të komunitetit, filantropë dhe figura publike nga e gjithë bota, në javën e tokës. Përballë tyre Besjana theksoi nevojën për t´i ofruar botës shpresë edhe me hapat e vegjël që ndërmarrim.

‘’ Suksesi ynë në mbrojtjen e lumit Vjosa është fitorja e parë madhore mjedisore e Shqipërisë dhe tregon se ndryshimi është i mundur, edhe në një botë ku shpesh duket sikur zëri yt nuk dëgjohet. Ky çmim është një kujtesë se kur njerëzit bashkohen, mund ta bëjnë të pamundurën, të mundur’’ – u shpreh Besjana.

Lexo edhe:

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve

Ndërsa Olsi bëri thirrje që nën shembullin e Vjosës, të ndërmerren më shumë nisma për mbrojtjen e lumenjve në botë.

‘’Lumenjtë e egër po zhduken me një ritëm alarmant, pasi gjithnjë e më shumë bllokohen, devijohen ose ndoten. Në këtë kontekst, historia e Vjosës është një model shprese – veçanërisht sepse ndodhi në një vend ku për dekada të tëra çështjet mjedisore nuk kishin asnjë shans. E pranoj këtë çmim me zotimin për të vazhduar punën për mbrojtjen e lumenjve tanë dhe për t’u siguruar që historia e Vjosës të mos përfundojë këtu’’ – tha Olsi Nika.

Fituesit e tjerë të Goldman Prize 2025 janë: Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash – Mongoli, Carlos Mallo Molina – Ishujt Kanarie, Laurene Allen – Shtetet e Bashkuara, Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja.

Çmimi Goldman për Mjedisin u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Fituesit e çmimit zgjidhen nga një juri ndërkombëtare nga nominimet konfidenciale të dorëzuara nga një rrjet global organizatash dhe individësh mjedisorë. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Deri më sot, ai ka nderuar 233 fitues – mes tyre 106 gra – nga 98 vende të ndryshme.

“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
TAGGED:besjana guriolsi nika

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Zbulohet e vërteta, a do të këndojë Gjesti në ndeshjen Shqipëri-Serbi?
Next Article Veprimi i papritur i Eglit ndaj motrës së Gjestit habiti të gjithë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
Të famshëm
October 13, 2026
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
October 13, 2026
Horoskopi 13 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
October 13, 2026
Air Transat rikthehet më 8 maj 2027, shtohen fluturimet direkte Tiranë–Toronto
Aktualitet
October 12, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

February 3, 2026
Kulturë

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

February 1, 2026
Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

February 1, 2026
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?