Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Aktivistët e Vjosës fitojnë çmimin më të rëndësishëm të mjedisit, të njohur si ‘’Nobeli i gjelbër’’
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Aktivistët e Vjosës fitojnë çmimin më të rëndësishëm të mjedisit, të njohur si ‘’Nobeli i gjelbër’’
Kulturë

Aktivistët e Vjosës fitojnë çmimin më të rëndësishëm të mjedisit, të njohur si ‘’Nobeli i gjelbër’’

Last updated: April 21, 2025 14:07
4 Min Read
SHARE
Demo

San Francisko, SHBA – Aktivistët e njohur në Shqipëri, Besjana Guri dhe Olsi Nika nga organizata Eco Albania, janë shpallur fitues të çmimit prestigjoz “The Goldman prize”, për betejën e tyre mbi 10 vjeçare në mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve, deri në shpalljen e tij nga qeveria shqiptare si Park Kombëtar i një Lumi të Egër, në mars të vitit 2023. Ky vendim historik siguroi mbrojtjen e 270 kilometrave të lumit Vjosa, i cili rrjedh i lirë përmes Shqipërisë, si dhe të degëve të tij, duke përfshirë gjithsej 400 kilometra të korridoreve të egra lumore.

‘’Parku Kombëtar i Vjosës është një model i ri, që Shqipëria ia jep Evropës por edhe botës se si duhet të mbrohet natyra dhe sidomos ekosistemet e ujrave të ëmbla, që janë kritikisht në zhdukje. Pas shpalljes Park Kombëtar mendoj se objektivi i radhës është vendosja në jetë dhe përmirësimi i planit të menaxhimit të Vjosës’’ – shprehet Nika.

‘’Puna ime me Vjosën nuk mbaron këtu, nuk mbaroi as dy vite më parë kur u shpall Park Kombëtar, aq më tepër pas marrjes së këtij çmimi që është një shtysë shumë e madhe për të vijuar punën me Vjosën dhe aktivizmim në Shqipëri. Fokusi kryesor do të jetë tek Shushica, degë kryesore e Vjosës, uji i së cilës planifikohet të devijohet’’ – shprehet aktivisja Besjana Guri.

Lexo edhe:

Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Ekosistemi i Vjosës është një nga bastionet më të rëndësishme të biodiversitetit ujor në Evropë dhe ofron habitat jetik për disa specie të rrezikuara. Ky është Parku i parë Kombëtar në Shqipëri dhe në Evropë i një lumi të egër.
Çmimi Goldman për mjedisin, i njohur ndryshe si “Nobeli i gjelbër” jepet çdo vit për aktivistë lokale nga gjashtë kontinente, që ndërmarrin nisma të jashtëzakonshme për të ndihmuar komunitetet e tyre.

“Ka qenë një vit i vështirë, si për njerëzit, ashtu edhe për planetin,” tha Jennifer Goldman Wallis, nënkryetare e Fondacionit Goldman për Mjedisin. “Ka kaq shumë gjëra që na shqetësojnë, na stresojnë, na zemërojnë dhe na ndajnë. Por për mua, këta udhëheqës dhe mësues mjedisorë dhe komuniteti global që i mbështet — janë zgjidhja.

Fituesit e tjerë të Goldman Prize 2025 janë: Semia Gharbi nga Tunizia, Batmunkh Luvsandash – Mongoli, Carlos Mallo Molina – Ishujt Kanarie, Laurene Allen – Shtetet e Bashkuara, Mari Luz Canaquiri Murayari nga Peruja.

Çmimi Goldman për Mjedisin u krijua në vitin 1989 nga filantropët e ndjerë të San Franciskos, Richard dhe Rhoda Goldman. Fituesit e çmimit zgjidhen nga një juri ndërkombëtare nga nominimet konfidenciale të dorëzuara nga një rrjet global organizatash dhe individësh mjedisorë. Gjatë 36 viteve, Çmimi Goldman ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Deri më sot, ai ka nderuar 233 fitues – mes tyre 106 gra – nga 98 vende të ndryshme. Fituesit e Çmimit do të nderohen në një ceremoni që do të mbahet në San Francisko më 21 prill, ngjarje që do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Çmimit Goldman. (E martë, ora 2:30 e mëngjesit CEST)

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!
Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës“
TAGGED:besjana gurilumi vjosaolsi nikaparku vjosa

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Këmbimi valutor 21 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Next Article Horoskopi 22 prill 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Samir Mane fitoi vitin e kaluar 500 milionë dollarë më shumë
Ekonomi
March 11, 2026
Arrestohet Gjesti, zbulohet shkaku! Çfarë thotë policia
Të famshëm
March 11, 2026
Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti
Moti
March 11, 2026
Studimi: Jetëgjatësia e grave varet edhe nga numri i fëmijëve që lindin
Shëndeti
March 11, 2026

Lexo edhe:

KulturëPolitikë

A u frymëzua Rama nga libri i tij? Blushi: Diellën e parashikova një vit para lindjes

November 14, 2025
Kulturë

“Ben Blushi dhe romani që vetëm ateisti guxoi të botojë”

October 11, 2025
Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

October 10, 2025
Kulturë

Bota e artit shqiptar në zi! Shuhet sopranoja Luiza Çako, nëna e Pirro Çakos

September 29, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?