Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “I kam borxh të voglit, por…”, Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “I kam borxh të voglit, por…”, Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë
Aktualitet

“I kam borxh të voglit, por…”, Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë

Last updated: February 16, 2021 20:56
4 Min Read
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se përse PS duhet të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i ka borxh të madh familjes së tij e sidomos djalit të vogël Zahos, sepse nuk ka qëndruar aq kohë sa duhet me të.

Rama shprehet se betejat për vendin nuk mund të lihen në mes, sepse sipas tij asnjë tjetër përveç Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies për të drejtuar vendin.

Banner

Kryeministri përmend se duhet të përfundohet rimëkëmbja, të kryhet vaksinimi i të gjithë qytetarëve, të futen të gjithë nëpër shtëpitë e tyre, të përmbyllet reformimi i shëndetësisë, të pastrohet imazhi i bluzave të bardha nga abuzuesit, të forcohet progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi apo zhvillimi i infrastrukturës portuale e aeroportuale.

Lexo edhe:

Rrihet barbarisht Elton Tozaj, gazetari publikon pamjet e rënda
Besniku, lideri i agrikulturës në tregun rajon
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
“Do ngre çdo ditë një dolli për ty”, Sara Karaj humb personin e shtrenjtë

Rama nuk lë pa premtuar se gjatë mandatit të tretë, PS do ta çojë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Postimi  i plotë:

Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht. Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit! Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta çojnë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Mashtrim apo zhvatje? One Albania në shkresat si skandali i Mikro Kredive
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj: Kush janë “Gjigantët” që po ndajnë tortën e fitimit?
Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin
Grabitet me armë zjarri “Raiffeisen Bank” te Komuna e Parisit
Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare regjisori Gjergj Mena!
TAGGED:Edi rama

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Enca dhe Bebe Rexha bashkë? Këngëtaret tregojnë çfarë “po kurdisin”
Next Article Çfarë nuk u pa nga Përputhen! Pasi i refuzoi lulet, Antonela çohet dhe puth Mevlanin
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Big Brother VIP Albania 5, zbulohen 6 emrat që përfliten si banorë të rinj
Tv Shows
November 5, 2026
Mot me diell dhe mesditë e ngrohtë, zbuloni parashikimin e motit për sot
Moti
November 5, 2026
Horoskopi 5 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 5, 2026
Sekreti gjenetik i njerëzve që flenë vetëm 4-6 orë dhe zgjohen plot energji, çfarë zbuluan shkencëtarët
Shëndeti
November 4, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar

November 2, 2026
Aktualitet

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

November 1, 2026
Aktualitet

Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura

October 31, 2026
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane

October 31, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?