Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 milionë litra pije të skaduara në Shqipëri! A u futën përsëri në treg?
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Shëndeti > SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 milionë litra pije të skaduara në Shqipëri! A u futën përsëri në treg?
Shëndeti

SKANDAL/ Coca-Cola “zhduk” 1.8 milionë litra pije të skaduara në Shqipëri! A u futën përsëri në treg?

Last updated: December 18, 2024 15:45
3 Min Read
SHARE
Banner

AKU është institucioni që duhet të garantojë sigurinë ushqimore në vend, por nuk janë të pakta rastet kur pikërisht ky institucion vë në rrezik jetën e qytetarëve duke heshtur para abuzimeve te subjekteve private.

Raporti i KLSH-së ka treguar në mënyrë të detajuar se si inspektorët e AKU-t kanë favorizuar subjektin “Coca- Cola” në një varg shkeljesh, teksa kanë kryer procedurat për asgjësimin e tonelata pijeve të skaduara .
Më konkretisht, në raportin e KLSH-së theksohet se në procedurën e asgjësimit të pijeve të skaduara mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit që duhet të ketë nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit, Inspektorëve të Tatimeve dhe Inspektorëve të AKU-t.

Në këtë rast subjekti “Coca- Cola” ka nxjerrë jashtë loje Inspektorët e Mjedisit dhe ato të Tatimeve duke u mjaftuar vetëm me një procesverbal të firmosur nga inspektorët e AKU-t.

Lexo edhe:

Ethet e Nilit Perëndimor/ Si transmetohet, simptomat dhe kush rrezikon më shumë
Sa kafe është mirë për shëndetin? Çfarë tregojnë studimet e reja
Ngjitja e shkallëve mund të jetë më e mirë për zemrën tuaj nga sa mendoni
Ajri i kondicionuar dhe muskujt e këmbëve: çfarë ndodh gjatë gjumit?

Shqetësim tjetër i ngritur nga KLSH-së është fakti se mungojnë fotot e vendit ku janë asgjësuar produktet.

Njëkohësisht mungon fletëdalja e subjektit, për efekt të shkarkimit nga magazina të produkteve të asgjësuara.

Ky është dokument vërtetues dhe bazë që fakton daljen nga magazina e produkteve të skaduara.

Pas procedurave të dyshimta të asgjësimit të pijeve të skaduara të subjektit “Coca-Cola”, “Ora News” iu drejtua me një kërkesë specifike AKU, ku u kërkua informacion se sa procedura asgjësimi ka kryer “Coca Cola” në vitin 2019, bashkëlidhur kërkuam të na vihej në dispozicion edhe lista e produkteve që kanë shkuar për asgjësim.

AKU na bën me dije se gjatë kësaj periudhe “Coca Cola” ka kryer 4 procedura asgjësimi (1809054 litra & 304 kg) sasia një milion e tetëqind mijë litra pije, por nuk na vë në dispozicion listën e produkteve të destinuara për asgjësim.

Por skandali thellohet në faktin se AKM, që duhet të ishte prezent gjatë procesit të asgjësimit, nuk ka asnjë informacion se subjekti “Coca Cola” ka bërë 4 asgjësime të pijeve të skaduara.

Ky institucion na njofto zyrtarisht se në vitin 2019 nuk ka asnjë praktikë asgjësimi nga ky subjekt.

Si mundet që një brend botëror në Shqipëri të thyeje ligjet, dhe të mos njoftojë Agjencinë e Mjedisit që e ka detyrim ligjor?

Ky është institucioni që kontrollon se ku përfundojnë pijet e skaduara pas asgjësimit, por me sa duket nuk ia ka idenë që “Coca Cola” paska asgjësuar 1.809.054 një milion e tetëqind mijë litra pije të skaduara.

A është asgjësuar kjo sasi?

Nëse po ku kanë përfunduar?

Pse nuk janë informuar Inspektorët e Mjedisit për të dokumentuar me foto dhe video, asgjësimin e pijeve të skaduara?

Sipas ligjeve në fuqi asgjësimi i produkteve të skaduara nuk mund të bëhet pa prezencën dhe nënshkrimin e Inspektorëve të Mjedisit./OraNews

Këto ushqime mund t’i forcojnë flokët dhe të ndihmojnë në rritjen e tyre
Çaji mund të përmirësojë shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj, por mënyra se si e pini ka rëndësi
Ja 9 mëngjese që ndihmojnë kundër kapsllëkut dhe përmirësojnë tretjen në mënyrë natyrale
Nuk është thjesht lodhje/ Ankthi i zgjatur mund t’ju marrë kënaqësinë nga gjërat që dikur donit
Vetëm 9 ditë pa sheqer/ Studimi zbulon përmirësime të shpejta në shëndetin e mëlçisë
TAGGED:Coca- Colakoka kola

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Europa ngre alarmin: Mandarinat nga Shqipëria kanë pesticide të larta. Rrezikojnë jetën e qytetarëve
Next Article Evi Kokalari ngjall dyshime të mëdha për Parashqevinë: Çfarë po fshehin Fevziu dhe Ilirjani

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kida drejt altarit/ Këngëtarja pritet të martohet nesër, Roma destinacioni i ditës së madhe
Të famshëm
August 31, 2026
Harvardi në mbështetje të Faton Bislimit: Kosova ka nevojë për një lidership të ri
Rajon
August 31, 2026
Akuzat për fondet e ‘Startup Albania’, Ibrahimaj tallet me publikun! Aplikues shfaqet i lumtuar pse nuk ka fituar
Aktualitet
August 31, 2026
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
August 31, 2026

Lexo edhe:

Shëndeti

Përtej diagnozës së mjekut …

July 1, 2026
Shëndeti

Pse vapa e natës po na rrezikon shëndetin?

June 30, 2026
Shëndeti

Hyn në dhomë dhe harron pse? Ja çfarë po ndodh me trurin tënd sipas shkencës

April 29, 2026
Shëndeti

Kafeja sot do ju shijojë ndryshe pasi të lexoni këtë studim!

April 19, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?